Carla Del Ponte dhe Dick Marty,te etur për akuza ndaj UÇK-së,për hatër të Millosheviqit

Opinione

Carla Del Ponte dhe Dick Marty,te etur për akuza ndaj UÇK-së,për hatër të Millosheviqit

Nga: Shkruan: Ragip GURAZIU Më: 5 maj 2015 Në ora: 12:34

Ish-Kryepokurorja e Tribunalit të Hagës,Carla Del Ponte që ka thënë se;''do të isha e gadshme të kthehej në Hagë për të përfaqësuar Aktakuzën kundër UÇK-së.''PO, do të kthehesha për t'i gjykuar krerët e UÇK-së,ka thënë ajo per mediumet serbe...Po fatëbardhësisht nuk pati dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktpadi ndaj disa komandanteve të ish- UÇK-së,si Fatmir Limajt,Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.

Del Ponte ka patur shumë kritikë

Karla Del Ponte është etiketuar "Gestapo e re", "Bushtra", "Raketa e paorientuar" dhe "Personifikimi i kokëfortësisë".
Avokatja e zakonshme është e njohur për ndekjen e pakursyer të atyre që i kanë shpëtuar drejtësisë, por ajo po e lë postin në fund të 2007-ës, Me një ‘’xhigë’’ merak që mbetën të lirë komandantet e UÇK-së.
Zonja Del Ponte nuk e ka fshehur frustrimin e saj të shkaktuar nga dështimi për t'i nxjerrë ata përpara ligjit.
Por fakti që puna e prokurores është përqëndruar në ndjekjen e të kërkuarve, për disa do të thotë se ajo arriti vetëm suksese të vogla në punën e saj 8-vjeçare.

Ekstradimi i Millosheviqit nga Serbia për në Hagë në vitin 2001 ishte arritja më e madhe për gjithë njerëzimin të këtij rrozulli tokësorë ,më shumë për shqiptarët e Kosovës
Kur ai vdiq për shkaqe natyrore i mbajtur nën mbikëqyrje në vitin 2006, disa kritikuan Hagën për kohën e gjatë që iu desh për të provuar fajësinë e tij. U tha se;Millosheviq nuk ishte objektivi i saj i parë me pozitë të lartë shtetërore.
Në vitin 2003, zonja Del Ponte u kritikua gjithashtu nga autoritetet ruandeze, pasi zyrës së saj në Hagë iu ngarkua hetimi i krimeve të kryera në këtë vend gjatë viteve 90-të.
Prokurori i Përgjithshëm i Ruandës, Geral Gahima tha se njerëzit në vend janë në kundërshtim me faktin që hetimi i mbi një milionë të vdekurve të kryhet nga "një prokuror part-time, me bazë në një kontinent tjetër".
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ra dakord që kjo punë ishte shumë e madhe për një person dhe ajo u zëvendësua.
Sidoqoftë, Zonja Del Ponte insistonte se ishte qasja e saj energjike që kishte motivuar kritikën për punën e saj.

Dick Marty në skenë;Metodat e veprimit dhe dëshirat e Dick Martit
Një raport mund të jetë përfundimi, por edhe fillimi i një hulumtimi, kishte deklaruar Dick Marty para disa vitesh, dhe pikërisht atëherë kur kishte filluar ti hulumtonte burgjet e supozuara të CIA-s. Raporti i tij i parë, i paraqitur para Parlamentit Evropian me 2006 ishte tallur ,i dyti në vitin pasues ishte përqeshur, por në ndërkohë Qeveria britanike i kishte kërkuar falje atij,ngase shumë vende lindore kishin ngritur komisione parlamentare për hulumtimin e fakteve.

Dick Marty përmes metodës së tij të hulumtimit të cilën e quan Dialektika e së vërtetës, në fazën e parë përpiqet që në Raport të përmbledhë sa më shumë material rëndues që mundet, bën akuza të rënda me deklarata të dëshmitarëve anonimë, dhe paralajmëron zbulime shokuese, pastaj si parapërgatitje për sulm, së pari u ofron përmbajtje të zgjedhur nga raporti - medieve të njohura, dhe për të arritur kulmin e vëmendjes, ai hesht si hekur, kur del para mikrofonit dhe kamerave.
Përafërsisht kështu i përshkruante “Neue Zürcher Zeitung Online” sjelljet kontroverse dhe metodat perfide të Dick Martit në një pjesë të një artikulli, i cila vazhdonte me konstatimin se, Dick Marti, që përmes inskenimeve të pa bazuara përpiqet të arrij kulmin e vëmendjes së opinionit botëror duke u përpjekur të krijoj sensacione edhe nëse të pa vërtetuara, por të mirë inskenuara, me episode sa më prekëse dhe të përzgjedhura me shumë kujdes, nga një regji profesionale!

Dick Marti siç edhe dihet tanimë nga opinioni gjerë, për disa vite ka kryer punën e prokurorit ne vendin e tij, në Kantonin Tiçino të Zvicrës, i cili në paraqitjet e tij publike është dëshmuar si përkrahës i flaktë i Serbisë, dhe kundërshtar i hapur dhe i përbetuar i pavarësisë së Kosovës. Nga ky shkak ai qëllimisht u ftua nga Serbia, nga prokuroria e një shteti barbar, luftënxitës dhe vrasës masash njerëzore, ku u përgatit, instruktua dhe armatos fort me shpifje monstruoze, për inskenime profesionale të përgatitura mirë dhe me kujdes nga prokuroria serbe.Ai i hyri këtij aksioni të porositur e pse jo edhe të mirë paguar nga padroni me një qëllim të caktuar që përmes inskenimeve të tija profesionale të mbillte bëmat e krimit serb në jetën e padjallëzuar të shqiptarëve, të atyre shqiptarëve që presin mysafirin qëllimkeq Dick Mart-in, si mik me zemër të hapur dhe në mënyrë të sinqerta në shtëpitë e tyre të varfra por bujare, edhe pa e ditur se çfarë problemi do të lind dhe me ç’faje do ngarkohet kombi shqiptar në tërësi, nga imagjinata e sëmur e këtij antishqiptari të përbetuar dhe improvizuesi pa kompromis.

Me kërkesa të shkruara dhe të paraqitura në formë ankesash nga prokuroria e shtetit serb, ish pushtuesi ynë i cili përvojën e tyre të gjatë në praktikimin e krimeve të kryera ndaj shumë popujve nga ish përbërja e Jugosllavisë, për mes kreatorit inskenues të paguar shtrenjtë, Dick Mart-it përpiqet që krimet kundër njerëzimit, trafikimin me njerëz dhe tregtinë me organet njerëzore, tua mveshë viktimave të pa fajshme shqiptare.

Karakterin e dyshimtë të Dick Marti-t na e sqaron shumë mirë edhe Abdulla Katuçi, pronari i shtëpisë së “Verdhë” i cili hedh akuza të rënda ndaj këtij raportuesi të çuditshëm, kur gjatë vizitës së Dick Mart-it dy vjet më parë në Shtëpinë e tij, po të mos e ndalonte i zoti i shtëpisë, ai tentoi me forcë të hidhte eshtra të vdekurish në brendinë e shtëpisë, për çka Pronari i asaj shtëpie të instrumentalizuar për qëllime të tilla meskine, me të drejtë edhe kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-së, Dick Mart-in si dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte, për shpifje dhe akuza të pa baza kundër shqiptarëve.

Dëmet nga ky raport i porositur, kundër UÇK-së dhe gjithë Kombit shqiptar, me gjithë mungesën e fakteve,TimJudah i vlerëson të mëdha, në një shkrim të tij në “Daily Telegraph”, sepse akuzat e tilla të rënda jo vetëm se “minojnë kredibilitetin” e Kosovës, por paraqitja e këtij “dokumenti” është edhe goditje fatale për Kosovën- si shteti më i ri i Evropës” ngase Kosova si shtet në ndërtim ende nuk ka arritur t’i realizoj të gjitha elementet e shtetësisë së plotë, që nga koha e shpalljes së pavarësisë së saj, ndaj edhe për këtë shkak populli i Kosovës do të jetë i dënuar me varfëri dhe izolim të mëtejshëm, vlerëson Tim Judah.

Mjerisht përkundër gjithë këtyre sulmeve të organizuara kundër shtetësisë sonë, kundër qenies shqiptare dhe ekzistencës tonë kombëtare, nuk na e sqaroi askush dhe as që kërkoi dikush të paktën një herë zyrtarisht deri më tani edhe pas afro 16 vitesh të përfundimit të luftës, që të dimë ne si komb i sakatuar nga gjenocidi serb, dhe opinioni demokratik ndërkombëtar, për rrethanat, kushtet dhe mënyrën se si i vrau Serbia shqiptarët, arsyen e varrosjes dhe zhvarrosjes së disahershme të viktimave shqiptare nga kriminelët serb, shkakun e bartjes së kufomave nga Kosova në Serbi, qëllimin e kidnapimit të mijëra shqiptarëve, sqarimin çfarë në të vërtetë ndodhi me jetën e shqiptarëve të kidnapuar nga Serbia, pse u zhdukën dhe si hmbi çdo gjurmë e tyre, ku mbetën dhe kur do të kthehen, çka ndodhi me ta dhe çfarë u bë me organet njerëzore të viktimave dhe të kidnapuarve shqiptarë, qëllimin dhe shkaqet e veprimeve të tilla, të pa para e të pa dëgjuara në asnjë vend tjetër në botë deri më tani.... dhe si u kaluan të gjitha këto në heshtje, kur do të kemi sqarime dhe kush do japë përgjegjësi për të gjitha këto krime ndaj shqiptarëve, nëse jo Serbia?!

Pse Serbinë përkundër të gjitha këtyre akteve barbare, nuk e vë askush përpara përgjegjësisë. Duhet të jetë kërkesë e gjithë shqiptarëve, që të zhvillohen hetime kundër Serbisë, si inicuese e të gjitha luftërave dhe shkaktare e të gjitha barbarive në gjithë territorin e ish Jugosllavin, e cila përkundër të gjitha këtyre të këqijave dhe vuajtjeve çnjerëzore që na i shkaktoi neve dhe të tjerëve, ajo me arrogancën e saj duke përfituar nga përkëdheljet ndërkombëtare, nga mosveprimet tona shtetërore e kombëtare, hidhet në sulm me një mal akuzash e shpifjesh kundër nesh, duke angazhuar edhe raportues nga parlamenti evropian.

Megjithatë dy shtetet Zvicra e Kosova mike...

Zvicra njëra ndër shtetet e para e pat njohur Pavarësinën e Kosovë,2008,nëpërmes letrën e njohjes së shtetësisë së Kosovës ngaana e qeverisë zvicerane duke shprehu gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënie bilaterale diplomatike.

Shteti zvicëran pas njohjes së Kosovës shtet, edhe zyrtarisht hapë ambasadën në Prishtinë.
“Në Zvicër jeton një komunitet i fuqishëm kosovar. Kosova është shtet dhe duhet të kemi marrëdhënie sikur me çdo shtet tjetër. Kemi probleme që duhet të zgjidhen. Kemi një komunitet të madh të njerëzve nga Kosova. Në Zvicër. Kemi 180 mijë kosovarë që jetojnë atje, prej tyre 40 mijë janë shtetas të Zvicrës dhe 140 mijë kanë lejen e punës B dhe C”, ka deklaruar ministrja Kalmi-Rej.
“Duhet të them një falënderim shumë të madh në mbështetjen e gjithanshme që i është bërë Kosovës gjatë gjithë kohës. Ju e dini se pas Gjermanisë Zvicra ka numrin më të madh të qytetarëve nga Kosova që janë me dekada atje”, tha Sejdiu.
Ai tha se më diplomaten zvicerane ka biseduar për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit të gjithëmbarshëm të relacioneve shtetërore mes Kosovës dhe Zvicrë si faktor i rëndësishëm që lidh marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Zvicrës janë shqiptarët që jetojnë atje.Pra kjo s’do komentë, për marëdhenjet në mes këtyre dy shtetetve,që nuk mund te ndikoj ne dy diplomatet Zviceran,akuzues ndaj Kosovëdhe qytetareve të saj

Autori ësht ë gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat