Drejtësi e thyer!?

Opinione

Drejtësi e thyer!?

Nga: Nga Ilir Vata Më: 2 korrik 2015 Në ora: 13:58

Drejtësia në Shqipëri ndodhet ende në gjendje të mjerueshme, madje mund të thuhet se sistemi i drejtësisë është vendi ku merrë rrugë padrejtësia mbi shqiptarët, pasi për 25 vite ndonse është bërë shumë për përmisimin e ligjislacionit penal e civil me ndihmë të institucioneve ndërkontare e kryesisht ato të Bashkimit Europian, sërisht është një pengesë serioze për të vendosur një nga hallkat e shtetit të së drejtës për të cilin pretendojmë të kemi.

Një nga shkaqet kryesor të mungesës së një reforme në drejtësi është mosdakortësia politike, pasi ndonse pretendohet se sistemi i drejtësisë është i pavarur, palët politike kanë akses në përdorimin e drejtësisë si mjet për të mbuluar korrupsionin e zyrtarve të lartë dhe lidhjet e politikës me krimin, që tashmë janë në krye të vëmendjes edhe të institucioneve ndërkombëtare.

Reforma në drejtësi, përdoret nga palët si shpresë, si slogan dhe joshje për publikun dhe për 25 vite kjo fjalë është përdorur aq shumë sa sot është e përcudnuar, e pabesueshme sepse vullneti politik mungon për qëllime që tashmë dihet dhe kjo agoni vazhdon, por kjo është vetëm ajo që duket e sigurisht kryesorja, por drejtësia vuan ende më shumë nga moszbatimi i ligjit, apo zbatimi i ligjit vetëm për të dobtit, qytetarët e thjesht dhe jo për shkelësit e ligjit nga baronët e trafiqeve, pastruesit e parave, pushtetarët e koruptura, apo siç njihen ndryshe peshkaqenet e mëdhenj!

Drejtësia në Shqipëri, ndonse ndritë me një legjislacion të përmisur, madje të krahasueshëm me vendet e Bashkimit Europian, vuan në errësirin e mungesës profesionale, pasi në drejtësi sot janë zot të legjislacionit ish-prokuror dhe gjyqtarë që në kohë të diktaturës jo vetëm kanë shënuar krime, pra nuk kanë integritet moral, por janë dhe me një përgatitje të indotkrinuar nga diktatura, ku shfaqin paaftësi dhe janë vetë sistemi i korrupsionit në vend.

Katedrat janë të kapur nga ish-prokurorët dhe gjyqtarët e diktaturës, gjykatat në të tri nivelet, si në shkallë të parë dhe apel, po ashtu dhe në Gjykatën e Lartë ku shikohet ligjshmëria, apo në Gjykatën Kushtetuese ku shihet kushtetuetshmëria, po ashtu janë mbërthyer të gjitha hallkat e avokaturës, madje dhe vetë shkolla për avokat tashmë kontrollohet nga një grup i caktuar që ka lidhje me politikën, por jo vetëm edhe noterët në vend se të liberalizohej si profesion janë të centralizuar dhe kontrollohen nga politika dhe pushteti.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një institucion më shumë ngatërrestar e i centralizuar sesa kontrollues dhe përzgjedhës dhe në një farë mënyre përdorë si bazë korrupsioni për emrimin e gjyqtarëve dhe nga kontrollet që ushtron, nxjerrë jashtë loje Ministrinë e Drejtsisë që në këtë rast funksionon si noter institucional, pasi kompetencat e këti institucioni përthithen nga institucionet e tjera, duke ndërtuar kështu një lëmsh pazgjithshmërie sesa institucione që i shërbejnë drejtësisë.

Edhe organi i akuzës, Prokuroria mbetet inegzistent pasi ka raste që ajo nuk vepron dhe kur është aktive mbete e pa shpresë në akuzat e saj pasi sistemi i korrupsionit e përjashton me vendimet e gjykatave dhe në shumë raste kur politka bëhet aktive për të ndërhyrë dhe jo pak raste të buajshme nuk kanë gjetur ende zgjidhje, si ngjarja e 21 janarit, apo vrasja e komisarit në Tiranë apo sic është dhe rasti i deputetit, Frroku i përfshirë evasion fiskal brenda vendit dhe akuza për krime jashtë vendit siç është akuza e shtetit belg.

Institucionet e vuajtjes së dënimit janë sërisht në një gjendje që lenë për të dëshiruar dhe ndonse është bërë shumë në përmisimin e kushteve në burgje, kontrasti është i madh dhe reforma në institucionet e vuajtjes së dënimit, krahasuar me vendet e Bashkimit Europian mbetet të mos kenë nisur fare, pasi duhet një rikonceptim i modelit perendimorë në mënyrën e administrimit të burgjeve si për të drejtat e të burgosurve ashtu dhe për izolimin e krimit.

Kanë qenë jo të pakta rastet kur të burgosurit kanë patur liri të blerë nga korrupsioni që bëjnë titullarët e institucioneve të vuajtjes së dënimit apo vetë personeli i burgjeve në Shqipëri, sa përveç sendeve të paligjshme është futur dhe lëndë narkotike, madje dhe celular, duke bërë që krimi të jetë aktiv që nga burgu dhe të veprojë sikur të ishte jashtë, madje të ketë akses edhe në jetën politike në vend.

Një ngjarje e rëndë në burgun e Rrogozhinës në janar të vitit 2014, po rrogulliset me të njëjtin intensitet dinamik në politikën shqiptar, duke sjellë pasoja të pariparueshme, si për ish-punonjësit e burgut, ashtu dhe për opinionin publik pasi një nga atorët e ngjarje se zjarrëvenjes në burg është sot strumbullari i politikëbërjes në Shqipëri dhe gëzonë mbështetje politike të nivelit si Fatmir Mediu.

Jo rrallë herë personat me precedent penal janë pjesë e politikës por për opinioni publik po sjellin në vemendje bandën e Fatmir Mediut, që i sillet si hije opinionit shqiptar, vetë politikës dhe madje dhe i bashkëngjitet këshillit bashkik edhe në këto zgjedhje, pikërisht në bashkinë e Fierit në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, pasi një antar i bandës tashmë është këshilltar bashkiak.

Një ngjarje, si ajo e Janarit 2014, në Burgun e Rrogozhinës nxjerrë në pah lidhjet e politikës me krimin si për ti bërë karshillëk dekriminalizimit, pakti mes partive të mëdha dhe jo vetëm por kthehet një gjueti ndaj punonjësve të burgur si IEVP e Rrogozhinës ku policët e burgut janë pushur nga puna padrejtësisht dhe madje janë të ekspozuar ndaj krimit, pasi bandat janë më të pushtetshëm se kurrë!?
Ngjarja!

Ngjarja e burgut të Rrogoshinës një vitë më parë do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, pasi një zjarrëvënje e qëllimshme dogji disa persona dhe shkarkoi nga detyra disa punonjës të policisë dhe ajo që është më e rëndësishme fsheh të vertetën dhe nxjerrë në pah kulisat e politikës të lidhur me krimin!?

Në orën 8.30 pastiten e 31 janarit 2014, shpërthei një zjarr në burgun e Rrogozhinës, pikërisht në sektorin Nr. 3, godina Nr.3 (paraburgim) dhoma Nr.1 (dhoma e opservimit) ku gjendeshin në paraburgim 22 persona.

Përgjegjësi i sherbimit, Mentor Sadik Muceku u gjend në një inspektim rutinë në sektorin Nr.2 dhe u telefonua për ngjarjen nga polici i sektorit të tretë I. Stafa (tashmë i pushuar nga detyra), që më pas përgjegjësi i shërbit me anë të fikseve të zjarrit ka ndërhyrë për ta shuar dhe nga pamundësia për fikur u nxorrën të gjithë të paraburgosurit që të mos digjeshin.

Më pas të paraburgosurit mësohet se janë transportuar në krah nga vetë efektivi i burgut dhe M. Muceku (që ishte në detyre përgjegjës i shërbimit) shumë nga të dëmturit për t’i dërguar në spitalë për ndihmën mjeksore, ku nga 22 dhe 11 vetë kanë qenë në gjendje të rëndë për jetën ndërsa të tjerët kanë qenë të asfiksuar.

Më datën 01.02.2014, Derejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë, delë në një deklaratë për medit dhe pohon se “Ndërhyrja e menjëhershme e stafit ka bërë të mundur neutralizimin e ngjarjes. Nga hetimet e bëra rezulton se ideatori i zjarrëvenjes së qëllimshme ishte Lulzim Kajolli që nëpërmjet shantazheve të vazhdueshme ka detyruar të paraburgosurin Ledion Gjika që të kryente këtë akt”.

Lulzim Kajolli është pjesë e familjes Fatmir Kajollit, jo pak i njohur për drejtësinë Italine (pasi është i dënuar 40 vite burg nga drejtësia italiane), madje njihet me precedent penal dhe nga drejtësia shqiptare dhe me gjithë këto akuza ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, bashkia Fier për Partinë Republikane dhe është mik i Fatmir Mediut, kryetar i PR deputet i kuvendit të Shqipërisë dhe vetëkuptohet se ka mbrojtje politike.
Ngjarja me e fundit e Fatmir Kajollit ishte rrahja dhe keqtrajtimi e numëruesve të KZAZ, Fier në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ku i biri i tij tashmë është anëtar i këshillit bashkak për bashkinë Fier.

Përtej këtij fakti kokëfort, ngjarja vijon të nxjerrnë në pah element të tjerë, pasi ndonse, përgjegjësi i godinës Nr.3 paraburgimit Mentor Muceku ishte në lartësinë e detyrës, çuditsishtë u pushua nga puna, madje duke e akuzuar për shkelje të rëndë të rregullave të shërbimit.

Konkretisht Derejtoria e Burgjeve me datë 21. 03.2014, me urdhër 21/44 jep urdhër të largimit nga detyra të Mentor Mucekut ne motivacionin “shkelje e rëndë e rregullave të shërbimit duke cënuar elementët e sigurisë”!?

Sipas. Mentor Mucekut, djegja e burgut të Rrogozhinës ishte lojë djallëzore e drejtori të burgurit Fredinat Duksani, që të trasferohej si drejtor i burgut të Fierit që në atë kohë ishte në përfundim e sipër dhe tjetra pushimi nga puna i disa punonjësve që sipas tij nuk ishin lojë e tij me të burgosurit, pasi Fatmir Kajolli i mbrojtur nga politika ose i paprekshmi nga drejtësia, donte të mbante lidhje me kriminelët që ndodheshin në burgun e Rrogozhinës dhe të shtrinte afeat e korrupsionit me drejtorin e burgut Artur Zoto.

Drejtoria e Burgjeve jo vetëm që nuk i qëndron deklaratës publike që citon se “Ndërhyrja e menjëhershme e stafit ka bërë të mundur neutralizimin e ngjarje”, por pushon nga puna policin Mentor Muceku, madje e fut në konflik me të dënuarit duke e bërë përgjegjës për ngjarjen dhe të përndjekur nga banda e krimi dhe familjarët e tyre sa sot ndodhet i lëshuar nga shteti në gojnë e krimi.

Ngjarja e burgut të Rrogozhinës fsheh dhe një tjetër mardhënje, Fatmir Kajolli ka lidhje të ngushta me ish-drejtorin e burgut të Rrogozhinës Ferdinat Doksani, ku më heret ishte i burgosur në këtë burg për shpërdorim detyre dhe më pas kthehet drejtor burgu.

Lidhja e politikës me krimin dhe futja në sistem e korrupsionin, bëjnë që shteti të jetë i dorëzuar përballë paligjshmërisë dhe abuzivitetit me ligjit, pikërisht nga ata që duhet të zbadojnë ligjin duke e cuar sistemin e drejtësisë në një kaus të vertet, si përsa i përket zbatueshmërisë së ligjit, por për ta përdorur ligjin si mashë në interest ë tyre dhe kundër shumicës.

Ndonse është bërë shumë përsa i përket reformës në uniformat të rendit, vitet që lamë pas kanë lënë pasoja të pa riparueshme, pasi janë hedhur në rrugë shpesh herë punonjës polici pa e merituar, herë se janë bërë viktima të politikës dhe herë për të mbyllë ngjarje si ajo e Rrogozhinë një vit më parë, apo duke mbajtur në efektivat e uniformës së rendit njerëz që i kanë shërbyer krimit apo lidhur me krimin.

Reformat duhet të jenë të shtrira paralen në të gjithë hallkat e ligjzbatimit, pasi nëse nuk funksionojnë organet e parandalimit, të ndjekjes të akuzës dhe të drejtësisë, krimi është i disponueshëm të rritet, forcohet dhe ti bëjë karshillik vetë shtetit duke e degraduar atë.

Krimi duhet sulmuar që nga koka e politikës dhe palët politike kanë një marrëveshje për dekriminalizimin, por deri më tani nuk kanë bërë asgjë por akuzojnë palët për krime. E njëjta marrveshje duhet që të ketë një dakortësi në reformën në drejtësi, ose të ndryshojnë mënyrën dhe sistemin qeverisës duke sjellë një president nga populli, pasi në të gjitha rastet reforma në drejtësi kërkon prekjen e themelit të ligjit siç është kushtetuta e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat