Zaev nën lekurën e gjingjit...

Opinione

Zaev nën lekurën e gjingjit...

Nga: Faton MEHMETI Më: 25 maj 2015 Në ora: 09:32

Në shoqëritë demokratike, e Drejta paraqitet si një nga mekanizmat qëndror më të rëndësishëm që garanton pjesemarrjen e popullne qeverisje bazuar mbi standartet e demokracise., në raport me pushtetin politik i cili ushtrohet ne kuadër të së Drejtës. Kur kjo e drejte tjeteresohet ne kurriz te nje etniteti te caktuar rezulton ne urrejte, pastaj lindin konfliktet..me konfliktet thellohet edhe me teper hendeku mes nacionalitetet dhe perfudojme ne lajtmotivin gangrenë ballkanike. Në një intervistë për mediat shqiptare, lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka folur për situatën politike në Maqedoni dhe për dëshmitë që ai posedon. Ndër tjerash ai është pyetur se çfarë mendon për shqiptarët e Maqedonisë,ai është përgjigjur kështu: " Shqiptarët në Maqedoni janë qytetare të barabartë me maqedonasit, turqit, vllehët etj. Shqiptarët në Maqedoni i kanë të njejtat probleme që i kanë maqedonasit në vëndin tonë; ata luftojnë për mirëqenie më të mirë ekonomike siç luftojnë maqedonasit. Nga kjo tymnajë pas ngjarjeve në Kumanovë dhe pas skandalit të përgjigmeve , Zaev po mundohet të shfrytëzoj në maximum këtë situatë si në aspektin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Në aspektin e brendshëm luan me kartën-luftë kundër nepotizmit dhe krimit të organizuar të instaluar nga qeveria Gruevski, ndërsa para bashkësisë evropiane të pasqyrohet sinonim i liderit të moderuar evropian, i cili respekton të drejtat e bashkësive të tjera në Maqedoni, kryesisht shqipëtarëve. Pavarësisht deklaravate të tija, shqipëtarët s’duhet të ekzaltohen nga fjalët e bukura, pasi gjithnjë fjalët e tilla kanë pasur me veprimet si te Gruevskit. Faktori politik shqipëtar në Maqedoni, duhet të krijoj një platformë politike e cila të jetë në mbrojtje të interesave të shqipëtarëve, pastaj cila do parti shqipëtare të bëhet pjesë e qeverisjes të ndjek ate platformë. Ky është veprim fundamental, i cili duhet të mbeshtetët e të ndihmohet edhe nga Tirana dhe Prishtina zyrtare, vetëm të bashkuar jemi më të fortë dhe me të denjtë perball tendanca të të tjerëve, për të na mohuar të drejtat fundamentale.
Shqipetarët shpëtimin duhet ta kërkojnë dhe e gjejnë tek vetja, e jo tek pala maqedonas,e qoftë ai Zaev apo dikush tjetër. Ne duelizmin Gruevski vs Zaev në fakt ndeshet Rusia vs SHBA, për interesta e tyre të zgjerimi të interesave politiko ekonomike, në këtë sens natyrisht se interesat e shqipëtarëve mbrohen më mirë nga SHBA, por pa harruar se në rend të parë faktori shqipëtar duhet të unifikohet.
Populizmi i Zavit me foto të flamurit kombëtar shqipëtar, si dhe vizita e tij në Lagjen e Trimave në Kumanovë, janë fushatë e pastër për të siguaruar mbështejte që të vij në pushtet. Pasi Zaev e di së janë shqipëtarët konkretisht votat e tyre, të cilët kanë rolin kyq se kush të fitoj të qeverisë me Maqedoninë., po luan me kartën e mikut të shqipëtarëve. Zaev të kujton përrallën, Ujku me lëkurë qingji, lekurën të cilët e njohim që moti , pasi nuk është i pari ujku Zaev as ujku Gruevski që e mveshën sa ishin në opozitë. Por duke qenë se lekura ishte më e butë, smundi të qendronte gjatë mbi egerësirën e ujkut, ndërkohë që lekura i kishte rënë ujku ende vazdhonte të sillej si gingji , pa e vën re se ishte lakuriq.
Shqipetarët duhet të lexojnë edhe përralla por nuk duhet të ju besojnë atyre, pasi realiteti gjithnjë ka qenë i hidhur për ne.
Zaev me vepra duhet të tregoj se respekton të drejtat e shqipëtarëve jo me populizëm, të dali nga lëkura e gjingjit, edhe nëse është ujk t’i mbroj edhe gjingjat e jo t’i ha ...!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat