Për të përballuar Serbinë në bisedime, Kosovës i duhet një politik e re me lider të rinj....

Opinione

Për të përballuar Serbinë në bisedime, Kosovës i duhet një politik e re me lider të rinj....

Nga: Nga;Ragip GURAZIU Më: 25 korrik 2015 Në ora: 12:00

Bisedimet po ashpërsohen jo për fain tonë por të Serbisë.Tahiri: Fillimisht duhet të them se ky dialog për këto katër vjet edhe ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian si një organizatë ku edhe Serbia edhe Kosova kanë aspirata për t'u bërë anëtare në këtë organizatë, ka ndikuar që të ndodhë transformimi i marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve. Mendoj se dialogu i Brukselit duhet të vazhdojë, sepse është i mbështetur nga SHBA nga Bashkimi Evropian dhe në këtë rast Gjermania po luan një rol jashtëzakonisht konstruktiv me qëndrimet e qarta që kërkon nga Serbia zbatim të marrëveshjeve të arritura me Kosovën. Gjermania është shumë e qartë në rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve dhe është e qartë në vënien e adresës së kush po e vonon apo kush po e shmang zbatimin në këtë rast, Serbia. Dialogu duhet të vazhdojë dhe do të përfundojë me njohjen reciproke të të dyja shteteve.

Në nëntor 2005 filloj zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova nga viti 1999, pasi që forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës. Edhe pse Serbia nuk ka kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendet se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësin për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë. Thuhet se shtetet mike të Kosovës në vitin 1999 donin që ta mos përfshini në rezolutë fjalën Jugosllavi, por Rusia që ka të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit, këmbënguli.
Më 2 shkurt 2007 i dërgauri special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit.

Pas disa bisedime Kosova u shpall më 17 shkurt 2008 i pamvarur


Që nga mbarimi i luftës është kërkuar nga shumica e popullit të Kosovës, shqiptarët, që statusi i Kosovës të definohet sa më parë që është e mundur. Por ndërkombëtarët gjithë kohën pohonin se ende është herët, dhe se Kosova ende ka probleme mes tjerash me respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Në dhjetor 2003 bashkësia ndërkombëtare(BE, OKB)përmes "Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara" Harri Holkeri ju dorëzoi autoriteteve kosovare dokumentin "Standardet për Kosovën". Dokumenti përmbante detyrat kryesore qe Kosova duhej t'i realizonte deri ne vitin 2005, ne mënyrë qe pastaj te vlerësoheshin arritjet dhe nëse gjykohet se "standardet janë përmbushur", do te iniciohej faza e ardhshme e përcaktimit te statusit final te Kosovës. Në ballinën e këtij dokumenti shkruante “Një Kosovë ku të gjithë –pa marrë parasysh përkatësinë etnike, racën ose fenë – janë të lirë të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë pa frikë, armiqësi ose rreziqe dhe ku ka tolerancë, drejtësi dhe paqe për të gjithë”. Tani të gjitha kërkesat për zgjidhjen e statusit nga ndërkombëtaret përgjigjeshin me "standardet para statusit".

Dokumenti ”Standardet për Kosovën” përmbante këto 8 pika:

1) Institucionet demokratike funksionale
2) Sundimi i ligjit
3) Liria e lëvizjes
4) Kthimet e qëndrueshme dhe të drejtat e bashkësive dhe të pjesëtarëve të tyre
5) Ekonomia
6) Të drejtat pronësore
7) Dialogu
8) Trupat Mbrojtëse të Kosovës

Shqiptarët, që përbenin më shumë se 90% të popullsisë e kishin kuptuar se përmbushja e standardeve ishte e domosdoshme për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës, por shumë nga standardet ishin të vështira për Kosovën, për shkak se serbët të frikësuar nga rezultati i bisedimeve sabotonin këto standarde, duke mos marr pjesë në institucionet demokratike. Në anën tjetër ndërkombëtarët pohonin se standardet që kanë të bëjnë me pakicat ishin më të rëndësishmet. Vlerësime të ndryshme tregojnë se standardi numër 8, pra ai për "Trupat Mbrojtëse të Kosovës" është përmbushur më së shumti.

Presidenti i Kosovës në atë kohë, Ibrahim Rugova dhjetor 2003:

"Standardet që bashkësia ndërkombëtare i kërkon nga Kosova, kanë për qëllim vlerësimin e të arriturave të Kosovës, para vendosjes së statusit final të Kosovës, që për ne është pavarësia, si dhe përmbushjen e normave për integrim në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në bashkësinë Serbia vazhdon të ndërhyjë në veri me strukturat e saj paralele.

Si ka rrjedhur dialogu me Serbinë në këtë fazë?

Serbia është rikthyer në angazhime ishte dakordim rreth planit për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë dhe Telekomin. Pastaju tha nga pala kosovare se është arritur marrëveshje për ndërtimin e objekteve të përhershme të IBM në gjashtë pikat kufitare si dhe kemi përafruar marrëveshjen për sigurimin e automjeteve që do të mundësojë uljen e tarifave për qytetarët e të dyja shteteve.

Në përgjithësi, verës ka qenë një tension i krijuar me ndërhyrjen e Serbisë për heqjen e një barrikade dhe vendosjen e një barrikade mbi Urën e Lumit Ibër si dhe ndërtimet tjera përreth që u desh të mbërrihet një marrëveshje në Bruksel që BE-ja të marrë një rol për të revitalizuar Urën dhe të heqë këto barrikada. Ndërsa nga sjellja e Serbisë, po shifet edhe botërisht se Serbia akoma nuk e ka vullnetin e duhur politik që të vendosë fqinjësi të mirë dhe të mos ndërhyjë sidomos në pjesën veriore të vendit, ku edhe pse tashmë komunat veprojnë në mënyrë legale, ende vazhdojnë strukturat ilegale komunale e të tjera struktura paralele.

Gjermanija thikë me dy teha

Gjermania kërkon nga Serbia normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Qeveri e Republikës së Kosovës e mbështesim këtë qëndrim të drejtë të Gjermanisë që është qëndrim që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, sepse kapitulli i 35 përcakton marrëdhëniet ndërfqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve evropiane, kërkon nga Serbia që mos të ndërhyjë me struktura paralele në Kosovë dhe kërkon zhbërjen e tyre dhe në fund kërkohet që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të kenë një obligim legal. Prandaj ne në angazhimet tona diplomatike po kërkojmë nga vendet e BE-së që të mbështesin qëndrimin gjerman.Por në faktë,rezultatet po mbesin të ngujuara në vend.

Marrëveshjes e 19 prillit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte edhe krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili do të jetë i krijuar sipas ligjeve të Kosovës. Në këtë fazë nuk ka pasur bisedime për të ndërtuar planin për zbatim, sepse, zakonisht pas marrëveshjes pasojnë nën-marrëveshjet për zbatim pala kosovare zakonisht i quan plane aksionale për zbatim dhe një plan i tillë duhet dakorduar në nivel kryeministrash. Ministria e Pushtetit Lokal, i ka dorëzuar Brukselit një draft statut për atë se si duhet të duket ky asociacion dhe funksionet që mund t'i ke

Edhe pas te gjithave këtye maratonave të bisedimeve apo marrëvesgtjeve,në veri të Mitrovicë vazhdojnë të funksionojnë strukturat ilegale, vazhdojnë të veprojnë kryetarët serb ilegal në katër komunat veriore, të cilët sot për sot kanë më shumë ndikim sesa kryetarët legal, sepse Serbia ndërhynë dhe u jep mbështetje strukturave ilegale në veri dhe i margjinalizon në një mënyrë rolin e strukturave legale të dala nga zgjedhjet lokale të Kosovës. Por, ka struktura paralele edhe në fusha tjera siç është arsimi, shëndetësia, kështu që në fazat e ardhshme të dialogut duhet të ketë marrëveshje që i shuan plotësisht këto struktura paralele dhe i jep fund ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.Kjo s'kja ndodh asnjëherë dhe as që do të ndodhë ndonjëherë.

Tani Kosovës i duhet një politik e re me lider të rinjë....

Qytetarët e Kosovës që katër vjet u lodhën duke ndëgjuar farza nga këto bisedime shterpe nga ata (pala kosovare në bisedime me Serbinë),retorika të njëjta;Se ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian si një organizatë ku edhe Serbia edhe Kosova kanë aspirata për t'u bërë anëtare në këtë organizatë, ka ndikuar që të ndodhë transformimi i marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve. Se dialogu i Brukselit duhet të vazhdojë, sepse është i mbështetur nga SHBA nga Bashkimi Evropian dhe në këtë rast Gjermania po luan një rol jashtëzakonisht konstruktiv me qëndrimet e qarta që kërkon nga Serbia zbatim të marrëveshjeve të arritura me Kosovën. Gjermania është shumë e qartë në rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve dhe është e qartë në vënien e adresës së kush po e vonon apo kush po e shmang zbatimin në këtë rast, Serbia. Dialogu duhet të vazhdojë dhe do të përfundojë me njohjen reciproke të të dyja shteteve.

Në fund foli Vuçiq

Në Tiranë Vuçiq tha se Serbia do ta vazhdojë ta trajtojë Kosoën si pjesë përbërëse të saj. Emërtimi edhe i Kosovës si ‘country” nga ana e tij mbase mund të jetë ndonjë gafë e jo ndryshim radikal i Serbisë ndaj Kosovës.
Ky mesazh nga ana e Vuçiqit në zemren e Tiranës,le të kutojë ma se miri rrjedhen e bisedimeve Kosovë /Serbi,së paku deri më tani,dhe mendimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe haptas se si po e trajton shteti serb Kosovën.Tani e domosdoshme pra që Kosovës i duhet një politik e re me lider te rinjë sa nuk është bërë vonë.

AAK doli me një deklarat që po mendoj se ka vlerë...

“AAK edhe një herë bën me dije se të paktën në tri shtete janë zhvilluar takime sekrete, duke filluar nga kryeministri i vendit, deri te këshilltarët e tij, me përfaqësuesit e Serbisë”, thuhet në deklaratën e AAK-së, të cilën në një konferencë për media e lexoi nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini.

Ai ka përmendur Budvën si vend i mundshëm ku, sipas tij, janë zhvilluar bisedimet sekrete.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se ka pasur bisedime sekrete, por ne si AAK nuk jemi në gjendje t’i shkaktojmë dëme qytetarëve të Kosovës. Është Qeveria ajo që duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë”, ka thënë Gjini
Sipas tij, vetëm Kuvendi i Kosovës mund të vendosë nëse do të ketë bisedime dhe për temat e këtyre bisedimeve eventuale.

Ka apo nuk ka bisedime të fshehta ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ky debat u nxit nga AAK-së, parti kjo në opozitë e cila tha se ka fakte që qeveria e Kosoves ka patur kontakte të fshehta me qeverinë e Serbisë. Mirëpo, zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuçi, hedh poshtë këto pohime duke thënë se me qeverinë e Serbisë mund të ketë vetëm biseda të hapura dhe në cilësinë e dy shteteve fqinjë. “Nëse dikush mendon se duhet të ketë biseda, duhet patur një mandat dhe duhet të caktohen temat. Qeveria e Kosovës është shumë komode në këtë drejtim, komoditetin e kemi që nga koha e shpalljes së pavarësisë por në veçanti nga mendimi i GJND-së. Bisedime mund të ketë vetëm të karakterit ndërshtetëror dhe të bashkëpunimit rajonal”.

Kërkohet transparencë

Mundësia që të ketë takime të fshehta ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, ndërkaq hidhet poshtë nga ministri i punëve të brendshme të Serbisë Ivica Dacic, i cili më parë ishte për një vizitë në Kosovë. “Jo. Me aq sa di unë. Ju e dini që Serbia angazhohet që të vazhdojnë bisedimet. Që të jem plotësisht i qartë dhe i hapur. Shqiptarët nuk duan të jetojnë në Serbi. Serbët që jetojnë në kushte specifike, në enklava apo në veriun e Kosovës, thjeshtë nuk duan të jetojnë në njëfarë shteti të pavarur të Kosovës. Një numër i shteteve të mëdha, të zhvilluara e të fuqishme e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër një numër shtetesh pa pajtimin e të cilave Kosova nuk mund të jetë pjesë e OKB-së, nuk e kanë njohur. Pra krijohet situata që bisedimet duhet të vazhdojnë për atë se si do të shkohet më tutje dhe si do të zgjidhet kjo çështje”, thotë Ivica Dacic.

Bisedimet të dëmshme?

Analistët e pavarur, nga ana e tyre thonë se qeverisë së Kosovës në këtë fazë nuk i duhen bisedimet me Serbinë qofshin ato të fshehta apo të hapura. Driton Lajqi, i cili ishte në studion e DW-së në Prishtinë thotë se bisedat me Serbinë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila mbahet me 14 shtator janë të dëmshme për Kosovën. “Mund të përdoren nga Serbia si argument politik se bisedimet po zhvillohen dhe në momente të caktuara e përdorin këtë argument dhe kjo e dëmton në një masë të konsiderueshme dhe reflekton në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Kjo ndikon edhe tek ato vende që janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë Driton Lajqi.

Sidoqoftë pati apo nuk pati kontakte të fshehta ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë pajtohen se Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë një fazë te re bisedash për çështje teknike të interesit të përbashkët. Por derisa Beogradi kërkon që në biseda të perfshihet statusi i Kosovës, Prishtina thotë se kjo çështje është tashmë e kryer dhe Serbia dhe Kosova mund të bisedojnë vetëm si dy shtete fqinjë.

Autori është gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat