„Çlirimtarët“

Opinione

„Çlirimtarët“

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 7 korrik 2015 Në ora: 09:45

Ky term fund e krye mashtrues u përdor gjatë LDB-së,kurse në agjendën politike të Sërbosllavisë(Jugosllavisë-„çlirimtare“ LNC,që në të vërtet ishte luftë okupuese.

Pas dhe gjatë saj duelën tre-katër shqiptarë të shitur,të cilët,n`emër të shqiptarëve, votuen për okupim të vet shqiptarëve.

Deri më 1990 kjo „çlirimtare“ na mbeti mbi shpinë,si samar i shtrembër.

Tash erdhën kohë tjera dhe tjerë„çlirimtarë“ (okupues) ,me maska,ku termi çlirimtar përkthehet me terrorist,kriminel.

Këta „çlirimtarë“ na i njohu kurrizi i lodhur,na i njohën 1800 të vrarë rrugëve dhe shkurreve të Shqipërisë.

Këta „çlirimtarë“ të mallkuar i „kursyen nga lodhja në punë“kokat mediale,si:Enver Malokun,Xhemajl Mustafën… e shumë të tjerë.

Nuk përjashtohet as vrasja e politikanit të spikatur,Ukshin Hoti,të cilin,pasi u lirua nga burgu sërb(në bashkëpunim me sërbët) e vran „çlirimtarët“ tanë.

Ata „çlirimtarët“ vazhduan krimin me vrasjen e figurava ushtarake,politike e publike te krahut të Dr.Ibrahim Rugovës.

Dhe vazhduan furishëm deri te atentati i dështuar në presidentin Dr.Ibrahim Rugova.

Tash pozohen në fotografi me mitrolloz në duar,duke ndjekur karkaleca livadheve të bleruar apo nëpër prozhmet e lendinat e Shqipërisë.Po të kishin qenë në luftë,nuk kishin pasë kohë e guxim as për të pordhë;e leje më të marrin në fotografi e poza kaubojsh.

SHBA-të dhe NATO „kot“ qenkan munduar e harxhuar,mbasi ne paskim pasë „çlirimtarë“me tepricë.

Po nejse,këta „çlirimtarë“ mbinë pas lufte për të mbushur defterët që të marrin pensione ushtarake;për luftën nëpër podrume dhe në Bllacë,ndërsa më sarrafët edhe në Rogner me fëllënza të rea.

Ne, për fatin tonë të mirë,patëm vërtet çlirimtarë trima në Betejat e Loxhës dhe të Kosharës.

Komandanti dhe oficerë të karrierës,pas thyrjes së kufirit,u vranë pas shpine,në pabesi nga „çlirimtarët“.Ndërsa komandanti i Loxhës,kolonel Tahir Zemaj,po nga „çlirimtarët“ u vra në liri,për ditë me diell.

LDK-ja u uzurpua nga do mbeturina të llumit komunist.Nuk guxon ta lëvizë veshin,ndërsa „çlirimtarët“ kanë përvetësuar meritat e luftëtarëve çlirimtar.Këtu duhet të deklarohen dy armiqët e Dr.Ibrahim Rugovës dhe nëpërkëmbësit e vlerave të LDK-së:Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa.

Bujar Bukoshi,me lidhje të ngushta në SHIK e në UDB,me idiotizëm e pafytyrësi,mohon luftën dhe tërësisht ekzistencën e FARK-të.Mirëpo,këtu ka harruar ta pohoi vrasjen e Ministrit të Mbojtjes së Republikës së Kosovës,kolonel Ahmet Krasniqi.

Linjat(pistat) e krimit i trokasin në derë edhe kësaj mbeturine.

Kam shpresë dhe besoj shumë që Specialja do të zbardhë shumë nga vrasjet!

Pra edhe shumë „çlirimtarë“ do t`çes në asfat,në të cilët,si në çypa shurre,fëmijtë do ta lëshojnë „pipin“,ndërsa të rriturit do të pështyjnë.

Unë,deri sa të sqarohen bëmat e çlirimtarëve dhe të çlirimtarëve“,Këte cilësor do ta përjashtoj nga përdorimi.

Pra,Kujdes të shtuar nga „CLIRIMTARËT“!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat