Kur na uronte Presidenti Dr.Ibrahim Rugova!

Opinione

Kur na uronte Presidenti Dr.Ibrahim Rugova!

Nga: BAHRI RASHICA Më: 22 maj 2015 Në ora: 13:04

Kjo fundjavë mbyllet me 24 Majin, ditë që për popullin e Kosovës na kthen në kujtesën e 24 Majit 1992 kur në Kosovë u mbajtën Zgjedhjet e para Nacionale, pas themelimit të LDK-së më 23 dhjetor 1989! Dihet se kryetari i LDK-së Dr.Ibrahim Rugova organizoi zgjedhjet e para historike në rrethana të okupimit serb, por, duke u nisur nga vullneti i qytetarëve të Kosovës 24 maji i vitit 1992 u bë një nga datat më të rëndësishme për historikun e asaj kohe. Mbeten zgjedhje që avancuan në shtetformim sepse për herë të parë Kosova u bë me presidentin e saj dhe atë me dr.Ibrahim Rugovën, ku u formuan edhe Institucionet e para legale.
Për të mos u harruar kjo datë presidenti Rugova emëroi zyrtarisht 24 majin të njihet si "Dita e Presidentit" dhe për herë të parë u festua më 24 Maj 2005, atë ditë na uroi presidenti dr.Ibrahim Rugova me bekimin më të mirë siç uronte përherë. Menduam se bashkë me presidentin Dr.Ibrahim Rugovën do të festonim edhe viteve tjera "Ditën e presidentit", por, vdekja e ndau nga ne në janarin e vitit 2006 dhe për ta kujtuar tashmë vetëm si President Historik sa herë që vjen 24 Maji.
Të faleminderit President për të gjitha punët që bëre për shtetin e Republikës së Kosovës. Zoti të bekoftë në paqe siç e pate dëshirë një Botë pa luftëra me Kombin shqiptar të lirë. Ti Jeton përherë në emblemën e shtetit të Kosovës dhe u ktheve në bronz mu në qendrën e Prishtinës. Krenar familja dhe Cërca që të rritën Ibrahim Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat