A e kanë humbur kredibilitetin Qeveria dhe Parlamenti ?

Opinione

A e kanë humbur kredibilitetin Qeveria dhe Parlamenti ?

Nga: Skënder MULLIQI Më: 30 qershor 2015 Në ora: 01:19

*Çfarë qeverie kemi?
* Më të dobët zor mund ta gjejmë
*Pse e dobët , sepse koalicioni PDK-LDK ishte koalicion i zorit.
*Ky koalicion mu për ate edhe po tregohet jo funksional
* As gjë të hajrit për popullatën e demoralizuar dhe të frustruar nuk pamë prej themelimit të Qeverisë Mustafa. As gjë të hajrit nuk pamë as në planin e mbrendshem zhvillimor as në planin e jashtem
*Ky koalicion u bë me bekimin e Isa Mustafës , dhe tash shihe në çfarë deregje ka ardhur vendi
*I mori mbi vete të gjitha obligimet , e tash hajrin ua paftë dështimeve radhazi që po i vijnë

*Deri me tash kryeministri më shumë u mor më deklarata politike , së sa që u interesua që të bëhet diq më shumë për përmirësimin e jetës së keqe në Kosovë
*Prej së e mori mandatin kjo qeveri filluan grevat , protestat , dhe pamë diqka shumë të ndieshme dhe të dhembshme , ekzodin e dytë të shqiptarëve pas ekzodit biblik të detyruar nga Serbia
*Nuk u punësua gjatë kësaj kohe asnjë përson nga qeveria
*Mustafës nuk i shkoi fjala as kur doli në votim para kuvendarëve propozimi për ndryshime në kushtetutë lidhur me Gjykatën Speciale

*Dhe më gjasë kjo qeveri nuk do ta këtë gjatë pas gjithë asaj çka ndodhi gjatë kesaj përiudhe , te cilat i dinë opinioni
*Zatën formimi i gjykatës do të ndodhë ,por Mustafa zor së do ta këtë përkrahjen e faktorit vendimarrës ndërkombëtar
*Angela Merkel me gjasë do ta qorton ate rënde në takimin që pritet shpejt të ndodhë.
*Të kthemi pak të Kuvendi si institucioni me i lartë i shtetit
* Aty janë futur gjithëfare njerëzish pa kurrfare kredibiliteti
*Një grup njerëzish të pa përgatitur , dikush u fut me krah , dikush me vota të vjedhura dhe në mënyra të tjera të pa moralshme . Këta parlamentarë nuk janë të zotët bash për asgjë
*Zoti na ruajte nga kjo strukturë politike, që janë shpërfaqur si të padijshem , të pa dinjitetshem, garniturë profiterësh politik , të cilët kanë krijuar pasuri pa fije mundi dhe pa fije turpi
*Shpesh në shkrimet e mia kuvendarët i kam quajtur klub cirkuzantësh, dhe vërtetë këtë epitet e meritojnë
*Ata nuk po i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të sterlodhur ekonomikisht , veq interesat e tyre profitereske

*Vërtetë ndërkombëtaret e kanë vështirë edhe me kënd të bisedojnë
*Koha është që kjo kastë politike të shkojnë në shtëpi sepse moti janë tjetërsuar nga kërkesat e popullit ...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat