Musa Neziri ishte veprimtar i dalluar i shkollës shqipe...

Opinione

Musa Neziri ishte veprimtar i dalluar i shkollës shqipe...

Nga: Tefik Selimi Më: 6 korrik 2015 Në ora: 00:32

Tash e 22 vjet më parë (korrik 1993), vdiq arsimdashësi i shkollës shqipe, Musa Neziri, profesor i edukatës fizike në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Një vdekje para kohe. Para kohe dhe e dhimbshme. Pse jo? Në kohën kur procesi mësimor filloi paralelisht të mbahej në të ashtuquajtura “Shtëp-Shkolla”, Musa Neziri, profesor, i pari ishte ai që e liroi shtëpinë e vet për shkollën shqipe. Pra, shtëpia e tij u bë “odë” e dijes, nga e cila u shpëndan ditarët e punës për të vazhduar procesin mësimor shqip. Musa Neziri, tash e 22 vjet që na mungon, ai pati një shpirt e zemër të fortë atdhetare. Ai me vullnet e lëshoi shtëpinë e vet për shkollën shqipe, vetëm e vetëm që të mos ndalet procesi mësimor shqip. Ishte 2 tetori i vitit 1991.

Datë e rëndësishme për shkollën shqipe. Në këtë ditë u mbajtën protestat e nxënësve në Gjilan duke kërkuar nga okupatori serb që shkollat tona të lirohen nga okupuesi serb. Protestat u organizuan në mbarë Kosovën. Kudo u kërkua nga okupuesi të liroheshin objektet shkollore, të cilat i kishin uzurpuar organet e dhunshme serbe. Andaj, shkollarët e gjimnazit të Gjilanit menduan se si do t’ia fillojnë procesin mësimor. Më në fund, u mor vendimi që në shtëpinë e Musa Nezirit të fillojë procesi mësimor. Ishte gjest madhor i profesorit në fjalë, i cili ishte i vetdijshëm se do të ketë pasoja nga organet e dhunshme serbe. Andaj, për çdo ditë e pritte ndonjë rebelim ndaj tij nga pushteti i asaj kohe. Ai, pas këtij “gjesti” atdhetar, qe i ftuar disa herë nga organet e dhunshme serbe.

Këto ishin kërcnime ndaj veprimtarëve shqiptarë. Kjo “lajme”, zatën, ia ndryshuan gjendjen shëndetësore profesorit të edukatës fizike të gjimnazit të Gjilanit. Musa Neziri nuk u ipte, por këtë “gjendje” e përjetoi thell, sa zemra e tij s’mundi ta përballojë gjer në fund. Ai çdo ditë e shihte vetën jo mirë. Një ditë prej ditësh, kjo “gjendje” e tij u përkeqësua sa u prek thell nga lajmet që i vinin nga organet serbe. Vdiq Musa para kohe, një veprimtar i madh i shkollës shqipe. Ishte kjo kohë e nder dhe e rëndë. Kohë pa kohë. Gati në të gjitha shkollat shqipe në Kosovë ishte një gjendje e tillë, ku procesi mësimor zhvillohej nëpër shtëpi-shkolla. Edhe në Gjilan u bë kjo “formë” e mbijetesës së shkollës shqipe. Nxënësit e profesorët nuk mbetën rrugëve. Pra, nga shtëpia e M. Nezirit filloi jeta e dytë e shkollës sonë. Dhe, jeta e shkollës shqipe nuk u ndalë edhe në momentet më të rënda të jetës. Ishte kjo kohë e vështirë, kur policia serbe keqtrajtonte dhe bënte dhunë mbi të rinjtë shqiptarë. Përkundër kësaj, shkolla shqipe nuk u gjunjëzua e mbijetoi.

Musa Neziri, pas vetes la pesë vajza: Majlinda Neziri (36 vjeçare) studente e mjekësisë, e matuar dhe ka dy fëmijë; Arbenita Heziri (35 vjeçare), jeton në Suedi, është e martuar dhe ka tre fëmijë; Nazlie Neziri (30) - me master, e martuar ka një djalë, Ajshe Neziri (28), sudente e juridikut, Shkurte Neziri (24), sudente e ekonomisë, Egzon Neziri (23), sudent i shkencave kompjuterike. Mirëpo, Musa Neziri, një i ri punëtor, akoma pa e shijuar jetën rinore, vdiq në korrik të vitit 1993 në moshën 45 –vjeçare, tash e 22 vjet më parë. Por, vepra e tij mbeti shembulli i më i mirë i një veprimtari të madh të shkollës kombëtare shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat