12 varret e një familje , lavdi përherë nga shteti i Kosovës!

Opinione

12 varret e një familje , lavdi përherë nga shteti i Kosovës!

Nga: Bahri RASHICA Më: 29 maj 2015 Në ora: 12:10

Tani e 16 vite sa herë që vie 31 maji s'mundemi me kalu për pa u ndalë dhe nderuar familjen e Selajdin Gërxhaliut nga Studimja e Vushtrrisë.Më 31 maj të vitit 1999 në orët e hershme të mëngjesit paramilitarë serb me autoblinda dhe mjete të tjera të luftës kishin shkuar në shtëpinë e Selajdinit me të vetmin çëllim për ti vrarë të gjithë dhe tragjedia ndodhi kurë Brenda pak minutave ishin vrarë 12 antarët e familjes së Selajdinit ku kishte shpëtuar vetëm një i cili ishte në gurbet.Familja Gërxhaliu edhe në masakrën e 2 majit 1999 ishte dëmtuar Shum me 33 viktima ndërsa vetëm në familjen e Selajdinit 12 veta ku nga ajo kohë laxhja Gërxhaliu numëron 45 dëshmor.Rasti i familjes së Selajdinit është i njohur edhe për gjykatën e Hagës ku dëshmitarët dëshmuan krimet përballë kasapit Millosheviq . Ditën e kobëshme ishin vrarë:Selajdini( i lindur 1950),Fexhrije(1952),Salihe(1982),Shaban(1981),Muharrem(1986),Abdurrahim(1980),Mexhit(1988),Sebahudin(1992),Niberah(1994),Sofije(1970),Safir(1993) dhe Xhemail(1987).Antarët e kësaj familje ,sidomos fëmijët ishin gjetë të vrarë edhe ndër krevetat e fjetjes që jan munduar të mshefen ,por,nuk kan patur mundësi,enët e bukës ishin përmbytur ku sipas dëshmitarëve familja ishte duke ngrënë mëngjesin ,tragjedi e paparë me Shum gjak e 12 viktima nëpër dhoma ! Familja Gërxhaliu ishte sulmuar me shkas se po e ndihmonte UÇK-në kryefamiljari i saj Selajdini ! Por e vërteta e së vërtetës mbetet se që nga 31 maji 1999 ,kjo familje u vu në altari i Lirisë me 12 Gërxhali dëshmor.Varret e tyre tani e 16 vite nderohen nga qytetarë të shumtë në Studime të Vushtrrisë,aty ku heshtja e shoqëron dhimbjen,ku loti se lë fjalën të kuptohet,ku secili qanë që nga një lule pranvere iu vendosin mbi varr.12 varret e një familje lavdi përherë nga shteti i Kosovës për të cilin dhanë jetë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat