Adem Hajdaraj kishte ndjekur rrugën atdhetare të familjes së tij

Opinione

Adem Hajdaraj kishte ndjekur rrugën atdhetare të familjes së tij

Nga: Mr. Adem Lushaj Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:33

Një vit nga ndarja e ish deputetit të Kosovës, vëllait të heroit të kombit, doktorit të shkencave të Gjuhës, profesor Adem Arif Hajdaraj, nga Dugaiva e Rugovës. Familja Hajdaraj pos që njihet për faktin se Kosovës i dha heroin, ish deputetin i Parlamentit të Kosovës, komandantin e UÇK-së, Smajl Hajdaraj, është e njohur si familje me tradita atdhetare e përndjekur dhe persekutuar nga regjimi serbo-sllav. Po ashtu, nga kjo familje, kishte dal edhe profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Adem Hajdaraj, i cili ishte deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ashtu sikurse vëllai i tij (Smajli), kishin koncepte institucionale të vijës së presidentit dr. Ibrahim Rugova.

Edhe babai i dy deputetëve, tashmë që të dy të ndjerë, Arif Reka, me vite kishte vuajtur nëpër kazamatet serbe, ku ishte dënuar me të vetmen akuzë, pse kishte ide patriotike dhe nuk i nënshtrohej regjimit barbar të asaj kohe. Edhe pse, kishte burrin në vuajtje në burgun famëkeq të Goli Otokut, nënë Gjyla kishte arritur të ushqej, edukoj dhe shkolloj fëmijët e saj, duke bërë që të krenohen e gjithë Kosova. “Kur shoh nipërit dhe mbesat të rrethuar afër meje, harroj vuajtjet që kisha, edhe gjatë kohës sa qëndronte Arifi nëpër kazamatet serbe, por edhe më lehtësojnë vrasjen e birit në derë të shtëpisë”, na thotë nëna malësore, e cila mbanë afër 90 vite në supet e saja, por edhe ndjehet krenare me bijtë e saj.

Adem Arif Hajdaraj lindur më 13.12.1944 në fsh. Dugaivë të Rugovës. Rrjedh nga një familje patriotike, biri i Arif Rekës, i burgosur politik i Goli Otokut, vëllai i madh i ish Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe komandantit të UÇK-së për Rugovë, Smajl Hajdaraj-t. Profesor Adem Hajdaraj ishte ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, si Doktor i Shkencave Albanologjike. Ai, ishte veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare, ish kryetar i LASH në Pejë (Lidhja e arsimtarëve shqiptar) në periudhën e paraluftës. Pas përfundimit të luftës, ishte zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Po ashtu, Adem Hajdaraj, ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, Dega në Pejë, për dy mandate. Angazhimet e profesorit dhe kontributin intelektual të tij, ia ndërpreu një sulm në zemër, që e goditi mu në orën e mësimit, në mesin e studentëve të tij, të Universitetit të Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat