LDK ja të dielën zgjedh të parin, Kryesia të rinohet plotësisht

Opinione

LDK ja të dielën zgjedh të parin, Kryesia të rinohet plotësisht

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 27 maj 2015 Në ora: 15:52

Trojet shqiptare, e konkret dy shtetet shqiptare janë këto që i kemi. Më të prapambeturat në Europë, më kriminalet në Europë dhe më talebancat në Europë? Dikush do të thotë a je në vete Xhevat, po jam edhe fortë në vete, bile edhe i kthjellët e me dhimbje koke se pse u katandisëm kështu, po tash të dal dikund tjetër. Në ketë aktualitet, pra përditshmëri, kur edhe ne si pjesëtar të shoqërisë së Kosovës, si ata që thonë se jemi rezidentë, e me pas mundësi nesër dalin e bahen refugjatë, e si edhe ne që jemi në mërgim e mendojmë të kthehemi të jetojmë bile pleqërinë atje, jemi pjesë e fajit pse e kemi këtë gjendje pisllëku në Kosovë, po ngase të gjithë ne në një mënyrë apo tjetër me votat tona qe sa vite zgjedhim bandita, kriminelë, hajna, vrasës, kërcënues e pis patriotë që të jenë në pushtet, unë flas për të gjitha partitë politike pa përjashtime. Tani më konkret qe disa javë në fokus janë zgjedhjet në partinë bile që ende mbahet për një demokraci të brendshme dhe disi dallon nga partitë e tjera diktatoriale të individëve që kanë dosje turlifare, bile në LDK ka hajna por jo assesi sa tek të tjerët. Po kjo çështja e zgjedhjeve, eh zgjedhjet, aty ku luhet bingo, luhen interesat, luhet pokeri por edhe pakëz ndoshta e mira , morali e profesionalizmi, tashmë ka marrë edhe përmasa interesante, bile këto ditë edhe analistë që dikur e dëshironin LDK në të shuhej, gazetaruca që ishin bishta të bandave të partive të tjera po derdhin lotë krokodili se kush duhet e kush nuk duhet të bëhet kryetar-e e partisë së parë demokratike në trojet shqiptare. Nga njëra anë nuk është e keqe kjo qasje dhe ky merak i mediave dhe njerëzve që shumë paguhen nga bandat e nga shik-at, ndashtë se megjithatë kuptohet se LDK-ja ende mbetet një dritë dielli në tunelin e natës që gjindet Kosova, por disi nuk flitet dhe shkruhet e vërteta, se sa ka mundësi një njeri, një lider, pra një kryetar apo kryetare të vendosi rregulla të forta demokratike edhe kur ashtë në pyetje LDK-ja duke ditur se ne si shoqëri jemi vet fajtorët pse ekziston kjo shoqëri e kriminalizuar në Kosovë, pra vet koloriti edhe qytetarë është ende i dobët të merrë frymë pa interesa, po se të gjithë ne shqiptarët si individë, flasim, shkruajmë e bërtasim për të mira, por realisht (prej meje e fus veten se jam pjesë e kësaj shoqërie) të gjithë jemi korruptues, jemi interesagjinjë dhe shitemi për pakëz, si te partitë si te klikat e ndryshme banditeske...
Po LDK-ja të dielën do të zgjedh një udhëheqës të vet, a do jetë një burrë apo një grua, kjo është çështje përsëri interesash, kuptohet me vota të delegatëve, dhe kjo do ndodh në mënyrë demokratike, çka partitë e tjera private se kanë bërë asnjëherë, se nuk kanë demokraci, por kanë klientela e banda në terrene, uzurpator e kriminelë që presin gjyqin, e pra këto nuk janë në LDK, por edhe në LDK do të luhen lojnat e interesit, nuk e prejudikoi askënd për favore si lider-e, jo por përsëri do të ketë lojë demokratike duke ju përshtatur Kosovës së mjerueshme të damkosur nga krimi ordiner politik e ekonomik nga kasta pushtetare me vite të tëra si ata lokalë ashtu edhe ata qendror, pra ju lutem të bëhemi realistë, kushdo që do zgjidhet në postin e të parit në LDK nuk do ndryshoi asgjë, ngase te e fundit vendime sjell në demokraci edhe këtë që e kemi Kryesia, e nëse do ketë një Kryesi të fortë, të rinuar, të freskuar, guximtare dhe me shumë profesionalizëm, atëherë do kishte edhe një parti moderne për Kosovën. Derisa ne si shoqëri dhe qytetari shajmë, etiketojmë, barbarizojmë njerëz dhe kandidatë të caktuar vetëm pse dikush kandidon, do të thotë se edhe ne po bëhemi pjesë e banditizmit dhe marrëzisë kolektive. Të pranojmë se të dielën do ketë zgjedhje për hierarkinë e LDK-së, aty janë 355 delegatë e delegate, ata e ato në fund të fundit do të vendosin se kush ku do të jetë, e di se nuk do të kënaqemi sidomos ne aktivistët dhe anëtarët që hiq interesa personale nuk kemi, ngase ne shumica duam reforma dhe rigjenerime me njerëz të kohës, por unë nuk dëshiroi të kënaqen me zgjedhjet gazetaruca, analistë të paguar dhe as partitë banditeske, që duan të shohin edhe një ndarje të LDK-së. Të dielën duhet të fitoi dhe edhe pakëz të demokratizohet LDK-ja, dhe të futet në procese reformash me një Kryesi total të re me emna të duhur, që Kuvendi i radhës të jetë vërtet me statut e program kohe, këtë e dëshiroj unë si aktivist i LDK-së. Konkretisht unë e shoh si një ogur të mirë që ka dy kandidatura të mira, ka dy emra z. Isa Mustafa, dhe zonja Vjosa Osmani, ne duhet të simpatizojmë njërin apo tjetrin, por mos të krijojmë urrejtje, të besojmë se do të fitoi ardhmëria e LDK-së, do të urohet fitorja nga humbësi momental, por edhe pas zgjedhjeve ne do të dëshpërohemi përsëri nëse nuk do kemi një Kryesi të fortë, dhe një Këshill të Përgjithshëm të kompletuar me të gjitha mendjet e mira. Unë përkrahu të dyja kandidaturat, dhe do të jem përkrahës i votës edhe pse do ketë lojëra, por tek e fundit ne kemi zgjedhur këta delegatë, ndoshta ashtë koha që të kemi Kryesi gati komplet të re, dhe Kryetari ti përshtatet Kryesisë së re... E përsërisë, kushdo që do zgjidhet nuk do mund ta ndryshoj shpejt gjendjen, por duhet ti nis proceset për ndryshime statutare e programore, në përshtatje me rrethanat dhe kohën, me ec përpara si duhet...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat