Mikja di “patriotëve” ua theu kokën

Opinione

Mikja di “patriotëve” ua theu kokën

Nga: KALOSH ÇELIKU Më: 25 maj 2015 Në ora: 09:26

Imzot, më vrisni mes dy shtambave me verë
Guxim, më japin për Liri, në prehërin e Mikes Di.
Gji kreshnikësh mes maleve. Fuqi për luftë
Përmes Çarshisë me dy “kashikara” raki rrushi
Në çantë mbi tavolinë. Përkarshi Skënderbeut.
Jo, si dikur Isë Boletini në Londër me dy kobure
Plumbat, e të cilit ishin patriotik: dum - dum.

Zogkeqin e ndjek, mu si dikur im Atë me pushkë
Pasmesnate, kur na këndon vdekje mbi Çati:
Bir, kënga e tij ndjellë kob, ndiqeni me armë
Matanë maleve të Çelëvjollcës, në errësirë!

Arma ime, është sot: Pena në brez me dy tyta
Rrapin ta marr nën sjetull, e të dalim kaçakë malit!
Gëlasa politike para kamerave televizive
Dudumët na hedhin për të ardhë në pushtet!

Luftë në Bit-Pazar nuk bëhet me gota çai rusi
E, as me këmbët dhe trutë nateditë në legen.
Vera, kur rrjedhë lumë në Baba-Tomor. Drini
Lumëbardhë e i Zi, maleve arnojnë Atdheun:
Strukes ia qepin mëngët. E bëjnë gunë për Dimër
Zogkeqi me gëlasa, ende na këndon mbi Çati.

Imzot, e pi gjakun e Isu Krishtit (Azreti Isait)?!
Lotët e Shën Mërisë Virgjër (Azreti Fatimes)
Punemadhe. Nesër, do ta shuaj zjarrin e Ferrit…

(Hojdodolja*)

Hojdodolja, më troket te porta. Këmbën e ka me miell
Krah më krah e hap derën e Shtëpisë:
E pres këmbëkryq te pragu i derës.
Dhe, më ulet mysafire si “mike” në sofër.
Truproje i ka marrë me veti: Dudumin
Skizofrenin. Dhe, Hoxhën e Allahut.

Babai e di, do ta priste me bukë e kripë
E, unë Poeti: me një libër-poezi pas porte.

Kokë më kokë si “miq” hamë bukë
Konak, sonte nuk kam për “mysafiren” e paftuar.

Pasmesnate, përkrahu e përcjell te porta
Qeni im besnik e ndjek, ende jerm mbas Çuke…

1. Grua me të meta psikike.

Njerka krihet Shkupi digjet

Vite e vite i prita nën Rrap
Mes dy shtambave me verë
Dhe, Mikes Di kokë më kokë.
Vapë. Nën hije, në Bit – Pazar
Shqiptarët të dalin në protesta:
Jo me flamuj turko – arab
Po, me flamurin kuqezi shqiptar.
Grupe – grupe përpara Qeverisë:
Ne, nuk e duam këtë Njerkë
Që vretë. Rrasë në burg “terroristë”.
E duam Mëmëdheun. Dhe, Atdheun!

Vërtetë, sot më vjen keq si Poet
Shqiptarët nuk dinë çka duan Nesër:
“Vëllazërim-bashkim”. Shqipëri Etnike
Apo, xhami?! Robërinë shekullore.

Dudumë, dilni në protesta “paqësore”
Dhe, puthni Njerkën në të dyja faqet!
Ndoshta e shpëtoni “vëllazërim-bashkimin”.

Njerkën e rrejshme të Dudumit...

(Kaçakët e qytetit të qyqeve)

Vite më vonë, e takoj Miken Di. Poete
Ende unë pa e hapur gojën, më thotë:
Posa kalova Urën e Gurit mbi Vardar,
Mendja më shkoi tek Ti, o Ujku Plak.

Qesha. Dhe, i them pas kaq viteve larg:
Asgjë sot nuk kam. As grua, as dashnore.
Përmëkeq, dje e as sot një Parti politike.
Nateditë flej, zgjohem me Poezinë rebele.
“Bombat” politike, që ma prishin gjumin
Luftën për pushtet. Nuk i zbresin gomarit.
Përgjime hedhin në Vardar para kamerave
Me cilën Poezi e kemi përcjellë Natën. Pritë Agimin.

E pamundur, më përgjigjet. Ec pas meje,
Punemadhe, mua më ke në çetë. Poezinë.
Bombë artistike. “Kashikarë” raki rrushi
Sonte dalim kaçakë, matanë Vardarit
Unë si Shotë Galica. E, ti si Azem Bejta.

Fytas rrokemi me haxhuxhe te “Skënderbeu”
Nën Rrap rrokullisim disa shtambaverë.
Vitet e ikura Dje. Dhe, Sot në Qytetin e qyqeve...

(Mikja di “patriotëve” ua theu kokën)

E marr nën sjetull, e hudh në Dri të Zi
Matanë Urës Gurit delë në breg Qyqja.
Bit-Pazarin ditenatë shkelë më këmbë
Skënderbeu, natën nuk ia jep kalin.

Shpatën s’e dua armë moderne, kam lapsin
Rrapin nën hije. Vera ku rrjedh si lumë.
Dudumët, që i rrinë gati me sharrë në krah
Pamëshirë ta rrëzojnë në mes të Bit-Pazarit.

Shtambat e Mikes Di te kroni i theu Dexhalli
Skënderbeu i zbriti kalit. Rrëzë Kalasë Dardane.
Shpatën namëmadhe vari në degë Rrapi.

Mikja ime Di i shkundi mollët mbi tavolinë
“Patriotëve” nën hije Rrapi ua theu kokën…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat