I kujt është Isa Boletini?

Opinione

I kujt është Isa Boletini?

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:59

Me dhjetëra gazetarë, analist politik, të cilët sa për interesa të medias, sa të grupeve të ndryshme të interesit, sa për interesa të dhjetëra strukturave (jo)inteligjente që operojnë në rajon, do të ishin ngutur të vizitonin kullën e tij në Boletinit për të marë një deklaratë sensacionale, se ;Kah po shkon Isa Boletini”?

“A je mirë o Isë Boletini? “- kishin me e pyet ata!Përgjigjja e tij do të bëhej lajm, e lajm pastaj do të kopjohej prej portali në portal, prej televizioni në televizion, dhe së fundi tek të nesërmen edhe nëpër gazetat të cilat dergjen të palexuara nëpër raftet e shitoreve skaj rruge. Titujt: “Isa po thotë: “mirë jam”, “Isa po ankohet”, Isa...nuk është kurqysh”! “Ishalla po pshton, o Isë Boletini”! “Isë Boletini ra , sërish në Pritë”! “Në Kumanovë , apo në Cetinje” do të pyesin historianët e hutuar bashkë me analistët që peshkojnë në të turbulltë?!
“Unë jamë mirë, kur është mirë Shqipnia” do të përgjigjej me modestinë e njohur Isai plak, dhe këtë deklaratë pastaj të gjithë do e kuptonin sipas interesave të tyre!!!

“ Keq qenka Isai”do të thonë disa, se as Shqipëria nuk është kërkah! Përplot me kontradikta, dëshira, rrymime, varfëri e shumëçka që lë për të u dëshiruar ende. Përpos verës! Verës nëse e kalon tunelin pa therrë në këmbë, nuk ke edhe aq kohë të mendosh shumë për gjendjen e Shqipërisë! Kripa, dhe dielli i atdheut kushtojnë ...s’ ka kohë për të humbur e për të menduar për gjëra koti !
Në anën tjetër, qeveritë këndej dhe andej do të thoshin,” Mashallah, mirë qenka Isa, se ne mirë jemi! Shqipëria jemi ne”! Dorën në zemër qeveritë janë rehatuar për vete! Mirë janë, O Isë! Mos u bëjë merak! Shih punën tënde! Janë biznesmenët kryesorë në vend, dhe kush e merr pushtetin në vendet tona të lira dhe të pavarura, ai e kontrollon edhe korporatën e quajtur “Shqipni etnike”, qoftë me flamur të kuq, qoftë me atë të kaltër përplot yje, të cilat gjithsesi simbolizojnë diçka!

E populli? Edhe populli, pra, kurrë më mirë nuk ka qenë! Nuk ankohet populli ynë! “Ne edhe nëpër tenda jetojmë”! “Ne edhe nëpër shi, knojmë” si do të këndohej në njërin nga hitet e pasluftës!
Po si thoni ju, i dashur popull: a është mirë Isa? A po rizgjidhet Isa, për kryetarë? A po e mban dot koalicionin me ...po e dini, më?! A po ja votojnë presidentin? A po ....”! Uh, sa pyetje, pa përgjigjje!
Apo, mos po zgjidhet ndonjë femër për kryetare partie? Miqtë ndërkombëtarë, po preferojnë një zingjirë femërorë, komandues!

Nejse, se, sikurse në kokat tona edhe në këtë shkrim na u ngatërrua Isa i Boletinit me Isanë e Cheverisë!
E pra Isa nuk doli me e pritë Ismail Qemailin, në Prishtinë dhe me e lexue një fjalim patriotik, si e do rendi edhe rasti! E Ismaili dikur po e priste me padurim, në Vlorë, Isën e Boletinit! !
Tash, emrat po na përputhen, e situata kaotike është pak a shumë ajo e njëjta: shqipëria e shpallun e e pavarur, luftëtarët e lirisë që nuk i kontrollon askush, fuqitë e mëdha që bëjnë pazare të vogla këndej, popullin që shkon dika, si një hemorragji e përhershme, por ... pa merak, se Shqipnia është bërë or vëlla! Andej e këndej!
Edhe Ismail Qemali na erdhi! E kush e solli Ismail Qemailin? E kush e priti Ismail Qemailin? Kujt i bënë! Plaku i urtë u rehatua, te vendi! Tjerat janë veç fjalë! Jo, e solli Edi! E solli, Shpendi, kryetari i komunës së Prishtinës, i cili ia ndau edhe një truall përbri institucioneve qeveritare si ish Pallati i Mediave, Prince Cofee Hause, dhe parkingjeve të shumta përeth pallatit të rinisë, pronarët e të cilëve nuk dihen përpos se janë... me qeverinë!

Nejse, vëlla se kështu nuk e shpalosim dot temën tonë të madhe: I kujt është Isa Boletini! Kah po shkon Isa Boletini? Sa ishte vet, trimi, edhe pse analfabet, ai merrte vendime të qarta, të urta dhe të guximshme! Fjalët e tij ende janë udhërrëfyese, program politik shumë më i avancuar se programet “shkencore” të partive tona!
E ju më të rinjtë, e dini tashmë, se kush ishte Isa! E keni lexuar në wikipedia! Pra, edhe pse pak a shumë, analfabet, Isë Boletini mund të merret si njeriu i cili e artikuloi më së qarti programin nacional të shqiptarëve, se Shqipëri është gjithandej kah ” bukës i thonë bukë, e ujit, ujë...”! I ofruan Stambollën e ai e preferoi kullën e tij në Boletin! I ofruan të rrijë në Boletin, rahat, e ai u nis për në Vlorë me e ngritë flamurin e kaltër me yje të verdha, gjithsejtë gjashtë, në Vlorë!!! Po Ismaili, e ngriti një flamur tjetër, e jo atë të Thaçit dhe koalicionit! Atë flamurin që valon te rrethi, i vjetër, në Prishtinë! Kështu puna u bë...kërkush nuk po e din!Po aq lëmsh sa është mendja e shqiptarëve në ditët e sotme, lidhur me identitetin dhe orientimin civilizues!
Dorën në zemër, është fakt historik se Isai u vonua në shpalljen e pavarësisë, por fajet i kishte sa transporti i asaj kohe e sa, po e dini....! Pastaj, edhe teknologji nuk kishte, pat thënë Edi!

Kështu, kur jemi te Isai, ai definitivisht është nisur për udhë! Dikah, po! Për ku, as atij nuk po i tregon askush , asgjë! Në Vlorë apo në Boletin?! Negociatat po vazhdojnë me familjen! Se te ne gjanat vendosen me familje! Edhe shteti, ashtu mer vendime! Pastaj i qet në parlament!

E në mediat serbe, analistët tonë përhapin lajmin e gëzuar se shqiptarët po grinden për Isain! Ishte i Kosovës apo i Shqipërisë Isai?

“A je mirë, o Isë Boletini! Unë jam mirë kur është mirë Kosova, do të thoshte Isai i reformuar, mbase! Por, kush flet në emër të Isait? Kush i ka të drejtat e autorit? Kush po e pret në pritë Isa Boletinin?
I kujt është Isë Boletini?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat