Të jemi të mendimit për një

Opinione

Të jemi të mendimit për një

Nga: Arsim Haziri Më: 30 maj 2015 Në ora: 18:54

Kumanova, rast mëse i nevojshëm për opinionin e mbarë politikbërës që dëshmoi fuqishëm se zhvillimet politike maqedonase vazhdimisht ngritën në mospërfillje maksimale ndaj popullatës shqiptare, që ndjeshëm marrin përqindje në kuptimin demografik të fjalës.
Koha e fundit që i atakoi popullatën civile me aksionin policorë drejtuar nga ekzekutivi i shtetit maqedon, ishte më të vërtetë rrënqethës, përveç kësaj në masë të madhe trazoi mendërisht dhe socialisht banorët e Lagjës së Trimave në Komunovë.
Për të disatën herë, regjimi sllavo-maqedonas po tregon se qendrat e banuara me popullatë shqiptare po mbeten të jenë të diskriminuara në cilëndo sferë me rëndësi më të madhe jetësore, që më tepër kap atë politike, ekonomike dhe social-kulturore.
Konfliktet e fundit në Maqedoni dhe përshkallëzimi i dhunës, e cila fatkeqësisht gjeneroi deri në humbje njerëzore e trazoi mjaftueshmërisht fjalorin e gjërë publik të konfliktuar rajonal. Ky sistem i egër maqedonas përveç që e udhëheq vendin me mospërfillje dhe shkakton çrregullime të rënda politike, ai në masë të konsiderueshme dhe pa të drejtë cungon rendin shqiptarë me masa të ndryshme radikale.
Kjo realisht rrjedhë edhe nga mosdakordësia e faktorit politik shqiptarë për një unitet të përgjithshëm partiak, që natyrisht pjesa demografike shqiptare mban edhe peshën e tyre të pa kontestueshme, në të cilën do të mund të fuqizoheshin pa mbarim në rrugët institucionale të shtetit.
Këtë mundësi qeveria maqedone në krye me Gruevskin vazhdon ta shfrytëzoj pamëshirshëm dhe njëkohësisht ta plasoj në pjesët e banuara me popullatë shqiptare, rastin më eklatant e përbënë Kumanova. Politika antishqiptare dhe shfarosëse sllave përveç që zhvillon skena tronditëse ndaj disa djemve kosovarë, që megjithatë ishin ngritur ndaj padrejtësive dhe hallkës diskriminuese shtetërore, ajo qëllimisht sulmon dhe shkatërron përveç dëmeve materiale edhe dëme të papërballueshme psikike.
Liderët shqiptarë asnjëherë nuk kanë arritur të konsolidojnë një qëndrim unik për t’ju imponuar fuqishëm rendit maqedon përmes shfrytëzimit të fortë vetëm të peshës specifike dhe shqiptarëve në vend.
Pala maqedone do të bënte mirë të ishte bashkëpunuse dhe të ishte pozitivisht e hapur për të respektuar kontratën Shqiptaro- Maqedone të vitit 2001, por duke përdorur dhe shfrytëzuar maksimalisht sektorin e skenës politike shqiptare po bën që të gjitha planet e saj antishqiptare të zbatohen.
Indiferenca dhe e nesërmja në vetëvete përbëjnë karakteristikë të veçantë të të dobëtit dhe të subjektit të dikujt që pashmangshmërisht rezultojnë në shumanëshmëri, e kjo askujt nuk mund t’iu drejtohet më shumë se shqiptarëve.
Të drejtohemi rëndësishëm rreth iniciativës së përbashkësimit dhe me çdo kusht ta spikasim në mendjen e gjithësecilit se vetëm të menduarit e kësaj mënyre bën që të kuptojmë rëndësinë e planeve imperialiste të fqinjëve shekullor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat