Kthim në kohën e gurit

Opinione

Kthim në kohën e gurit

Nga: Rolf Wenkel Më: 6 korrik 2015 Në ora: 17:17

Papritur grekët votuan me një shumicë të madhe kundër reformave dhe kursimeve të propozuara nga kredidhënësit. Kompromisi u refuzua, por pa një kompromis nuk mund të ketë as ndihma financiare, pas 30 qershorit. E të mos flasim për paketën e tretë të ndihmave për këtë vend.
Ndonëse shumica e grekëve duan të mbeten në Eurozonë, duket se ata nuk e kanë të qartë se me çfarë rreziku po përballen. Greqisë i mungojnë paratë për të paguar obligimet e saj dhe borxhet prej 3,5 miliardë euro ndaj BQE. Ndërkohë që vetëm BQE mund të ndihmojë këtë vend të shpëtojë nga falimentimi.
Shefi i BQE, Mario Draghi mendon ndërkohë se vendet e BE nuk do ta mbështesin, në qoftë se ai do të ndihmojë Bankën Qendrore greke me kredi. Në rast se këto kredi nuk jepen, ky do të ishte fundi i anëtarësisë së Greqisë në BE.

Edhe pak javë

E qartë është se pa marrëveshje me kreditorët, Greqia do të mund të mbijetonte vetëm edhe disa javë. Çdo ditë e më shumë qytetarët po nxjerin me miliarda euro nga llogartië bankare, sepse ata e kanë humbur besimin ndaj bankave të tyre. Në Greqi nuk janë të cënuara vetëm bankat, por edhe i gjithë sistemi real ekonomik, i cili vuan nga mangësia e mukndësisë së pagesave. Më së largu deri në fund të korrikut, shteti do të falimentojë, sepse nuk do të ketë para për pagesat e rrogave dhe pensioneve.
Greqia mund të jap letra me vlerë, paralelisht me euron, por këto letra do të humbin vlerën shumë shpejt. Ekspertët thonë se Greqia duhet t'i kthehet Dhrahmisë, me shpjegimin se kjo do të ndihmonte Greqinë që të jetë më konkurrente në tregun e mallrave.

Vite të rënda

Kjo mbase është e mundur, por Grekët i presin vite të rënda. Deri në arritjen e sukseseve të para do të kalojnë disa vite dhe kjo nuk është e sigurtë. Deri në stabilizimin e prodhimit vendor, gjërat duhet të importohen. E me një Dhrahmi të dobët, kjo do të ishte gati e pamundur.
"Le Monde diplomatique" kujton me të drejtë edhe një aspekt tjetër: mundësinë e destabilizimit të plotë të këtij vendi. Futja e një monedhe tjetër mund të sjellë deri te thellimi edhe më i madh i humnerës mes të pasurve dhe të varfërve.

Negociatat e reja

Ky mbase është edhe shkaku pse presidentët dhe kryeministrat e vendeve të Eurogrupit kanë pranuar që menjëherë të martën të debatojnë edhe një herë gjendjen. Pushtetmbajtësit në Greqi ndoshta nuk janë fare të interesuar për euron, por e dinë shumë mirë lojën poker. Ata e dinë se BE, NATO dhe OECD kanë nevojë për Greqinë. Teatri me Greqinë do të vazhdojë edhe në verë. Për vendime të rëndësishme kërkohet pëlqimi i të gjitha vendeve anëtare. Kjo detyron vendet anëtare që të bëjnë edhe kompromise. Por bashkëpunimi me këta kaotikët në Athinë do të jetë shumë i vështirë. / DW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat