E djathta e bashkur dhe dosjet, shpëtojnë opozitën

Opinione

E djathta e bashkur dhe dosjet, shpëtojnë opozitën

Nga: Nga Ilir Vata Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:42

Shansi i artë i opozitës, pastrimin e saj nga spiunet e sigurimit të shtetit dhe formatimi i të djathtës së bashkuar, janë mundësi e konsolidimit të opozitës dhe shpëtimi i vendit nga pushteti apsolut.

Dilema e opozitës për qëndrimin e saj vazhdon e shtohet pas dy humbje radhazi në 2013, për zgjedhjet parlamentare dhe 2015, në zgjedhjet e fundit për qeverisjen vendore që tashmë presin çertifikimin e një ftorje të madhe të së majtës në Shqipëri.

Fakti se opozita thelloi humbjen në këto zgjedhje e ka vënë në dilemë dhe vetë liderin e opozitës Basha, pasi në këtë humbje në mos paçin ndihmuar kundërshtarët e tij brenda PD-së, të paktën po gëzojnë dhe madje po përpiqen të zhfrytëzojnë situatën në favor të tyre, mbase dhe për ta çuar PD në zgjedhje, drejt një lideri të ri!?

Nga ana tjetër, lideri i opozitës ka mbledhur prova, ankimime dhe një paket akuzash dhe po vertitet në Evropë për të bindur ndërkombëtarët dhe madje dhe opinionin publik shqiptarë që këto zgjedhje u manipuluan, patën presion, njerëz të inkriminuar, madje dhe u blenë votat, e ndërsa beteja vazhdon, grupet brenda PD-së po ziejnë nga ethi për një lider të ri.

Ish-lideri historik, Sali Berisha të enjten e parw tw korrikut në parlament u sinkronizuar me melodinë e Bashës, çfarë tregonw se ai në stradegji mbështet Bashën dhe jo zërat ndryeshe e madje kundërshtarët e tij, duke lënë për të kuptuar se çdo rrekje për të ndryshuar liderin opozitar është e pa mundur.

Por në të vertet, Basha dhe Berisha, kanë koncepte të ndryeshme përsa i përket të bëri opozitë, pasi lideri historik ju kujtoi shqiptarwve nga parlamenti se na ka shkuar ndërment të djegim mandatet e deputetve dhe të nisim protestat popullore, ndërsa Basha është i zënë me kundërshtarët e tij brenda PD-së dhe kërkonë që ta marrë me shtruar të bërit opozitë, pasi në fillim kërkon të garantojë pozitat dhe pastaj ti konsolidojw ato dhe të bërit opozitë të fortë ka kohw!?.

Në të vwrtetw gjendja e opozitës është e mjer dhe nuk pret koha, sa Basha të pjekw bukën e tij, por duhet një format i ri, si për stradegjin e opozitës për t’u përballur me pushtetin stërmadh të së majtës, ashtu dhe me rikompozimin e vetë opozitës në të gjithë dimesionin dhe gjerësinë që ajo ka.

Është folur shumë se brenda Partisë Demokratike ka ish-spiunë të sigurimit të shtetit në poste të larta drejtuese dhe madje kohët e fundit është thënë se ajo çdo ditë e më shumë po vërteton së është parti e sigurimit të shtetit, por në fak ndonse spiunët e kanë uzorpuar PD-në ajo mbetët shardani i parë i opozitarizmit dhe në vend se të akuzojmë një parti le ti kujtojmë liderit të saj Basha që të pastrojë partine nga mëkatarët e diktaturës.

Opozita po vuan dhe për ketë gjendje sigurishtë që Basha duhet të mbajë përgjegjësi, se përsa i përket konsolidimit të kualicionit, ai u tregua mendjelehtë, mospërfillës, madje dhe besëthyer me ata që nënshkroi marrëveshje dhe këtë e tregoi rezultati i PD-së dhe i vetë koslicionit ku disniveli i votave si kualicion dhe si subjekt zgjedhore në këto zgjedhje është më se i lexueshëm, pasi mosdakortësit u bënë publike nga partitë aleate.

Sigurisht që rezultati i dobët, lidhet dhe me grupet rivale, apo inegzistenca e qëllimshme e deputetve dhe e grupit të vjetër në PD në këto zgjedhje por me e rëndësishmja është se PD nuk arriti të formatojë të djathtën e bashkuar që është e vetmja mundësi për një përballje me qeverinë dhe pushtetin që po zgjerohet çdo ditë e më shumë.

Dy janë zgjidhje e liderit të opozitës, pasrtimi i PD-së nga mëkatarët dhe spiunët e sigurimit të shtetit, duke i vënë para detyrimit të deklaratësë së pastërtisë morale dhe bërjen publike dhe më e rëndësishmja, formatimi i të djathtës së bashkuar ku të përfshihen të gjithë partitë e spektrit të djathtë më një deklaratë publike noteriale parazgjedhore më të gjithë krerët e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Kontrata të bëhet në aq kopje sa parti politike dhe të ketë vlerë morale e politike madje dhe ligjore dhe jo si kontratat e deri tanishme në kualicione që egzistojnë vetëm në kuptimin formal dhe mbi të gjitha partitë politike të kenë një vend në lista për deputet, ku mund të dilet me një listë të përbashket dhe të bihet dakor për ndryshimin në kod zgjedhor, reforma në drejtësi dhe përshkallësimi i opozitarizmit deri në sjelljen në pushtet të opozitës dhe të djathtës në tërësi.

Zgjerimi i pushtetit pa fre, si ai qendrorë dhe lokal tregon nga njëra anë se opozita është në gjendje të mjerueshme, por nga ana tjetër po paraqitet një rrezik dhe më i madhe si vjenë si pasojë e konsolidimit të një pushteti apsolut që është dhe më i rrezikshem sa vetë diktaturat kur keqpërdoret apo kur nuk plotëson kushtet e një shteti ligjor të së drejtës!?

Fakti se maxhoranca në zgjedhjet e fundit vendore arriti një fitore historike është arsyeja e një kualicioni të gjerë dhe gjithëpërfshires dhe futja në këtë kolor edhe të partive të djathta, por dobësia e këti kualicioni qëndron në faktin se nga zgjedhjet e 2013, deri në zgjedhjet vendore të 21 qershorit partitë politike u harruan dhe për “forca” u rreshtuan pas fituesit të mundshëm dhe ajo qe binte në sy pas fushatës, faktori i djathtë ndonse ishte i dukshëm në këtë aleancë nuk u përmend dhe me gjasa do të harrohet.

Të gjitha këto bëjnë të mundur që e djathtë të riorganizoht me një stradegji afatshkurtër për zgjedhjet e 2017, dhe afatgjatë ku parim kryesor të jetë kontrata kolektive e partive në kualicion si garanci besimi për një të djathtë të konsoliduar dhe dinjitoze për t’ju kundërvën me ide, projkte, mundësi për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe mbi të gjitha për të garantuar pjesën e munguar në politikë të djathtën reale.

Opozita që të bëhet e djathtë, duhet të ndryshojë mendimin për pronën dhe të fus në axhend abrogimin e ligjit 7501, të ndryshojë mardhënjen me të përndjekurt duke i vendosua ato në atë stadin që u takonë, duke i bërë pjesë të politikëbërjes, ndryshimin e qëndrimit për të shkuarën pasi deri më tani është paraqitur me nihilism dhe mbi të gjitha demokratizimin e vetë politikes së saj duke berë zgjedhje demokratike brenda strukturave të saj.

Ka me çafërë merret opozita e në vend se të qahet për humbjet, koha nuk i premtonë të organizohet për zgjedhjet 2017, dhe deviza është e djathta e bashkuar mundësia e artë për opozitën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat