Të rrënohet kisha në tokën e Universitetit

Opinione

Të rrënohet kisha në tokën e Universitetit

Nga: Shkruan;Ragip GURAZIU Më: 6 korrik 2015 Në ora: 09:44

Si është e mundur që kisha ortodokse serbe e cila është ndërtuar në vitin 1990, si rezultat i një propogande dhe politike të asaj kohe (kjo njëherit ishte edhe kisha e kohës së Millosheviqit) në pronë të Universitetit të Prishtinës, nuk po e pengon askënd?!

Situatat shumë alarmate që po arrisin kulmin,se i perket kulteve fetare dhe sot pas 16 vjetëve të çlirimit të Kosovës, ky objekt fetar ortodoks,edhe pse ka prishur dhe penguar planin e ndërtimeve të fakulteteve dhe objekteve tjera përcjellëse në këto hapësira, askujt nuk po i pengon,sepse së paku deri më tani askush nga Qeveria e Kosovës dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në shtetin e Kosovës, së paku deri më tani në asnjë çastë apo moment nuk e kanë ngritur zërin e tyre sa i perket këtijë rasti apo të kësaj kishe ortodokse. Dihet se kjo kish tani është ndërtuar në vitet e 90-ta, dhe është ndertuar nga pushteti i atëhershëm i Millosheviqit,, dhe thjeshtë është ndërtuar me dhunë,dhe atë në tokën e Universitetit. Po bile në atë kohë, më kujtohët shumë mirë (edhe pse nuk kishim fuqi ta ndalojmë) ka pasur reagime vet nga lidershipi i atëhershëm shqiptar i asaj kohe të Rugovës, e tani në këtë kohë po shuhet ky rastë problematik, sepse është ndertuar pa vullnetin e shumicës, të shqiptarëve, të cilët në atë kohë ishin të pushtuar dhe diskriminuar para syve të tërë botës nga regjimi i Serbisë, pikrisht Millosheviqit, që më vonë u quajt edhe kasapi i ballkanit, dhe tani kur jemi shtet me të gjitha të drejtat kushtetuese të një shteti, duhet ta ngrisim zërin fuqishëm dhe ky është një akt moral politk e kombëtar, e jo të jemi pasiv, siç që ishim ndaj Veriut të Mitrovicës,dhe ja si e kemi gjendjen n'at anë sot.

Jo, objekte fetare në tokat e Universitetit?!
Të gjitha tani këto kanë krijuar një imazh politik të të gjitha besimeve fetare se këto raste apo kerkesa të ndryshme të kulteve fetare më shumë janë politike dhe nuk po trajtohen njësoj sa u perket ndërtimeve të objekteve fetare. Kjo është arsyja se kisha në fjalë, ajo ortodokse serbe, pra ajo e ndertuar në regjimin e Millosheviqit në truallin e Universitetit të Prishtinës,e luan edhe një rol shumë të madh edhe në politikën serbe, që do të thotë,jo rastësisht në atë kohë e kanë menduar serbet, se në atë vend jo qe kurr nuk ka pasur as kisha as xhamia,por dinë shumë mirë serbet dhe kisha ortodokse se ku duhet të godasin.

Kjo kish ortotokse,në mbrotje të shtetit të Kosovës JO seJO,a duhet të rrënohet PO…..
Sidoqoftë, kur kemi parasyesh, se kisha ortodokse serbe e ndertuar në kohën e regjimit të Millosheviqit është një shembull negativi vetë kryeqytetit e aqë më shumë shëmtimit të kompleksit universitar. Pastaj ende pa u krye punimet të gjitha,por edhe sikur të ishte objekti i gatshëm për ceremoni fetare, banorë të komunitetit serb nuk ka në kryeqytet dhe as për rrethë këtij objekti. Ja tani shumë mirë po kuptohet ku shtrohet pyetja; atëherë ç’ju desh kjo kish të ndertohet në këtë vend Millosheviqit?!Arsyeja tash është e kjart për të gjithë……

Dhe pas lufte nuk kemi mundur të kuptojmë këtë gjest të regjimit serb të asaj kohe dhe kishes ortodokse serbe e ndertuar në token e Universitetit, atu ku kurr nuk ka pasur objekte fetare q’far do lloi apo besimeve qofshin,dhe asnjë banorë serb, dhe ne tani jemi në dijen për ta kuptuar këtë preblematik të kësaj kishe ortodokse serbe, tani ka shumë arsye për rrënimin e saj. Kjo ka mundur të ndodhë edhe gjatë kohës së ish-presidentit Rugova, që deri në 2006-të ishte në jetë dhe LDK-ja që po thonë se jemi si subjket politik më me përvojë,dhe kjo nuk ka ndodhë,atëherë por as tani me këtë politik të PDK,njëjtë këto dy subjklete politike, tani është koha me argomentet shumë të fiqishme që kjo tani të ndodhë, rrënimi total i këtij objekti fetar ortodoks.Këtë çështje tani duhet ta ketë në konsiderat edhe komuna e Prishtinës e cila që nga vitet e 90-ta udhëheq me këtë komunë LDK Deri në 2013, tani të Vetëvendosjes, dhe janë njëmijë e njëqind arsyeje për rrënimin e kësaj kishe ortodokse serbe, dhe duhet vepruar me një afat të shpejt se edhe kjo kish nuk ka leje ndertimi sidomos nga komuna tani kur jemi shtet me kushtetut,por këtu lypet profesionalizmi dhe guximi për të drjeta shtetërore, dhe në munges të profesionalizmit ne kemi gabuar edhe në fillim të 2000-tës kur veriun e Mitrovicës e lam anash dhe ja sot realiteti andej?!.

Në të kundërtën, në rastëse ky objkt fetar ortodoks serb, (siç po flitet) është futur në listen e objketeve të trashëgimisë kulturore për mbrotje nga shteti i Kosovës, vaj hallin për ata persona,zyrtar që kanë manipulluar me nënshkrimet e tyre mbi vlerat kombëtare dhe mbajnë përgjegjësi dhe së fundi do t’i apin llogari kombit shqiptar për këto nënqmime që vazhdimisht po bëhen nga disa zyrtar në dëmë të kombit. Për këtë komuna e Prishtinës ta ketë parasyesh këtë derisa nuk është bërë vonë siç u veprua edhe më Veriun e Kosovës, dhe tani gjendjen e kemi si e kem....

Ju pata drejtuar me një; Letër publike,kryetarit të Komunës së Prishtinës,z.Shpend Ahmetit

Si është e mundur që kisha ortodokse serbe e cila është ndërtuar në vitin 1990,si rezultat i një propogande dhe politike të asaj kohe(kjo njëherit ishte edhe kisha e kohës së Millosheviqit) në pronë të Universitetit të Prishtinës,nuk po e pengon askënd?! Tani ju pasi e keni kap me zellë rrënimet ilegale të ndërtimeve dhe keni rrënuar ndërtesa dero 10 katëshe,çka pritni tani për rrënimin e kësaj kishe ortodokse mu në zemrën e Univerzitetit të Prishtinës,e ndërtuar (politikisht)?!
Reagimet kontraveze të të parit të Pishtinës dhe të tjerëve lidhur me rastin e kësaj kishe ortodokse?!

Kisha ortodokse në kampusin e UP-së trajtohet si rast i veçantë

Kisha ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës nuk do të futet në listë për rrënim,kështu,pas publikimit të letres sime,kryetari i komunës së Prishtinës,Shpend Ahmeti,ka deklauar tani për ''Koha Ditore, ani pse askush nuk e ka regjistruar si objekt pa leje në afatin që ka përfunduar.

Edhe pse zyrtarët komunalë më herët kishin deklaruar se kisha “Krishti Shpëtimtar”, e ndërtuar nën masat e dhunshme në vitet e ’90-ta, do të trajtohej si krejt objektet tjera pa leje, me arsyetimin se është rast i ndjeshëm politik, tash del se duhet kohë për marrjen e një vendimi.Kështu ka deklaruar tani i pari i Prishtinës,z.Ahmet,Koha Ditore.
Ahmeti ka deklaruar se kete punë do ta krrye pasi të fillon faza e dytë e rrënime të objekteve pa leje në Komunën e Prishtinës.

Edhe pse zyrtarët komunalë më herët kishin deklaruar se kisha “Krishti Shpëtimtar”, e ndërtuar nën masat e dhunshme në vitet e ’90-ta, do të trajtohej si krejt objektet tjera pa leje, me arsyetimin se është rast i ndjeshëm politik, tash del se duhet kohë për marrjen e një vendimi.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka thënë gazetës se Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor po merret me këtë çështje, përderisa në prill të vitit të kaluar pati lënë të hapur mundësinë që ky objekt i ndërtuar nën masat e dhunshme të Slobodan Milosheviqit të rrënohet. Ai përmend edhe një leje që ka Kisha ortodokse qysh në vitet ’90.Gjë që nuk e ka dokumetuar në përgjigjejen e letres sipe...Ndryshe po deklarohet tani,sic po deklarhoen edhe të Unuversitetit të Prishtinës tani.

“Kjo është diskutuar dhe MMPH-ja e Qeveria po merren me këtë punë. Ata si duket kanë leje të lëshuar në vitet ’90, nga autoritetet e atëhershme. Ne kemi mbetur ta rishikojmë atë dokumentacion dhe ta vlerësojmë pastaj së bashku me Qeverinë se çfarë do të bëjmë. Është një çështje më e ndjeshme politike që duhet ta diskutojmë”, ka theksuar Ahmeti. Ai ka rikujtuar edhe kontestin gjyqësor mes Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe kishës ortodokse serbe “Sveti Nikolla”.

“Por duhet të shohim, sepse është edhe një kontest gjyqësor në mes të UP-së dhe Kishës ortodokse, për tokën ku është e vendosur kjo e fundit. Në atë kohë rektori i UP-së ka ngritur edhe kallëzim penal në gjykatë për marrjen e tokës së UP-së dhe mendoj se ka mjaftueshëm institucione që po merren me këto çështje”, ka shtuar ai.

Universiteti i Prishtinës gati tre vjet më parë kishte ngritur padi ndaj kishës ortodokse “Sveti Nikolla” për uzurpim të 4.27.16 hektarë toke dhe ndërtim të kishës në pronën universitare.

“Paditësi (UP-ja v.j.) kërkon nga Gjykata Komunale e Prishtinës të vërtetohet se Universiteti i Prishtinës është pronar i ngastrës me sipërfaqe prej 4.27.16 hektarësh në Prishtinë aktualisht e regjistruar sipas certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme numër 19-1289 në emër të kishës ortodokse serbe ‘Sveti Nikolla’”, shkruan në padinë e dorëzuar në Gjykatën Komunale të Prishtinës, tash Gjykata Themelore më 14. 09. 2012.

Sipas Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, për rastin e kishës do të vendoset pas 15 shtatorit, kur përfundon afati i ankesave.

Blerim Çeku nga Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit në MMPH, ka sqaruar se pas atij afati do të vendoset për procedimin e mëtutjeshëm.

“Në këtë rast Komuna e Prishtinës, të dhënat e përpunuara do t’i vendosë në Regjistrin Kombëtar të Ndërtimeve pa Leje. Pasi të jetë publikuar Regjistri Kombëtar i Ndërtimeve pa Leje, fillon afati i ankesave, i cili zgjat deri më 15 shtator 2015 dhe se varësisht prej rastit, instancat kompetente do të vendosin për procedimin e mëtutjeshëm të kërkesave, përfshirë edhe rastin në fjalë”, ka thënë Çeku.

Mirëpo, sipas Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si ndërtime që mund të rrënohen janë të gjitha ato ndërtime pa leje, të cilat nuk janë të regjistruara në Regjistrin e Ndërtimeve pa Leje deri më datën 11 qershor 2015, ndërtimet që janë regjistruar, por që nuk kanë aplikuar për legalizim gjatë aplikimit, ndërtimet që nuk i plotësojnë kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë të përcaktuara me Udhëzim Administrativ, si dhe ndërtimet pa leje që u është refuzuar leja e legalizimit.

Në vitin 2009, Senati i UP-së kishte propozuar që kisha ortodokse, e ndërtuar pa leje në kampusin e UP-së, të trajtohet si “Muze për vuajtjet e popullit të Kosovës”. Sipas këtij propozimi kryqi sipër kishës do të zhvendosej në Graçanicë. Kjo ka qenë ide e ish-rektorit Rugova, i cili në ditën e parë të mandatit të tij si rektor i UP-së kishte thënë se do të punojë që kisha të hiqet krejtësisht nga aty. Senati nuk pati marrë vendim, derisa gjatë mandatit të tij Rugova asnjëherë s’e kishte ngritur këtë çështje. Me këtë çështje nuk ishte marrë as pasardhësi i tij tashmë ish-rektori Ibrahim Gashi.

Kisha ishte paditur edhe në vitin 1993 nga rektori i ndjerë, Ejup Statovci. Padinë ai e kishte bërë në Gjykatën e Komunale të Prishtinës, e cila funksiononte në bazë të ligjeve të dhunshme të Serbisë. Gjykata e kishte hedhur këtë poshtë
Autori është gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat