Krahasimi i daulles

Opinione

Krahasimi i daulles

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:19

Në kujtim të (e premte) 2.(dy) korrikut 1990,kur delegatët e Kuvendit të Kosovës,nën qiellin e hapur dhe para grykave të automatikëve dhe të tankeve sërbe,me vendosmëri burrërore,heroizmëm e patrotizëm;shpallën:

DEKLERATËN KUSHTETUESE TË KOSOVËS.

Ju qoftë nderë e lavdi për trimërinë vendosmërinë që treguan për të këte akt madhor historik.

Më kujtohet si sot,ishte ditë e premte(unë isha i pamundur),vështroja rrugën karshi,ku çdo njeri kishte me vete aparatin e radios dhe ishin nisur për në xhami,por mendjen e kishin ngulitur te epilogu i kuvendarëve(rreziku i tyre) dhe Kuvendit të Kosovës.

Me të përfunduar mbledhja fatlumërisht,mbi njëzet burra erdhën te unë për të ma uruar,si thonin,Republikën .

Rizah Kqiku, që nga larg,se frikohej që po vonohet,lëshoj zë:

-O Haki miku:-Fituem!Për hajr Republika!

Njerëzit përqafoheshin dhe me lot gëzimi uronin njeri tjetrin.

Vërtet,ishte një gëzim festiv për popullin,çka sejcili shprehte gëzimin në mënyrën e vet.

Disa me nxitim kaptonin shpatinën për ta dhënë këte sihariq në familje.

Bashkë me gëzimin ishte edhe meraku,se çka do të ndodhë me delegatët?

Ky veprim heroik ndodhi para (25) njëzet e pesë vitesh dhe gjithë festohet si rast heroik me përmasa historike.

Këte ngjarje edhe më madhështore e bëri komenti në radio,nga poeti,Fahredin Gunga,të cilin koment meriton ta publikojnë gazetat dhe ta emetojnë RTV-të.

Të shihet e mësohet sesi pregaditet një koment festiv publik.

Kuvendi i tashëm pa frikë,por edhe pa gatishmëri për veprime politike dobiprurërse,votoi kundra vetvetës e kundra Kosovës,por në dobi të kriminelëve,banditëve e SHIK-istëve.Këta deputetë u poshtëruan(jo të gjithë),ndërsa Kuvendi si kolektivitet,ra në provim dhe u poshtërua.Prandaj Kuvendi i sotëm,nuk benë funksionin e Kuvendit,por mbetet si paradoks dhe i pa koncept për veprimtari positive.

E ka lëshuar trenin arave….!

Nëse tërheqim një paralele mes Kuvendit të 1990-tës,trimëri e heroizëm për veprim,kur gjokset ua matnin tytat e tankeve dhe të automatikëve dhe të sotit 2015 nën kupolën e lirisë,që shalakatën në karrika,por,mjerisht,përcaktohen për ta penguar zhvillimin normal të Kosovës,ku bien poshtë me veprimin kontradiktor juridik dhe politik,prandaj edhe mbetën të shëmtuar dhe të koritur.

Këtu krahasimi dallues është shumë i qartë,si dita me natën,si drita me errësirën.

Kuvendi i 1990 -tës shpërndan rreze të dritës,prandaj i themi : Lavdi!

Prandaj e festojmë me krenari çdo 2 Korrik,ku edhe përkujtojmë me lavd e krenari veprimin heroik të delegatëve.

Urime Kosovë,urime populli im 2 korriku-festë kombëtare me bazë në fitore!

Çka të them për Kuvendin e sotëm të domunuar nga kriminelët,hajdutët dhe haçmbledhësit?!!

-Destruktivitet,koritje e poshtërsi,pengestarë në zhvillimin juridik e politik të Kosovës.

SHBA-të ju vijnë tash me hosten që edhe emrin e vet nuk kanë me ditë me tregue.

Të gjithëve:Gëzuar 2 korriku historik!

Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat