Nga do t’ia fillojë Rama!?

Opinione

Nga do t’ia fillojë Rama!?

Nga: Nga Ilir Vata Më: 5 korrik 2015 Në ora: 09:24

Shqiptarët besuan serisht te lideri i mazhorancër Rama dhe pas një fitorie të pa parë në histori që pas 22 Marsit 1992, sërishtë një fitore më të njëjtat përmasa edhe dy vite më vonë në zgjedhjet e 21 qershorit, fal dhe një besimi nga subjektet politike që arritën aleancën më të madhe në historinë politike të post-diktaturës dhe përtej të imagjinueshmes një spekter politik i gjerë ku spikasnin dhe partitë e djathta.

Lidri i mazhorancës Rama, rimerr një barrë të madhe besimi nga shqiptarët, por ajo që shtohet nga qytetarët shqiptarë është nga do t’ia fillojë kryeministri me i votuar deri më sot?

Në këto dy vite, pati progres, përsa i përket luftës kundër korrupsionit, por në nivele të ulta dhe kjo betej nuk ka nisur ende siç e presin shqiptarët, pasi njërëzit më të korruptuar në Europë janë pjesë e politikes dhe e pushtetit dhe ende asnjë nuk ka shkuar para drejtësisë ndose korrupsioni është i vërtetuar e i pohuar nga politika dhe institucionet ndërkomtare.

Një betej tjetër e pa zgjidhur është meritokracia, barazia në treg, punësimi në bazë të kritereve, nxerrja nga administrata të të paaftëve, e atyre që kanë diploma false e të korruptuarëve, njerëzëve që në kohë të diktaturës kanë shënuar krime dhe mbi të gjitha zhdukja nga tregu të monopolistëve që janë bërë padron të tregut në Shqipëri, duke venë çmime dhe prishur balancën e vetë tregut madje dhe magjin që mbartë vetë tregu.

Lufta kundër trafikut të drogës ishte në lartësinë e duhur dhe operacioni mirësisht vazhdonë dhe ranë dy bastionet e drogës, Lazarati-Dukagjini, por mbetet për t’u parë pastrimi i parave të pista që është një nga gjërat më të zakonshme në Shqipëri, madje dhe pasuritë e njerëzve të inkriminuar që janë ngulur kudo në vendin tonë dhe demonstrimi i tyre duke që nga mjetet lugsoze dhe nuk ka fare një hetim për ketë gjë, ndonse institucionet janë.

Reforma Administrative Tretorjale ishte një gjetje, pasi sjellë barazinë qytetare, mundësinë e investimeve në zonat rurale, mundësin e mbledhjes së taksave dhe mbi të gjitha nxorri jashtë lojë qindra hajdut komunar që ishin bërë parazitët e shqiptarëve, por nuk mjafton, duhen hetuar të korruptuarit!?

Reforma në drejtësi është kthyer në gangrenë dhe po vretë shtetin e së drejtës për të cilën pretendoj, po prish balancat politike dhe mbi të gjitha po sjellë padrejtësi në vend të drejtësisë. Institucionet e së drejtës janë funksional në kuptimin formal, por përsa i përket të bërit drejtësi, ata janë ngërdheshja e padrejtësisë, janë strubullari që prodhon mosbesim, deformim ligjor, mohim të së drejtës, dhe trembjen e invesitorve vendas dhe të huaj, pra janë djalli i së drejtës.

Mekanizmi i reformës në drejtësi është dhe pikërishtë neni 177 i vetë Kushtetutës, ku sakrifikon vetën në emër të ligjit dhe drejtësisë dhe rrokullisja ligjore mundet të fillojë që nga Presideni i Republikes, mase mundet që të zgjidhet nga populi dhe në mos, kjo mënyr kompromisi politik do të ishte dhe zgjidhja me e mirë pasi shqiptarët i besuan aq vota sa të mos ketë mundësi t’u dredhojë apo të justifikohet. Pra koha nuk pret, drejtësia kërkon meshirë!?

Pronat, ligji 7501, mbivendosja e pronave, Zyrat e Rregjistrimit të Pasurive kërkojnë vëmendjen e shtetit pasi janë vendi dhe streha e abuzuesve më të mëdhenjë të të drejtave të shqiptareve dhe të vetë ligjit!

Mbi të gjitha, një betej e humbur e kryeministrit Rama është beteja me peshqit e mëdhenjë që ende nuk ka nisur dhe kjo është një frikë ndaj të vërtetës, një paguxim i ligjit dhe i shtetit ligjor dhe ndonse baronët e trafikut, vjedhësit më të mëdhenjë të parave të publikut, zgrapsit e të mirave të shqiptarve janë në kulmin e pasurimit të tyre, me hotele, prona, vaska floriri dhe salltanete luksoze, brenda dhe jashtë vendit, shteti teveçel, rri e sheh sikur është uzorpuar nga njerëz të paaftë.

Pra në të gjithë këtë panoramë të zymtë të një shteti, shqiptarët kërkojnë ndriçim dhe për këtë i dhanë mazhorancës dy herë besim dhe jo rastësisht por e dinin se në ç’vend jetojnë dhe si e kanë katandisur qeveritë vendin, prandaj i ribesuan për ta ndriçuar me forcën e ligjit dhe ndershmëri, për ta dëlirur shtetin nga mëkatet e djeshmes së shkuar dhe e së afërmes!

Dy herë bësim plebishitarë për një shtet të së drejtës një shtet roje në shërbim të qytetarëve, për ta ç’bërë nga mentaliteti oligarki, nocioni i kontrollit të shtetit nga pak njerëz, apo me rëndomtë nga ai shteti shpk, ku pushtetarët pasi të merrnin votat nuk t’i ruanin të drejtat e tjera, por t’i shisnin, prandaj jemi në kohën kur të pyesim nga do t’ia fillojë Rama, pasi në këtë gjendje ku e kanë çuar shtetin politikanët e papërgjegjshem dhe shpesh herë injorat, askush nuk do guxonte të ishte kryeministër!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat