Lejuan njërin, ndaluan qindra!?

Opinione

Lejuan njërin, ndaluan qindra!?

Nga: Ilir Vata Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:16

Historian e Shqipëri është bërë monopol i politikës dhe jo në tërësinë e saj, por i disa njerëzve që për 25 vite e kanë përdorur historinë, moralin e shqiptarëve, shtresa të ndryshme sociale në kohë të ndryshme, thjeshtë dhe vetëm për interesa të tyre të vogla politike për të kënaqur pangopësinë e tyre për të gllabërua çdo vlerë të mirë të shqiptarëve.

E ndonse ky turravrap, ka çerekshekulli që starton, sot në ditën e dëshmorëve ka sërisht egoistë energjik, ish- komunist, sekretar partie që turren të ndërojnë dëshmorët dhe mbase me të drejtë në aspektin e militimit si komunist, por me pa të drejtë në aspektin e kamuflimit si demokart dhe dy herë me pa të drejtë kur u mohonë të drejtë pikërishtë komunistëve të vërtetë, real që me dhe pa të drejtë, por në të drejtën e tyre besojnë te komunizmi dhe aq me shumë të lufta që bënë në pragun e ardhjes së komunizmit.

Vite më parë i kamufluari demokrat (ish-sekretari i partisë) bënte diversitet, kundërshtonte, villte vrerë për dëshmorët, sot me 5 maj i nderonë me përulësi, por shënon mëkatin përjashtonë qindra, madje në këtë fatalitet bien dhe disa përfaqësues zyrtar qe nga egoizmi i tyre për të qenë ndryshe në kundërshtim me vetë ligjin dhe demokracin kërkojnë të hiqen sesa janë.

Historinë e bënë shqiptarët, ne duhet ta respektojme atë, koha është gjykatësi i saj dhe jo individët, dallkauk që kërkojnë të jetojnë me abuzimin mbi sakrificen e të tjerëve dhe kjo ndodhe tek ato karaktere, apo përfaqësues politik që janë pjesë e politikës si rezultat i misionit të vjetër dhe jo i përfaqësimit politik të shtresave apo grupeve shoqërore siç edhe ndodh në të gjithë botën.

Politika e post diktaturës në Shqipëri ishte një kartë e vetë diktaturës dhe si e tillë nuk diti të ndryshojë por të ishte një shërbesë e së shkuarës dhe, edhe pas një çerek shekulli e tillë mbeti sa më 05 maj 2015, melodrama me vetëm një personazh, luhet në sy të shqiptarëve me pa pikë pendese, sa pak njerëzve iu bënë përshtypje sesi vetëm njëri nga komunistët në ditën e tyre të përkujtimit përjashtonë qindra.

Vite më parë, beteja e datave historike të çlirimit të vendit 28-29, u bë debati më i thellë politik, sa të vetëshpallurit analist, hidhnin ide, pozoni, krunin kokën (tashmë shqiptarët janë njohur me skicofrenët e tyre në ekraniin e vogël, madje disa prej tyre janë më perversitet të thellë qe bie ndesh me vetë moralit të shqiptarëve) dhe vite e vite i mëshuan një kundërshtie të pa vlerë kur vetë vlerat e demokracisë ishin përbaltur, deformuar sa ishin të ngjashme me diktaturën e afërt që kaluan shqiptarët.
Tani, ranë squk (thotë populli) përulen para dëshmorëve dhe bëjnë mirë pavarsisht qëllimit të tyre, por ç’faj kanë ata qindra që besojnë, kanë lidhje me dëshmorët, partizanët, luftëtarët e asaj kohë, por vetëm njëri paska të drejtë, pse!?
Mos ishte i përzgjedhuri i diktaturës dhe të gjithë duhet t’i nënshtrohen sot!? Paradoks, Shqipëria është një vend demokratik, të paktën pretendojmë dhe nuk kanë se si i nënshtrohen njërit, por vetë demokracisë që është universi i vlerave njerëzore dhe në këtë kuadër ata komunist, duhet të puthin varret, sot me 5 maj.
Një i përndjekur politik, ndërsa bashkë po bisedonim shprehet se këta nuk të lënë të prekësh as varret që duken se ne këmi mijëra që na janë humbur dhe këta politikanë hipokrit na i kanë përdhosur, sa ju kanë humbur varret, por jam i sigurtë, shtoi ai se dhe ne ku të kemi nja vend nderi për varret tana tashmë të humbura, kështu do të sillen keta ish- komunistë nese do jenë gjallë!

Politika shqiptare është një cobës e zhubrosur e së shkuarës diktatoriale, madje personazhet janë po ata që kanë ndikuar në jetën e shqiptarëve në gjendje ekonomike, sociale dhe psikollogjike dhe madje dhe jo në pak raste daramatike dhe si në rastin e 97-tën, gerrdecit, 21 Janarit, teje tragjike dhe me këq akoma në persekucionin e shqiptarëve në diktaturë!

Kjo klasë politike duhet përmbysur me votë, me ligj, me hetim, kundrejt procedurave të rregullta ligjore për të kërkuar abuzimin e tyre morale, jetësore dhe ekonomik në dëmë të shqiptarve, pasi për 25 vite ata abuzun me të mirat tona jo vetëm ekonomike por dhe moralisht, si në rastin e sotëm dhe kjo është një fyerje kombëtare.
Njeri ish-komunistë i përjashtoi të gjithë, madje dhe i fyen dhe kjo ndodhi ditën e dëshmorëve që dhanë për shqipërinë gjakunë e tyre.

Historia e Shqipërisë është nga natyra vetë e trishtë dhe kontributor real ka patur vetëm e në grup në mes të shqiptarve dhe madje kanë qenë vetë shqiptarë që kanë qenë kontribuesit real të Shqipërisë që gëzojmë sot dhe duhet të respektojmë çdo vlerë në çdo kohë, ashtu siç duhet të respektojmë dhe kundërshtarët politik të dëshmorve që janë të përndjekurit politik dhe vende ish-komuniste i kanë zgjidhur në metoda të ndryeshme e të ngjashme, por që rrinë mirë dhe respektohen nga të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat