Më e mirë lëvdata e armikut apo kritika e mikut?!

Opinione

Më e mirë lëvdata e armikut apo kritika e mikut?!

Nga: Dibran Demaku Më: 2 maj 2015 Në ora: 18:51

Këtë shkrim po e nis me pyetjen mbase më të pazakonshme: Është më e mirë lëvdata e armikut apo kritika e mikut?!...Për çdo mendje të shëndoshë dhe normale përgjigjja do të ishte: Më e mirë është kritika që të vie nga miku sado e hidhur qoftë ajo,se çdo lëvdatë që të vie nga armiku,sado e sheqerosur të jetë ajo.Dhe atë për arsyen e thjeshtë: se miku duke të kritukuar dëshiron që ti të përmirësohesh,ndërkaq armiku duke të lëvdëruar ta dëshiron fundosjen! Veqëse siç duket këtë nuk e ditkan politikanët shqiptarë(politikanë u thënqin) të Kosovës?! Të mësuar që gjithmonë të lëvdërohen nga miqtë përtej Ujit të madh(siq e quante në poezitë e veta i madhi Ali Podrimja) oqeanin Atlantik, që do të thotë nga Amerika dhe Amerikanët,nuk duan që nga andej të vijnë kritika në adresë të tyre?! Një mik i madh i shqiptarëve dhe i Kosovës që tash e njëzetë e pesë vite punon e mundohet për të mirën e e shqipëtarëve të Kosovës në veçanti dhe kombit shqiptar në përgjithësi,dikur në rolin e kongresmenit amerikan e tash në rolin e kryetarit të Lidhjes shqiptaro- amerikane,Dioguardi i njohur,mbase i frustruar për atë që po ndodhë me rrjedhat politikenë Kosovën e sotme,paskashprehur pakënaqësinëe tij dhe paska adresuar kritika në adresë të kryetarit të Partisë demokratike të Kosovës dhe zëvendëskryeministrit e ministrittë jashtëm të Kosovës z.Hashim Thaqit?!...Dhe do ti që ende pa u terë ngjyra e atij lajmi,zëvendësi i Hashim Thaqit,Petrit Selimi, Dioguardin dhe kritikën e tij në adresë të shefit të tij ta quajë hiq më pak se fjalim të stilit të Jeremiqit apo të Gjuriqit?! Kështu ai,pra zëvendësministri i jashtëm i Kosovës Petrit Selimi, mikun e dëshmuar të kombit shqiptar dhe të Kosovës Jozef Dioguardin,pa fijen e turpit dhe pa asfarë sensi diplomatik e gjuan në taborrin e armiqëve të kombit shqiptar dhe të Kosovës?! Kësaj mund t`i thuhet gjithçka tjetër,por jo edhe diplomaci?!
Ta fyesh më fjalët më të rënda një mik të dëshmuar vetëm se ai në një moment të paska kritikuar,kjo më e pakta që mund të thuhet për atë që e ka bërë fyerjen,nuk është asgjë tjetër vetëm një foshnjëri?! Mbase politikanëve foshnjorë të Kosovës edhe u falen foshnjëritë e tilla?!...Dhe krejt në fund shpresojmë se i nderuari kryetar i Lidhjes shqiptaro-amerikane nuk do t`i marrë thëniet e Selimit si thënie diplomatike,por si thënie të një foshnjeje që sapo ka filluar të mirret me politikë?!...
Kombi shqiptar në përgjithësi,por edhe kombi shqiptar i Kosovës në veçanti do t`i jetë mirënjohës për gjithmonë mikut të tij të shtrenjtë Jozef Dioguardit, për gjithçka ka bërë ai për Kosovën!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat