Pushtet i Kosovës të zgjohet të sheh nga e ka drejtuar anijen?!

Opinione

Pushtet i Kosovës të zgjohet të sheh nga e ka drejtuar anijen?!

Nga: Dibran Demaku Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:21

Vite më parë (dy ose tri) kur shqiptarë të besimit myslimanë të Kosovës nën nxitjen e militantëve të islamit radikal (vendor dhe të huaj) organizon protesta me kërkesat për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë si dhe Shaminë e kokës për femrat shqiptare (sepse sipas tyre shamia po e ruaka nderin e femrës), Steit Departamentit amerikan pat reaguar duke thënë se nëse shqiptarët e Kosovës edhe më tutje orientohen kah islami radikal do ta humbin përkrahjen dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas atij reagimi siç duket militantët radikalë e kuptuan seriozitetin e tij dhe ndërruan taktikë. Nuk dolën më që të demonstronin në rrugë e sheshe të kryeqytetit, por propagandën e tyre e vazhduan ta bëjnë nëpër objekte të besimit fetar myslimanë. Tash jo më për ngritjen e xhamisë së madhe dhe për Shaminë e kokës, por për rekrutimin dhe dërgimin e të rejave dhe të rinjve shqiptarë të Kosovës në luftëra të huaja?! Duke i bindur të rejat dhe të rinjtë shqiptarë të besimit mysliman se lufta përkrah luftëtarëve të ISIS-it në Irak dhe Siri është e shenjtë dhe e bekuar nga feja islame?!Të tjerët që nuk do të mund t`i bindnin me propagandën e tyre fetare, do t`u premtonin para dhe të mira të tjera materiale?! Dhe kështu ata do ta arrinin qëllimin e tyre duke dërguar të reja dhe të rinj shqiptarë nga Kosova dhe trojet e tjera etnike shqiptare që të luftonin përkrah luftëtarëve të ISIS-it në Irak dhe Siri?!

Luftëtarëve të ISIS-it në luftën e tyre për një shtet islamik ju kanë bashkuar edhe të reja e të rinj nga vende të tjera të Ballkanit dhe të Europës, të ndikuar nga propaganda e militantëve islamikë?! Por, në përqindje me popullatën e atyre vendeve numri i atyre që iu kanë bashkuar ISIS-it në krahasim me të rinjtë shqiptarë të Kosovës është më i vogël?! Numri i të rinjve shqiptarë të Kosovës që ju kanë bashkuar ISIS-it në krahasim me popullatën është tepër i madh?! Dhe ky fakt është më se i mjaftueshëm për brengosje?! Për këtë fakt do të duhej të brengosej populli shqiptar i Kosovës si dhe politika e sotme kosovare?!...

Vetëm dy ditë më parë në mediat e ndryshme të shkruara dhe vizive u dha një lajm i keq, madje tepër i keq për shqiptarët si komb dhe për Kosovën si shtet. Në atë lajm u tha: Tridhjetë gazeta të Shteteve të bashkuara të Amerikës, në një ditë të vetme kishin botuar lajmin se në mesin e luftëtarëve të ISIS-it ishin edhe treqind shqiptarë të Kosovës?! Dhe lajmi më tutje do të vazhdonte me pyetjen: Si ishte e mundur që shqiptarët e Kosovës t`i bashkoheshin në numër kaq të madh ISIS-it, kur dihet se ai ISIS bënë luftë kundër vlerave më të mira të perëndimore?! Ndërkaq sipas po atyre statistikave të bëra më herët dilte se shqiptarët e Kosovës ishin më properëndimorët në përmasa planetare?!

Përveç kësaj sipas po atyre statistikave shqiptarët e Kosovës dilnin edhe më proamerikanët!-dhe gazetat në fjalë do të shkruanin se ata, pra shqiptarët e Kosovës për ta treguar dashurinë e tyre përballë kombit amerikan dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishin ngritur një statujë të ish presidentit Klinton në kryeqytetin e tyre në Prishtinë! Përveç kësaj shqiptarët e Kosovës kishin pagëzuar edhe një rrugë të kryeqytetit të tyre me emrin e ish presidentit tjetër amerikan Bush si dhe një lokal me emrin e ish Zonjës së parë amerikane Hillary Klinton?! Andaj, gazetat me të drejtë do të pyesnin se çfarë në të vërtetë po ngjante në këtë moment me shqiptarët e Kosovës?!

Lajmi i keq që u dha nuk u komentua as nga elita politike e as nga elita kulturore e as nga elita analitike?! Si të thuash u kalua në heshtje se iku ai lajm i keq as nuk kishte ekzistuar e as nuk ishte transmetuar?! Ndërkaq atë lajm të keq, madje tepër të keq për Kosovën e kishin botuar tridhjetë gazeta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë në të njëjtën ditë?! E dihet se kur një lajm i tillë i keq botohet në tridhjetë gazeta të një vendi të tillë me influencë kryesore në politikëbërjen botërore, atëherë vendit që i adresohet ai lajm tregon se ai vend i ka punët keq?!

Botimi i lajmit të keq për Kosovën në tridhjetë gazeta amerikane në një ditë të vetme do të thotë se mjetet e informimit po e përgatisin opinionin amerikanë që politika amerikane të jetë më e ashpër përballë Kosovës?! Dhe kjo për fajin e vetë shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës?!... Andaj popull dhe shtet i Kosovës zgjohuni nga gjumi dhe shikoni në dritë të diellit se nga e keni drejtuar anijen tuaj?! Nëse anija juaj lundron në anë të kundërt me atë amerikane, asgjë e mirë nuk do të vijë për shqiptarët si komb dhe për Kosovën si shtet?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat