Kosova dhe nevoja për protest domosdoshmëri e kohës

Opinione

Kosova dhe nevoja për protest domosdoshmëri e kohës

Nga: LL.M Dardan Vuniqi Më: 29 qershor 2015 Në ora: 13:45

Ditët ikin, ndërsa bashkë me to dhe rinia jonë. Por ditë më të mira, nuk vijnë.
Shteti Kosovës, “Kosova Demokratike”, tash pesëmbëdhjetë vite ende nuk është stabil madje, madje ngelet edhe si shtet i pa aftë për t’i plotësuar nevojat elementare të gjithë qytetarëve të vetë, përkatësisht grupeve etnike, fetare dhe kulturore, prandaj edhe shihet nga grupe të ndryshme si diskriminues nga të menduarit, në njërën anë, apo si “kafshatë e lehtë” nga ekspansionistët në anën tjetër (Politikanët e korruptuar). Ndërsa ne, ende ne gjumë dhe nuk kërkojmë ndryshim agonia na ka kapluar dhe jemi pajtuar. Pushteti i tanishëm nuk është në gjendje ta projektoj vetën jashtë pushtetit, vetëm është vazhdimësi i dëmtimit të imazhit të Kosovës karshi akterëve ndërkombëtar, kjo elitë politike nuk mund ta përjetoj veten jashtë politikës dhe do te mundohen të jenë pjese e tij me çdo kusht. Dhe mbajtja me çdo kusht do ta dërgon Kosovën në një rrugë pafund. Mbledhja e fundit në Kuvend të Kosovës për Themelimin e Gjykatës Speciale ishte një indikator për të treguar edhe njëherë që ekspansionistët (Politikanët e korruptuar), mendojnë për vete dhe jo për interesin shtetëror.
Optimizmi na mban gjallë por, në rastin tonë nuk e di ku bazohet ky optimizëm kur dihet mirë se në Kosovën e kanë kapluar vetëm gjëra të liga dhe është duke ecur me hapa gjigant drejtë humnerës.
Mendoj qe një pjesë shume e madhe e kësaj shoqërie ndihet e shpronësuar ndihet e pafuqishme në mundësinë e vendosjes, e as te pyetet për çka do. Kronologjikisht lidhem me vitin 1981, kur protesta janë quajtur Demonstrata për liri dhe pushteti ishte i befasuar nga demonstratat ngase ekzistonte bindja se vendi është i lirë. Por, mund te themi se edhe sot duhet të protestohet për liri. Ndërsa përsëri pushteti i tanishëm do të ndihet i befasuar ngase do të konsideron se ne jetojmë të lirë. Por jo, nuk jemi të lirë për deri sa ende punësohen militant dhe familjar të pushtetarëve është e kotë. Por, është çështje e interpretimit të lirisë për aq sa bëhet fjalë. Edhe për definicionin e dhunës sot, ka gjenerata që ndihen qe nuk janë të lira ne ndoshta ne mundemi të mos i kuptojmë e mundemi edhe ndoshta te mos i arsyetojmë dhe pikërisht këta duhet të jenë protestues mesatar. Por interpretimet e lirisë dallojnë edhe nga periudhat historike dikur ne nuk jemi ndier te lirë edhe pse kemi jetuar ne Jugosllavi dhe nenë regjim. Po ashtu, sot njerëzit ndihen të lirë.
Kosova, ka një mori të ligjeve të cilat nuk gjejnë zbatim për shkak të ekspansionistëve politikanëve të korruptuar. Protesta- E drejtë e Garantuar me Kushtetutën e vendit, por a po kërkon qytetari të drejtën e tij për liri pas tërë këtyre ngufatjeve qe po i bëhet apo është njëri ndër shkaktar edhe varfëria ekstreme gjykojeni vetë.
Ne jetojmë me një shoqëri ku shkollimi është vegël e riprodhimit të një kategorie injorantëve. Po ashtu, gjykatat nuk janë themeluar që të lirojnë kriminelë, por t’ i ndëshkojë ata, por Kosova bënë përjashtim nga kjo rregull. Ne, jetojmë në një shoqëri ku punësimi dhe mbijetesa, është çështje individuale. Ndërkohe, që për çështje kolektive nuk ekzistojnë përgjegjësi por ekzistojnë vetëm privilegje. Vijmë ne përfundim se protestat duhet bëhen për një apo dy apo edhe shumë arsye. Koha ikën dhe na pret si shpata, andaj ta shfrytëzojmë dhe të protestojmë, të zgjohemi nga agonia dhe të kërkojmë ndryshimin pa harruar se ndryshimi jemi ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat