E G O-ja

Opinione

E G O-ja

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 5 korrik 2015 Në ora: 23:09

Njeri që vuan nga deprivacioni(përkeqësimi i gjendjes,zakonisht mendore).Që të tillë te ne kemi,jo me bollëk,por me tepri.Prandaj e kemi gjendjen kështu të mjerueshme.

Të tillët,më së shumti gjinden nëper institucionet shtetëre,ka edhe të tjerë,por janë të pa peshë dhe nuk bien në sy.

Bile,pa shpresë përmirësimi.

Këte fenomen e hasim(për faqe të zezë) te elitarët e shtetit,te njerëzit nëpër institucione,të cilët,të majmur me frytet e punës së popullit;e kanë përjashtuar mençurinë dhe janë vetmbytur në egozentrizëm.Keq për ta e dëm për ne!

Ego-ja mbisundon mendjen e njeriut të dobët dhe nuk mund të shërohet me asgjë.

Kurrë nuk ndëgjova as lexova një fjalë të mençur nga ta.

Isa Mustafa është lidhur keq,është jo funksional dhe peng i premtimeve të pa peshuara.

Prandaj tash pëcillet,si brenda,ashtu edhe jashtë nga Thaçi që gjithmonë është nën kontrollën e rrept të tij.Në vend se anasjelltas.

Hashim Thaçi është mjeshtër i ndërskamcave,por jo person kreativ as politik.Kurse atdhetarën nuk e njeh fare.

Edhe gjuhën shqipe me një per e flet me theksin frankofon e latin,por që as njërën nuk i njeh.

Sebep(shkak) për këte koment u bë një reagim pervers i Zafir Berishës(deputet në Kuvendin e Kosovës),që ai duhet ta dij se populli ia ka dhenë votën,por jo edhe urtësinë.

Qëllimi i tij për të degradue analistët e mirënjohur:Matoshi,Gorani e Robellin,nuk është asgjë tjetër,po shprishje e karakterit të vet,në këte rast,shumë të ulët.E nis dhe e bitis me m…,sipas “edukates”.

I nderuar deputet!

Nuk ka kohë idiotësh,nuk ka period idiotizmi,por ka pasë dhe do të ketë idiotë,në çdo etapë shoqërore,por të pakët për ta themeluar idiotizmin.

Sa i përket çështjes së këtij “incidenti”,atakimi të panevojë,burrërisht duhet t`u bësh një kërkimfalje publike,sepse ti je me mandat të caktuar,ndërsa shkrimet dhe analizat e këtyre analistëve të mirëfilltë kanë jetëgjatësi dhe qëndrojnë mbi mandatet.Bile jetojnë edgahe përtej vdekjes.

Këta analistë,jo vetëm që janë të mençur e profesionistë,janë edhe të guximshëm.Po deshtën mandatin,e kanë të sigurtë nga populli,në saje të autoritetit,shumëherë të dëshmuar.

Ajo çka nuk më pëlqeu në reagimin e juaj është se keni qenë nën pushtetin e rvoltës,prandaj s`keni mundur të gjeni një gjuhë që i përgjigjet kodit moral gazetaresk.Popolli ka një porosi të urtë:

-Me idhnim të shpisë,mos dil në çarshi dhe me idhnim të çarshisë,mos hyn në shpi!

Kështu jeni shërbye me një gjuhë të sokaçeve të qytetit,që moti e përjashtuar nga fjalori gazetaresk dhe ai drejtshkrimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat