Po vijnë delet në shtrungë!

Opinione

Po vijnë delet në shtrungë!

Nga: Haki N. Bunjaku Më: 25 korrik 2015 Në ora: 11:58

Mërgimtarët punojnë njëmbëdhjetë muaj,për ta kaluar të dymbëdhjetin n`Atdhe,në vendlindje me familje e farefis dhe me dashamirë.Nuk e di sa e besoni,por posa të përfundojë pushimi,me të kthyer në kurbet hapet tema e bisedës që vazhdon për njëmbëdhjetë muaj.

-A i ke caktuar pushimet për sivjet?Këto si dhe ku i kalove më shumë?

Me çka do të udhëtosh?

Me aeroplan.Nuk maltretohna rrugës dhe nuk hy më në shtrungë

-Të shumtën në dhe me familje.Ishte fenomenale.Tjetri:

-O veç për hava se nuk shkoj ndryshe.Biletat veç i kam prenotue.

-Me veturë rrezik nga bandit e lidhura me polici.Problem kur ndalesh për bezin dhe për tualet.Të lëshohen si qentë.

Njëjtë sin ë rrugët publike të Shqipërisë.

Dënimet rrugës,edhe pa sebep.

Dhe ai në kufi,si nënçmim e grabitje!

Në Durrës isha vetëm sa për të marrë një ibrig ujë deti.Nuk bënte puna.Restorante e gjelltore sa të duesh,por kualiteti-askund.

Edhe nëpër Kosovë,në disa restorane e gjelltore publike,çmimi është ngritur,enkas për mërgimtarët,ndërsa kualiteti është ulur.Servojnë mish të ngrirë e shkrirë nga disa herë.

Akciza po ajo,vetëm fjalët ishin tjera.

Vjelja në kufi,në emër të një hamam sigurimit,si më parë.

Mua kjo çështja e kufirit dhe gjobitja për makinën,ma përkujton shtrungën ku delet,nuk kanë shtek tjetër,pos drejt aty dhe i nënshtohen mjeljes.

Mbane gojën e mos gënjeni se keni siguruar kushte të mira për mërgimtarët!

Keni siguruar kushte për t`i mjelur.

Brenda këtyre dy muajve,ekstra keni ngritur çmimet edhe nëpër të gjitha shitoret e gjelltoret,bile edhe taksitë.

Sa vepra të krijuesve nga diaspora i keni nda për botim dhe a keni botuar ndonjë?

Mërgimtarët,jo që janë më patriotë se tjerët,por malli për Atdheun u aka përforcuar këte ndjenjë.

Edhe pëkundër nënçmimeve e haraçit doganorë;mërgimtarët e kanë mallin e dashurinë ndaj Atdheut.

Prandaj s`ka kush që i shkul nga dashuria për Atdheun,magjja e të cilit janë.

E dij se ju gëzon ardhja e mergimtarëve,por ky gëzim,vetëm për aspektin ekonomik.

Pastaj! Theni qofën!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat