Qaramani vocërrak Nard Ndoka

Opinione

Qaramani vocërrak Nard Ndoka

Nga: ArbenLlalla Më: 22 maj 2015 Në ora: 10:05

Fill pas zgjedhjes së kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizit në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe dhënien dorëheqje nga ky posti i Vangjel Dules, i pari që reagoj me mllef poshtërues ishte deputeti Demokristian, Nard Ndoka i cili e quajti Kuvendin shqiptar ISLAMIZËM dhe u shprehu me fjalë ofenduese dhe nxitje të urrejtjes fetare dhe krahinore.
Nuk e kuptoj këtë deputet parazit, Nard Ndokën përse i dhemb bytha nga votimi i Shpëtim Idrizit si nënkryetar Kuvendi dhe dorëheqjen e Dules nga ky post? Kjo është më se normale në një vend Laik siç është Shqipëria. Me deklaratën e tij në FB dhe pasqyruar në media Nard Ndoka ka nxitur urrejtje Fetare dhe Krahinore duke e shprehur me tone ofenduese për bektashinjtë, myslimanët dhe çamët. Por, ky Nard Ndoka e ka pyetur ndonjëherë nënkryetarin e partisë së sitj Eduart Ndocaj se sa me nderime dhe respekt e kanë pritur shqiptarët mysliman të Kumanovës në Dhjetor të 2010? Po ky Nard Ndoka pasi i mori erë pordhëve të Fidel Kastros në Kubë, vjen e na ofendon në aspektin fetar dhe krahinor. Çfarë të keqe ka parë Nard Ndoka nga myslimani Alban Daci që e kanë këshilltar prej kaq vitesh në parti?
Unë e pyes publikisht Nard Ndokës: Përse të pengon çështja Çame? Përse të pengon që për herë të parë në historikun e Kuvendin të Shqipërisë një çam do jetë nënkryetar? A njeh mirë historinë o Nard Ndoka? Po çamët janë gjigandët e Epirit dhe të Ballkanit, kur paraardhësit e tu bënin marrëveshje me serbët. Mos ti hapim letrat e historisë se do jetë e hidhur për ty dhe për pjesës tënde… Por çështja çame nuk është vetëm e PDIU, e Shpëtim Idrizit, por është çështje kombëtare e të gjithë shqiptarëve pa marrë parasysh bindjeve fetare dhe politike. Po ku kupton nga çështjet kombëtare Nard Ndoka, deputeti që fal Berishës krijoj pasuri dhe karrier.

Kushtetuta e Shqipërisë nuk përcakton se postet drejtuese shtetëror duhet të ndahen në bazë të përcaktimeve fetare dhe krahinor. Po kryeministri ynë vetë ka deklaruar se është katolik, dhe kjo nuk përbën problem tek shqiptarët. Deklarata e Nard Ndokës për ndarje në bazë të fesë, myslimane, ortodokse dhe katolike është e rrezikshme, çon ujë në mullirin e serbëve dhe grekëve. Çfarë problemi ka Nard Ndoka nëse dikush falet në xhami, në reshtin e parë apo të fundit? Ne asnjëherë sjemi marrë se në cilin rresht në kishë falet Nard Ndoka. Nuk e di përse ky i pashkolluar me meritë u shpreh në këtë mënyrë!?
Si nuk merr pak shembull kryetar Nard Ndoka nga nënkryetari i partisë së tij z.Eduard Ndocaj, i cili është një njeri humanë dhe zemërgjerë. Eduart Ndocaj për interesat kolektive qytetare ju bashkëngjit partisë së Nard Ndokës, u tërhoq me nder nga kandidimi për kryetar Bashkie në Lezhë për interesat e mëdha kombëtare dhe qytetare. Nard Ndoka vete e merr merr shembull dhe edukatë nga Vangjel Dule dhe Napolon Zerva. Shqiptarët katolik dhe mysliman të Kosovës luftuan përkrah njeri-tjetrit kundër serbëve? A nuk lexon pak histori shqiptare ky deputeti papagall?
Si deputet i zonës ku gjakmarrja është tepër e theksuar prej shekujsh Nard Ndoka ska bërë asnjë veprim qytetar, fetar dhe kombëtar që të ndalet kjo gjakmarrje. Po përse Nard Ndoka nuk merret me këtë problematik por merret me çamët dhe myslimanët?

Unë jam ndier tepër i ofenduar nga deklarimi i deputeti Nard Ndoka pasi nënkryetar u zgjodh Shpëtim Idrizi. Nard Ndoka duhet të kërkoj falje për ofendimet me karakter fetar dhe krahinor. Jam shumë i ofenduar si shqiptar nga deklarata e bëra nga një deputet shqiptar i Kuvendit të Shqipërisë sepse unë jam lab, jam çam, jam mirditor, jam tropojan, jam gjakovar e tetovar.

Vërej: Kërkoj falje lexuesve për fjalorin e ulët që kam përdorur këtë herë, por u ndjeva tepër i ofenduar. Në penën time prej 20 vitesh asnjëherë skam përdorur fjalë me krahasime ofenduese, por deputeti Nard Ndoka po kërkon që të na fusë në qorrsokak në prag të Shenjtërimit në Nënë Terezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat