Të gjykoshë vetëvetën do të ishte më mirë, të tjerët nuk kanë mëshirë…

Opinione

Të gjykoshë vetëvetën do të ishte më mirë, të tjerët nuk kanë mëshirë…

Nga: Dedë Preqi Më: 29 qershor 2015 Në ora: 14:40

S’ka ndonjë variantë tjetër se UçK-ja, të kalojë nëpër një sitë, që të kullohet, apo të sitohet nga ndonnjë gjykatë speciale, e cila është e konstruktuar dhe planifikuar posaqërisht për krimet e saj, nga të bëmat individuale, apo kolektive gjatë luftës së fundit në luftën ndaj okupatorit serb në Kosovë. Megjithatë, ekzistojnë edhe disa varianta tjera, të cilat deomos nisen nga shërbimet sekrete serbe, konturat e sëcilës vetëm paralajmërojnë shumë herë në reagimet e tyre politike dhe mediale, që ta fitojnë luftën e tyre psikologjike për ta ripushtuar Kosovën, dhe varianti tjetër mund të nxirret nga këshillat e Akademisë së Shkencave të Beogradit dhe mitëve serbe, se Kosova të mbetët „djepi i ëndërrave serbe“.

Sidoqoftë, rrjedhimet e kësaj „dashurie të zjarrtë“ që ka Serbia ndaj Kosovës, provohet të tregohet para botës, se Lufta çlirimtare e UçK-së, e cila ishte në mbrojtje kundër okupatorit serb nuk ishte luftë e pastër çlirimtare, por „vrastare“, e cila në këtë rast bie viktime e sëcilës dhe bëhët përgjegjëse e çlirimit të popullit vet, e tokave të veta dhe teritorit të vet, dhe për këtë arsye ajo duhet të denohet sipas ligjeve njerëzore , apo „okupatoriale“. Në këto supozime po dyshon edhe Bashkësia Europiane dhe ajo Ndërkombëtare, duke përkrahur një supozim të tillë, duke u nisur nga qëndrimi se kjo luftë duhet të pastrohet nga njerëzit që kanë bërë krime, posaqërisht të formohet një „Gjykatë Speciale“jashtë vendit, dhe të denohen vetëm ata pjesëtarë të UçK-së, të cilët kanë dëmtuar pjesën e popullatës serbe.

Populli shqiptarë i Kosovës, shumë shtrenjtë po e paguan çmimin e lirisë dhe për të drejtat e veta. Kur ky vend duhet të merret kryesisht me problemet e veta jetike dhe ekonomike, apo tërë jetën të balafaqohet me të kaluarën e saj të hidhur. Nuk mund të thuhet se edhe marrëveshjet të cilat ndodhën në kohën e fundit në Bruksel, në mes Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e Bashkësë Europiane, ishin aq të frytshme, apo të cilat arritën ndryshimin e marrëdhënieve pozitive në mes këtyre dy vendeve, duke dëshmuar se ato ishin vetëm sa për „sy e faqe“, të cilat akoma nuk u realizuan dhe nuk arritën objektivin e duhur, sepse rrolin e saj e mësuan edhe fëmija, e cila nuk e ka brengën e marrëdhenive pozitive me Kosovën, por brenga e saj është që Kosovën ta mbajë nën kthetrat e veta dhe përmes saj, të përmbushë planet dhe programet e veta, që të inkuadrohet në BE.

Kosova është e rënduar deri në maja të hundës me problemet e veta jetike dhe ato socio-ekonimike, të cilat e atakojnë përditë me hallet e tyre popullatën e vendit dhe aq më pak është e nevojshme të bëhët sot viktimë problemeve dhe kurdisjeve të ndryshme të qëllimshme, apo të pa qëllimshme, që të humbë kohë me të kaluarën, kur dihet se kush ishte okupatori i saj dhe kush shkakëtoj gjenocid ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Dhe ky është realiteti kosovar, që ky vend të ngritet me kapacitetet e veta dhe popullata të merret me vetëvetën, që problemet e veta ti zgjedh përmes Institucioneve të vendit, dhe problemi i integrimit të tyre dhe problemi i zhvillimit të përgjithshëm të reflektohet përmes këtyre institucioneve vendore dhe jo nga ato paralele, apo logjikës së vendeve tjera, të cilat bien ndesh me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Çështja qëndron në atë, që të shihet se sa kemi arritur në sistemin ligjor dhe të demokracisë së vendit, në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, që ato ti realizojmë edhe në praktikë, sepse demokracia e vendeve dhe kombeve të zhvilluara është e lidhur me këtë realitet, prandaj, edhe Kosova, të jetë një vend i tillë, që me shumë mundime kaloj në këtë periudhë të filtruar. Për këtë shkak, edhe ngjarjet e protestave të qytetarëve dhe organizatave jo qeveritare mund të jenë edhe kundër deformimëve në zhvillimet e vetëqeverisjes dhe kundër deformimëve në praktikën politike, dhe në të njëjtën kohë, ato janë kërkesa dhe vullnet i vetë popullit të Kosovës, që të zvogëlohet rrjedha e veprave të kqija, në këtzë rast edhe kundër Ushrisë çlirimtare të Kosovës, e cila luftojë për lirinë dhe çlirimin e vendit të vet.

Lufta e popullit tonë dhe UçK-së, për liri dhe pavarësi ishte e drejtë dhe e domosdoshme, e cila luftojë të fitojë edhe pse me përmbajtje plotësisht armiqësore, ajo ishte luftë që meriton lëvdatë, sepse atë e vlerëson populli i saj i vetëmbrojtur dhe e cila nuk krahasohet dhe lahet me asgjë, as me vdekje, si e drejtë sublime e një populli të guximshëm dhe heroik që luftojë me shekuj për të drejtat e veta ndaj okupatorëve të ndryshëm dhe ndaj okupatorit serb, që duket si një ndër zhugat më të qelbura të kësaj epoke dhe epokave tjera moniste të mbetura në Ballkan.

Mos votimi i ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës, në favot të formimit të Gjakatës Speciale jashtë terotorit të Kosovës, për gjykimin e njerëzve të UçK-së, që supozohet që kanë bërë krime ndaj popullatës serbe në luftën e fundit në Kosovë, vullneti i partive politike opozitare, apo i deputetëve të Parlamentit të Kosovës, tregon qartë se, autorizimet e tilla dhe ligjet selektive ndaj një populli nuk janë të shëndetshme për asnjë popull në botë, dhe nuk përputhën me ligjet demokratike dhe ligjet e drejta ndërkombëtare, sepse një veprim i tillë po e cënon të drejtën e një populli dhe sovranitetin e një vendi, i cili i ka të gjitha Institucionet e veta të veprojë për një rast të tillë, dhe në këtë rastë viktima të suprimohet nga të drejtat e veta, e cila bie ndesh me gjitha ligjet njerëzore dhe të drejtat e një populli, që luftoi dhe sakrifikojë çdo gjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe popullit të vet, siq ishte rasti i UçK-së, dhe popullit të saj.

Çlojë po luhet me Kosovën dhe sovranitetin e saj???

Retorika e atyre që mendojnë që ta rikthejnë edhe njëherë këtë qështje në rivotimin e Parlamentit të Kosovës, është një retorikë e gabuar, sepse po bie ndesh me vullnetin e një populli, edhe nëse merrën hapa të veqantë nga ekzekutivi ndërkombëtarë, ose edhe pse Bashkësia Europiane dhe ajo Ndërkombëtare janë në vlerësim të asaj që Kosova humbë poenat e veta politike dhe strategjike në rrugën e saj drejtë rrugës Euroatlantike, por ç’dobi ka ky popull, kur po privohej nga liria dhe sovraniteti i saj, si popull dhe komb i lirë, të cilit i cungohet e drejta e shprehjes dhe vullnetit të lirë, e posaqërisht e drejta e të deleguarit të popullit, siq është deputeti i votuar nga vetë vullneti i popullit të vendit.

Askush nuk e ka të drejtën që ta cungojë lirinë e një populli dhe vendi, sikur dhe lirinë e shprehjes së deputetëve në Kuvendin e Kosovës, që të shprehin vullnetin qytetarë për të drejtat qytetare, andaj as ambasadorët e huaj dhe askush tjetër nuk duhet të ndërhyjnë në vullnetin qytetar, të cilët shprehin mendimet dhe sygjerimet e veta për të ardhmën e tyre, pa marrë parasysh se në Kosovë janë shumë vende mike, që mendojnë për të ardhmën dhe të mirën e këtij vendi, por çdo gjë në të mirën e këtij vendi të bëhët në përputhshmëri edhe me vullnetin qytetarë, kurrsesi të imponohet vullneti dhe interesat e tyre. Edhe opozita në qeverinë e Kosovës, duhet ta shikojë fytyrën e vet qeverisëse të pa lakmueshme, që nuk dëshmon për një politikë të mirëfilltë dhe zhvëllimore të vendit, e cila duhet ti merr parasysh konceptet dhe format e mendimit të poezitës kundërshtuese, sepse klima e saj acaruese i kalon kushtet e një klime që e afron popullin e Kosovës.

Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo Europiane, duhet të shikojë pa llupë gjendjen e Kosovës, sepse Kosova akoma është e okupuar, edhe pse shumica e këtyre vendeve angazhuan forca të pa para luftarake, sikur që ishte NATO, dhe hargjuan mjete maramendëse, vetëm e vetëm për ta çliruar Kosovën nga okupatori serb, ndërsa sot e di fere mirë tërë bota, se pjesa veriore e Mitrovicës, nuk është e çliruar në mënyrën korekte dhe me çfarë qëllimi është lënë ajo pjesë e vendit e pa çliruar nga regjimi i Serbisë, atë dikush e dinë më mirë dhe ka strategji e dorë njeriu që ka ndikuar në të ardhmën e saj. Sepse një gjendje e tillë, e cila pak ka dallim pothuaj se një gjendje lufte në mes shqiptarëve dhe serbëve të vendit, të cilët sëcilën lëvizje dhe taktikë e kanë nën diktatin e Beogradit. Ura mbi lumin Iber, e cila urë dhe zonë quhet „Parku i Paqës“, e cila, kurdo herë mund të metët, jo park i paqës, por ndonjë një „mollë sherri“, e cila simbolizon urrejtje ndëretnike.

Banorët shqiptarë gjinden në krizë të përditshme, të cilët nuk janë në gjendje as ti vizitojnë pronat e veta në veriun e saj nga kriminelët serb të vendit, andaj, është teori e kotë e kryeministrit dhe kryetarit të vendit, nëse thonë, apo krekosën se vendi është i lirë dhe shtrihet sovraniteti dhe ligjet e Kosovës në tërë vendin.

Në asnjë vend të botës demokratike nuk kufizohet e drejta e shtetit ekzistues, përkundrazi edhe në Kosovë duhet të zhvillohet demokracia dhe vullneti qytarë, në mënyrë që demokracia të avansohet dhe të mos ngushtohet aq sa të kthehët në situatën e pa dëshirueshme dhe destruktive, sepse Kosova e sotme është e fuqishme dhe ka forcat e veta të shëndosha, me Rininë e saj intelegjente dhe shumë përspektive, në duart e sëcilës është edhe e ardhmja e Kosovës së lirë e demokratike. Kosova e ka shtetin e vet ligjor, e cila ka forcë dhe elemente të nevojshme të gjygjësorit dhe të tjera, për një sukses të demokracisë në vendin e vet, dhe aq ka mundësi që gabimet, apo supozimet e krimeve, ti korigjojë dhe gjykojë në bazë të Kushtettutës dhe ligjeve të veta, sikur që i kanë Institucionet përkatëse ligjore edhe vendet tjera të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat