Shqiptar ndërgjegjësohuni...!

Opinione

Shqiptar ndërgjegjësohuni...!

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 22 maj 2015 Në ora: 09:31

Duke u nisur nga situata politike në Maqedoni, që nga krijimi i shtetit kukull e deri më sot, politika e saj sikur ka prodhuar vetëm destabilizim, urrejtje mes dy etniteteve të mëdha që e përbëjnë shtetin Maqedon; Shqiptarët më 40% dhe Ardhacakëve bullgar, që e quajnë vetën Macedon me 40%, si dhe etnitetet tjetër të përbërë prej 20% që mund të jenë vlleh, Serb, Romë dhe turko-folës. Megjithatë politika shoveniste e Gligorovit, Gruievskit, e të ndonjë politikani tjetër të këtij formati nuk ishin të rastësishme dhe të paqëllimta, mbase pretendimet e tyre shoviniste ndaj shqiptarëve shkonin mu deri atje te cenimi dhe shkelja e të drejtave më elementare deri te privimi i jetës vetëm pse ishin shqiptar, popull me histori të lasht perllazgo-Ilire. E tërë kjo urrejtje u lind si pasoj e krijimit të një shtetit kukull, pa identitet, kulturë nga që politika e ish-Jugosllavisë së asaj kohe kishte për qëllim shpërndarjen e shqiptarëve nëpër Republikat e saj, ish-Jugosllavisë me motivin që shqiptarët si shumicë të mos kenë mundësi për të kërkuar të drejtat e veta. Ndonëse shkatërrimin i ish-Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve të reja, erdhi në saje të përpjekjeve të shqiptarëve për ta rrënuar shtetin më diktatorial ndaj shqiptarëve dhe nga kjo shpërbërje e ish-Jugosllavisë përfituan territore shqiptare pushtuesit Maqedon, Malazez dhe ai Serb, gjë që ishin dhe mbetën nën oazën e shteteve më kriminale, shtetet që nuk respektojnë të drejtën e lirive të njeriut, mbase edhe intensifikojnë situata të dhunshme për të zhdukur identitetin historik të një populli autokton, konkretisht të popullit shqiptar.
Megjithatë kjo politikë diskriminuese, e Sllavo-Maqedonëve, përpiqet me ngulmë të realizohej në përpikeni qëllimet e saja sipas skenarit famëkeqe të kryekriminelit të famshëm Akademikut, Vasa Çubralloviqi, apo vazhduesit të tij Milloshoviçit; aq më keq politik e saj synon që përmes metodës së dhunshme, grabitjen e historisë të krijon identitet të vetin, duke u shtirë si pasardhës të Maqedonisë së vjetër me një ndarje të dhunshme gjeografike nga trungu i Shqipërisë Etnike. Me këto pretendime të ulta e false, përshkrime enciklopedi e deri te lufta e fundin në lagjen e trimave në Kumanovë që u zhvillua nga organet policore-ushtarake Maqedone u pa qartë mllefi dhe urrejtja ndaj popullatës së pafajshme shqiptar që kishte politika e Gruievskit, apo e Grujevskav tjerë.
Pra, Gruievski apo Zajevi e kushdo tjetër që të vije në krye të qeverisë Maqedone duhet ta kuptojnë realitetin dhe të tërhiqen nga politika e mendësisë së mykur, të dhunshme dhe pushtuese, madje edhe të vetëdijesojnë popullin e mashtruar, ardhacakët bullgar, se nuk janë pasardhës të maqedonve të vjetër, por ardhacak bullgar dhe mbi këtë parim të fillojnë jetën reale ashtu çfarë janë. Andaj duke u nisur nga kjo mendësi e të të kuptuarit do të kenë me lehtë të vazhdojnë të bashkëjetojnë si dy popuj në një shtet pa cenuar të drejtën e asnjërit komunitet, e konkretisht të heqin urrejtjen ndaj komunitetit më të madhe e autokton, që në fakt janë Shqiptarët. Ndërsa për këto epshe djallëzore të ardhacakëve bullgar fajtore kryesore është bota e qytetëruar, pikërisht Evropa sehirxhike e cila më kohë është dashur të jetë më e vëmendshme, dhe më e përkushtueshme në stabilizimin e Ballkanit, e jo të tërhiqet nga skena politike se gjoja nuk po ndodhë asgjë me Maqedonin, apo në anën tjetër t’i fajësojë shqiptarët si faktor destabilizues. Megjithatë, në realitet, ky destabilizim i Ballkanit vije si pasoj e vetë evropianëve të cilët Sllavët e Ballkanit i favorizuan me grabitje, pushtim territoresh si dhe duke mos ia tërhequr vërejtjen për terrorizimin që ushtronte në mënyrë sistematike mbi shqiptarët. Pra, duke qenë pengë e një tragjedie Ballkanike, me ndihmën e evropianëve, shqiptarët u detyruan dhunshëm, pa vullnetin e tyre të copëtohen në pesë shtete e të përjetojnë gjenocid të përmasave të mëdha që ushtronin sllavët e Ballkanit dhe pikërisht edhe shteti kukull, që është formuar nga politika e ish-Jugosllavisë, Maqedonia.

Lind pyetja përse duhet një zgjidhje tjetër-federalizëm apo bashkim me Shqipërinë ?
Duke u mbështetur në të kaluarën dhe në të sotmen e hidhur sikur Maqedonia nuk po gjen forcë të tërhiqet nga urrejtja dhe pretendimi për të skllavëruar popuj, po përkundër kësaj sillej me një politikë pretenduese, diskriminuese, të dhunshme, që përmes persekutimeve dhe ekzekutimeve, diku të fshehura, diku të hapur dhe atë mu në sy të botës zbaton fushatë terrori të herëpashershmesh mbi fshatrat shqiptare, si: Në Tetovës, Kondovës, Brodecit, Sopotit, e deri te lufta e fundit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, që edhe ishte me një skenar të ngjashëm si ai politikës fashiste të Milloshoviqit.

Pra, politik sllavo-Maqedone është e dëshmuar se nuk ka gatishmëri të pranojnë faktin që shqiptarët janë faktor kryesor për ndërtim shtetin që edhe duhet të trajtohen si të barabartë me bërjen e shtetit, gjë që për fat të keq kësaj politike shterpe po i kontribuon edhe politika e partive shqiptare të cilat nuk janë të zëshme në interesat e popullit, po sikur janë zënë piskë dhe nuk janë në gjendje të përfaqësojnë denjësisht interesin e shqiptarëve çfarë duhet të ishin dhe e meritojnë si komunitet i barabartë me të ashtuquajturën popull Makedoncë-ardhacakët bullgar. Në fakt Qeveria e Grujevskit, si edhe qeveritë e mëparshme kishin këtë mentalitet të dhunshëm, gjë që ishin dhe ende janë shkelës i drejtave të një komunitetit, të paktën edhe të atyre drejtave që ju ishin garantuar nga ndërkombëtarët me marrëveshjen e Ohrit s’u përfillën.

Andaj përkundër këtij diskriminim partitë shqiptare duhet të ngrehin zërin kundër padrejtësive dhe terrorizimit që iu bëhet popullatës shqiptare në emër të shtetit Maqedon me faktin e një stabilitetit politik dhe racistë, e kjo zgjidhje mund të bëhet vetëm përmes dy opsione që mundet të stabilizohet Maqedonia, shqiptarët shtetformues-Federalizëm, apo opsioni tjetër ai i bashkimit me Shqipërinë:

1.Arsyeja që shqiptarët të jenë shtetformues apo Federalizim qëndron në atë se në trojet shqiptare dhunshëm është krijuar një shtet nga mbeturinat bullgare që kanë një traditë, kulturë krejt tjetër ndaj popullit autokton-shqiptar, e që për nga numri i popullsisë janë të barabartë me shqiptarët. Atëherë për ta stabilizuar këtë shtet kukull duhej të respektohet e drejta e dy komuniteteve të mëdha përmes opsionit shqiptarët shtetformues me atë bullgaro-Makendonce-Federalizëm.

2.Nëse opsioni i parë, shqiptarët shtetformues-Federalizëm nuk ndodhë, atëherë opsioni tjetër, gjë që edhe është më realja dhe më e shëndoshja për Ballkanin, është bashkimi i shqiptarëve me Shqipërinë, për të cilën do të ishte zgjidhja më e mirë dhe e realizueshme njëherë e përgjithmonë që të mbyllet çështja e popujve të Ballkanit.

Pra, për opsionin e bashkimit duhet të mendojnë politika shqiptare në tërësi dhe në veçanti partitë politike që veprojnë në Maqedoni të heqim dorë nga karrierizmi dhe inatet personale e të merren me më seriozisht për fatin e popullit. Nëse çdo gjë që pranojnë jashtë këtyre dy opsioneve, bota dhe Evropa e ka mashtruar vetën, ndërsa Maqedonia do të përballet edhe më tepër me këso ngjarjesh tragjike, e që për fat të keq po pësojnë popullata e pafajshme, shqiptarët.

Shqiptar ndërgjegjësohuni...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat