Dështimi i Bashës, suksesi i Ramës apo triumfi i Metës?

Opinione

Dështimi i Bashës, suksesi i Ramës apo triumfi i Metës?

Nga: Zenel CELIKU Më: 2 korrik 2015 Në ora: 13:45

Zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015,si asnjëherë tjetër,janë bërë larg zhurmës dhe politikës së vjetër,ku shanin,ofendonin,shpifnin pa limit për njëri-tjetrin.Por një nga të këqiat e politikës së vjetër demode,sërish mbeti tek disa politikanë të cilët ne I shikojmë si një gjeneratë të re,por realisht mbeten tek radhët e politikanëve të vjetër.Gënjeshtra dhe mashtrime me bisht,janë hedhur sërish nëpër mitingje,duke menduar se shqiptarët akoma nuk kuptojnë,apo duke menduar se shqiptarët do t’I hajnë cfar të thenë liderët mediokër të ashtuquajturit figura qëndrore të partive politike.

Le ta fillojmë me PD dhe lideri e saj-Lulzim Basha.Pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e përgjithshme të 2013,në krye të kësaj force të madhe politike,u emërua le të themi,Lulzim Basha.Cilido që mësoi lajmin se Basha do të jetë në krye të PD,është gëzuar dhe e ka pritur mjaft mirë,duke menduar se,edhe nëse Basha nuk do të jetë lidër I vërtetë,përsëri do të fusë një frymë të re dhe europiane në PD,por më e rëndësishmja është se demokratët prisnin nga Basha,largimin e ish ministrave për të cilët shqiptarët nuk duan ti dëgjojne emrat e tyre të korruptur.

Një nga ata që kanë besuar tek formimi I Bashës,kamë qënë edhe unë,I cili e kamë mbrojtur me forcë në televizione dhe gazeta,idenë se Basha do të bëjë shumë punë të mira,Ai i ka të gjitha kapacitetet që të bëjë reformë brënda PD,mendoja unë,se Ai do ta cojë PD drejt lartësive që kjo parti meriton.Tani pas afro dy vite të Bashës në krye të PD dhe si kryebashkiak,shikoj se paskam qënë mjaft I gabuar,Basha jo vetëm nuk mundi të bëjë reformë brënda PD,për të larguar figurat e vjetra të djegura,tej të konsumuara në opinion,por Ai nuk mundi të krijojë një grup,një ansambël besimplot e simpatik për elektoratin e PD,ku të mund të grumbullonte rreth tij dhe PD,njerëz me integritet,me ide të reja shoqërore,njerëz me vizion europian,njerëz që gëzojnë respect dhe simpati në shoqëri.

Një fjalë e urtë popullore thotë,”trimi I mirë me shokë shumë”,por Basha nuk bëri as shokë,dhe as bashkëpunëtorë të vullnetshëm,të përkushtuar dhe politikanë të kualifikuar.Si I tillë,Basha mori përsipër të bënte I vetëm fushatën parazgjedhore për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015.

Ai cili takoi elektoratin demokrat kudo në Shqipëri,duke shpalosur idetë e tij dhe të partisë që ai drejton,apo nuk e drejton de facto,në përfudim doli realisht I dështuar.Si një politikan që ka zhgënjyer mijëra e mijëra njerëz,Basha i hapte dhe i mbyllte takimet elektorale,duke shpreh cinizëm eksptrem,akuza dhe baltosje ndaj kundërshtarëve Rama dhe Meta.Basha dekraronte se do të ulte TVSH,ndërkohë që kjo është kooptencë e qeverisë qëndrore,premtonte se do të ulte taksat në maksimum,në një kohë që pushteti vendor ka në kooptencë që te ulë taksat jo më shumë se 30 %.Ai premtonte se do të ulte cmimin e karburantit,në një kohë që nuk e bën dot pushteti vendor.Basha deklaroi se në 4 vjet në krye të Tiranës,ai kishte investuar më shumë së Edi Rama në 11 vite ( hahahaha),në një kohë që rugët e Tiranës kurrë nuk kanë qënë më keq se tani,mjafton të shikosh Pazarin e Ri,të duket vetja se je në Kandahar-ky na qënka kryebashkiaku I Tiranës dhe lideri Europein tek I cili unë mendoja se do të sillte një model të ri politikë?Për dijeninë e atyre që nuk e dine,Basha ka jetuar më shumë jashtë Shqipërisë,se sa në vendin e tij,Me ketë dua të tregoj se Ai nuk e njeh fare psikologjinë dhe mentalitetin e shqiptarëve.Ai mendon se Shqiptarët janë si në 1992,kur I thonin popullit se “Cekun e bardhë” e kemi gati,vetëm votoni PD.

Kështu,para këtyre gafave dhe mashtrimeve popullore,Basha dëshotoi dhe u ballafaqua me bllofin popullor,duke marë vetëm 15 bashki-te barabarta me 25 % të subjekteve zgjedhore-më keq nuk kemi qënë as në 1997 tha Topalli.E megjithatë,Basha pas humjes së thellë,doli para shqiptarëve plot eufori duke deklaruar se PD ka fituar shumë bashki,mbas tij dolën dhe po dalin edhe ca Kadillra,ca Bogdanra e të tjerë që I fryjnë fyellit dështak te Bashës.

Nga shumë e shumë njerëz ne bashkëbisedime,vërej se elektorati I PD kërkon ose të rikthehet Berisha aktivisht në krye te PD,ose të zgjidhet një figurë nga radhët e PD,që ka karizëm,që është orator me këmbë në tokë,që është populist,pse jo edhe me doktrinën e Berishës.Kështu demokratët në masë mendojnë se PD do të ringrihet duke qënje opozitë e fortë dhe potenciale.Pa pritmas,Dje Basha deklaroi publikisht se Ai ka marë të gjitha përgjegjësitë e kësaj humbje katastrofike,dhe përsëri Ai premtoi se në zgjedhjet e përgjithshme të 2017,do ta ringrejë PD në dyfishimin e votive.Skandal më të madh nuk ka,sipas tij,ai nuk ka ndërmënd të largohet nga kreu I PD,kjo rikonfirmon dështimin e radhës të Bashës,por edhe të PD.

Kjo është sa për të qeshur,aq edhe për të qarë,kur një lider merr përsipër përgjegjësi që I takojnë për një humje katastrofike,dhe nga ana tjetër,sërish me papërgjegjshmëri qëndron në krye të asaj force që Ai e katandisi në 25 % të totalit të bashkive në vënd.Nëse në PD në krye të kupolës do të vazhdojë të qëndroje sërish Basha me disa të tijët,pa asnjw dyshim,PD do të bjerë edhe më keq sa në 21 Qershor 2015,pa diskutim do të dale forcë e tretë politike në vënd.

Nga ana tjetër,shikojmë suksesin spektakolar të liderit të PS-Edi Rama,I cili e nisi fushtën e tij me sportivitet,pa kollare,ndryshe si kundërshtari I tij,me pak premtime,serjoz në projektet që Rama pariqiti,nuk ishte cinik,as ironic edhe pse në mjaft raste merrej me humor me kundërshtarin.Por,Rama ia doli me sukses të plotë kësaj gare shumë të fortë,sepse nuk bëri premtime bombastike ku ti konsideronte shqiptarët si njerëz që cfar mashtrimesh ju thua,ata I hajnë të gjitha sikur të mos jenë ata,që të japin pushtetin.Mendoj se për Ramën kjo është vetëm një fillim I mbarë.Tani e tutje Rama do të ketë përgjegjësi edhe më të mëdhaja,tani Rama ka mundësi dhe momentin që suksesin e kosiderueshëm në zgjedhjet e 21 Qershori,ti kurorëzojë me sukese të metejshme.Kështu Rama vërtetë do të ngelet në hiostori.Nëse kjo nuk ndodh,atehëre Ramën e pret dështimi I Bashës.

Mbas dështimit të Bashes,edhe mbas seksesit spektakolar të Ramës,kemi një figurë të tretë mjaft të fortë-Ilir Metën,I cili në këto zgjedhje,vërtetë ka triumfuar,sepse ka marë rreth 40 000 vota më shumë se në zgjedhjet e 2013.Fushata e LSI realisht ishte shumë agresive,për të cilën shumëkush kishte qëndrime kritike,kudo me vënd e pa vënd kemi akoma flamuj dhe postera të LSI,ka shumë “gojë të liga”që thonë se LSI ka blerë me para 1/3 e votive që ka mare më 21 Qershor.Nga ana tjetër kemi përpara një LSI të forte dhe me ambicie për t’u ngjitur më lart,ku në krye qëndron I fuqishem Ilir Meta me shumë bashkëpunëtorë,me shumë populizëm,shumë karizmatik,por edhe me premtime të theksuara,ku premtoheshin punësime,të cilat LSI vërtetë I realizon.

Sëfundmi,bashkimi bën fuqinë,PS & LSI & PDIU fituan 46 bashki,dhe ky është një sukses I madh I të majtës,ndaj rezultati duhet të lexohet me përgjegjshmëri dhe serjozitet nga PD,e cila duhet të bëjë analyze të thellë dhe apel vehtes,për bashkim forcash me partitë e tjera,dhe për mobilizim të PD kudo ku në vënd,por sigurisht me përkushtim madhor,sepse PD ka përpara dy forca politike shumë potenciale dhe që gezojnë besimin e fortë në popull.Duhet të theksojmë se,pas 23 vite demokraci e zhgënjime në Shqipëri,tani shqiptarët përgjithësisht janë mirë në gjëndje të lëshojnë besimin e tyre tek ajo forcë politike që nuk gënjen,por punon,punon dhe shikon larg për të ardhmen e shqiptarëve.Le të besojmë se PD do të dijë të gjejë gabimet dhe dëshitimet e sajë në zgjedhjet e 21 Qershorit,sepse vetëm kështu PD do të ringrihet atje ku I takon kësaj partie,tek e cila vrapuam të gjithë në fillimet e sajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat