Qeni i keq sjell ujkun n`torishtë

Opinione

Qeni i keq sjell ujkun n`torishtë

Nga: Haki N .Bunjaku Më: 30 qershor 2015 Në ora: 01:00

Kosova,e përvetsuar nga “komandantët”,kriminelët,banditët dhe hajnat ordinerë,kurrë nuk pati kohë e mundësi të merret me vetvetën,me punët e veta,me sistemin juridik e të ngjashme.

Sot,ata që e çliruan( SHBA dhe NATO),po kërkojnë që Kosova të jetë shtet juridik funksional.

Shtetin nuk e mbajnë kriminelët,shpiunët,agjensitë e nëntokës(SHIK-u),por ligji dhe zbatimi I tij njëjt për të gjithë.Pa dallim.

Ligji është alfa dhe omega,është armature që mba shtetin.Te ne,hasi në pengesë për zbatim mu nga kryesuesit e tij.Prandaj ndërkombëtarët,në krye me SHBA-të,me të drejtë e me ngulm po kërkojn krijimin dhe vendosjen e Gjykatës themelore në Kosovë.

Këtu do t`ketë duart plot punë.

Nuk presupozoj se me cilët do të mirret,sepse ka shumë dhe të profileve të ndryshme,po si OVL e UCK-ë me “koçe n`dërrasë “ nuk ka.

Të mirremi vesh:

Gjykatën special,nuk po e kërkojnë “kundra” UCK-istët,nuk po e kërkon Sërbia as Brukseli,por vetëm e vetëm vetë Kosova me arrangopët e pabindur,që po synojnë ta marrin shtetin dhe ta pralizojnë çdo veprim pozitiv në Kosovë.

Këte shqelmosje(paradoksale) po e bëjnë liderët e disa partive,si Ramush Haradinaj,Albin Kurti dhe OLV-ja e rrejshme me komandantët e shpifur.

Jo vetëm që po bëhen kontradiktorë,por edhe injorantë.Sepse iu ka ikur dheu nën këmbë dhe se kanë hetuar.Vetë nuk e kuptojn dhe kush nuk u aka shpjegue se kjo është punë e kryer.

Nuk ua varë kush.

Një ilustrim:

Jam tybeli me hi n`hapsane

Në kohën e sundimit të Turkisë,një Alia i Rrahmanit,duke jetuar në Malësi,ku nuk qarkullonin shpesh pjestarët e hyqmetit tur;ju kish mbush mendja se është i pa prekshëm,rrezistent.Por,kur ia kishin mbledhur shenimet,dalin sejmenët dhe e marrin.

Kur e quen para dyerëve të burgut(hapsanës) nguli këmbë.

Jo,këtu nuk hi se jam tybeli.Na ta prishmi tyben.Shiko mbi derë:

-All-llah jok tur!

(ripostim)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat