Dekospirimi i agjentuarave, shuan nacionalizmin egoisto-primitiv në Ballkan

Opinione

Dekospirimi i agjentuarave, shuan nacionalizmin egoisto-primitiv në Ballkan

Nga: Ilir Vata Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:37

Pakti Rajonal për dekonspirimin e spiunëve, shpëton rajonin nga nacionalizmi primitiv pasi në të gjithë rajonin spiunët e vjetër të UDB-s, KKB-s, Sigurimit të Shteti janë aktiv dhe gjenerojnë konflikte dhe incidente provokues, madje ushqejnë jo vetëm në mendjen e tyre se do të ketë luftë në Ballkan, ndryshim kufinjësh, ndryshim pushtetesh, madje dhe rikthimin e diktaturave dhe kjo idiotësi duhet të marrë fund pasi ekstremizmi sjellë vetëm mjerim dhe Ballkani mjerisht po e vuan këtë sindrom të së keqes.

Shqipëria në Rajonin e Ballkani ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilitetin e ballkanit, madje në tërësi klasa politike dhe Tirana zyrtare kanë orientuar dhe ndikuar në paqen në rajon, por këtë gjë nuk e pohojnë disa mbetje të diktaturës dhe mjerishtë këta kadegori janë në botën e mediave, politikës, pasi janë rritur në derën e ndonjë spiuni, ushtaraku që është edukuar me brockullat e diktaturës dhe simpatisë për stalinizmin, diktaturën dhe Rusinë.
Ende në Shqipëri egziston në thellësin e injorancës dashuria ruse dhe kohët e fundi me ngjalljen e interesit Rus për ndikim në rajonin e Ballkanit ka zgjuar ekstremizmi, dashurinë e vjetër për lindjen, por kjo jo për Tiranën zyrtare, pasi vetëm në një harkun kohor për pak muajsh në rajonin ballkanik kanë ndodhur ngjarje për t’u mbajtur mend gjatë.

Kryeministri Edi Rama pas 70 vitesh shkoi në Beograd dhe me gjithë incidentin e dronit në stadiumin e Beogradit, takimi mes Ramës e Vucic ishte në nivelin e duhur, ku nga pala shqiptare u pohua realitet i Kosovës dhe ndonse u prit si befasi, kryeministri Vucic u ritakua rërisht me kryeministrin shqiptarë dhe do të vizitojë Tiranën më 27 maj 2015, pas 80 vitesh dhe kjo është një mardhënje e re mes Serbisë e Shqipërisë, madje një klimë e re pozitive për gjithë rajonin!

Kryeministri serb, Vucic edhe ne pronencimin e fundit për mediat nërkomtare, ka shprehur vendosmërin për integrimin e Serbisë në BE dhe se është bërë mjaftushëm në lidhje me bisedimet me Kosovën dhe në një kohë të afërt kryeministri kosovar, Isa Mustafa pritet të takohet me kryeministrin serb Vucik në kuadër të vazhdimit të bisedimeve.

E ndërsa një mardhënje e re po lind me serbinë, në Maqedoni ndodhi provokimi më i pa precedent këto vitet e findit në Kumanovë, ku nën përgjegjesi u vu si qeveria maqedonse ashtu dhe nje pjesë e pales shqiptare në qeveri, si dhe mjaft njerëz me akses publik, por ajo që vlenë është fakti se komuniteti ndërkomtarë, BE dhe parlamenti Europina, SHBA dhe institucionet të tjera kërkuan hetim të shpejtë dhe trasparencë të plotë për ngjarjen.

Ndërsa Tirana zyrtare, nëpërmjet kryeministrit Rama i tregoi edhe një herë qeverisë maqedonse respektimin e marrveshjes së Ohrit, madje duke i vendosur sanksion veton për antarësimin e Maqedonis në NATO.

Në të njejtin tension shkonë dhe mardhënja me Greqinë pas daljes në skenën politike i mardhënjes me ndarjen teritoriale në detin e Jon, dhe indiciet morën rrugë të re zhvillimi pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të paktit detar dhe u konsideruar si ngjarja më e rëndë dhe më e debatueshme e shekullit moderrn, po qëndrimi dhe ndryshimin i kursit të Tiranës zyrtare ndryshe nga qeveria e mëparshme, madje duke shpalljen e tenderit për kërkime të zonave naftëmbajtëse pikërishtë në vendin e konfliktit provonë mosdakortësin e qeverisë shqiptare në repekt të së drejtës.
Në të vërtetë historia flet ndryshe përsa i përket ndarjes teritoriale dhe është lehtësisht e provuaeshme dhe mbase ka ardhur koha që institucionet ndërkomtare t’i referohen të Drejtës Ndërkomtare për një gjyq për pretendimet greke dhe ato shqiptare pas dështimi të marrveshjes për ndarjen teritoriale, por grekerit dhe Greqia Zyrtare e Athinës është e pa kënaqur dhe po shfaq tension të ri në mardhënjet politike.

Ngjarjet e fundit me fqinjët si Maqedonia dhe Greqia e kanë bërë Shqiprinë një favorite apo lidër në Rajon për të treguar faktin se nuk është më kokëulur e servile sic jemi mësuar ta shohim në historinë komuniste e post saj, madje me vendosjen e Idrizit në postin e z/kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, grekrit mërziten më shumë se duhet se gjoja Camët kanë pretendime teritoriale.

Në fak, camët kërkojnë pronat e tyre jo ndryshim kufinjësh, por është koha e një gjyqi ndërkomtarë me greqinë dhe ky është i pa shmangshe dhe me gjasa grekrit në vend që të venë vetullat do të heqin syt, pasi Shqipëria nuk është më inferiore në raportet me fqinjet, por një lider i ri rajonal që promovon stabilitet dhe paqe!

Por në këtë situatë ndërsyes të nacionalizmit dhe interesi bolshevik si dhe përfitues elektoral nuk kanë munguar madje nuk kanë reshtur të demonstuarit të nacionalizmit primitiv dhe ethin e egzaltuar për një trazirë të re në rajon, sa po krijohet ideja se do të ketë në Ballkan ndryshime të mëdha.

Në fakt, kjo kadegori politikanësh jo vetëm se ushqehen nga ideja e një lufte në mendjen e tyre, koncept ky komunist por dhe bëjnë shërbesat e tyre si agjent të shëbimeve të huaja e kryesisht atyre të lindjes.

Koha e luftës në Ballkanë ka marrë fund dhe e vetmja shpresë është integrimi i tërë i rajonit ballkanik në BE, e kësisoi shkunden vijat kufitare në koncep dhe ata rrojnë thjeshtë në kuptimin e sovraniteteve të kombeve dhe etnit e ndryshme në rajonë rrojnë në paqe dhe ky është dhe bashkimi modern, pasi Evropa dhe Bota mbarë është në kohën e globalizimit dhe dyndjen e qytetrimeve nga një skaj në tjetrin dhe anasjelltas, pra një bashkëjetesë globale dhe për këtë shembulli më i mirë është SHBA.

Qeveria shqiptare madje dhe ato të rajonit duhet të bëjnë një pakt që të dekonspirojnë spiunët e UDBS, sigurimit të shtetit apo ato të KKBS, madje dhe spiunët ndërkomtarë që vazhdojnë të jenë aktiv dhe po nxisin një konflik të ri në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat