Qytetarët në mes stabilizimit dhe destabilizimit

Opinione

Qytetarët në mes stabilizimit dhe destabilizimit

Nga: Fitim Kryeziu Më: 28 prill 2015 Në ora: 12:02

Tanimë kurë vendi është futë në një gjendje “patë” (apo në rrugë pa dalje), si duket topi, me apo pa qëllim, është hedhë tek qytetarët të cilët të ngacmuar nga të dyja partitë maqedonase do të duhet të ndërmarrin ndonjë veprim për ta nxjerr vendin nga kjo situate.

Por a‘u deshtë që kjo të ndodhtë? me siguri që jo. Por një thënie e vjetër thotë “Njeri I keq ta sjellë qenin në torishtë”, si duket pikërisht kjo na ka ndodhë. Me aq sa e kuptojmë gjuhën e diplomacisë, qytetarët janë të mendimit se dy partitë të cilat futën vendin në këtë gjendje VMRO-DPMNE dhe posaçërisht LSDM janë fajtore për këtë situatë. E themi kështu sepse sikur të kishin vepruar si lider të partive të mëdha, dhe si lider të pjekur për një udhëheqje të vendit, gjendja nuk do të vinte deri këtu, ku qytetarët po mbahen çdo herë nën ethet e ndonjë destabilizimit eventual.

Si do të duheshe të veprohet që mos të vimë deri këtu: Këtu po e shfrytëzoj edhe një thënie të vjetër ku thotë: “Pasi të thyhet vetura, rrugë gjendën sa të duash”. Edhe unë, ndoshta tani pasi është futë vendi në këtë rrugë-pa rrugë, po mundohem ta them vetëm një nga daljet e shumta që ndoshta mund të hyjë edhe tani në veprim.

Mendoj se njëra nga zgjidhjet do të ishte sigurt debatet në mes liderëve politik të katër partive më të mëdha politike në vend do të shtoheshin, e ku pikërisht në atë diskutim lideri I opozitës maqedonase Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë – LSDM Zoran Zaaev, do ti paraqiste vetëm disa nga “bombat”, dhe jo vetëm me fjalë të cilat ja kishte thënë tashmë Nikolla Gruevskit në takimet mes tyre. E them ti nxjerr, sepse po nisem nga një parim shumë I shëndosh se në politik me fjalë askush, askujt nuk I beson.

Kjo ndoshta do ta detyronte Kryeministri Gruevski të hidhte nja hapë tjetër, dhe jo ky që soll tani. Pastaj, nëse edhe pas gjithë kësaj, Zaev ka qenë dashtë ti shfrytëzon edhe rrugët tjera të diplomacisë, duke I njoftuar diplomacitë e huaja, që më pas ndoshta do të rriteshe presioni ndërkombëtarë deri të Gruevski për ndonjë qeveri teknike. Nëse edhe kjo nuk do sillte zgjidhje, atëherë Zaev është dashtë që të bënë përpjekje që zgjidhjen ta kërkon tek partitë shqiptare BDI dhe PDSH, dhe dalja e “Bombave” te qytetarët të jetë hapi I fundit, sepse pikërisht ky hapë është edhe më I rrezikshmi, sepse topin po e hidhni tek qytetarët, dhe në këtë raste kush e di çka mund të ndodhe…

Zgjidhja e problemit: Mendoj se tani pasi jemi këtu ku jemi duhet të vije në shprehje njerëzit e “mëdhenj”, për momente të mëdha. Duhet të vinë në shprehje pjekuria politike e secilit nga katër liderët, të cilët me koka të ftohta dhe pa inate politike do të duhet diçka të sakrifikonin për të dalë nga kjo situatë.

Së pari kryeministri Gruevski si njeri më me peshë në vend, do të duhet të zbret nga shkalla e mbretit, dhe të ulet në shkallën e liderit partiak, Zaev pasi është lider I një partie të madhe opozitare, do të duhet ta ngrihet në një shkallë, dhe të vije në radhët e liderëve, dhe jo të sillet si qytetarë I rëndomtë. Ndërsa BDI dhe PDSH së bashku me faktorin ndërkombëtarë të jetë shtytësit e ndonjë zgjidhje eventuale.

Nxitja e qytetarëve për ndonjë protestë, apo përshkallëzim të situatës nuk do të ishte veprim I mirë për asnjërën nga dy palët e involvuara në problem, sepse kur dy vetë zihen mund të fiton I treti, që së paku në rastin e partive maqedonase nuk po shihet kush mund të jetë.

Pse po e them takimet vazhdimisht bisedat, debatet, sepse në historinë e shumë luftërave të mëdha, bisedimet janë treguar si fitimtari I vetëm, dhe I pa kompromis I të gjithë problemeve të mëdha botërore. Bisedimet edhe në vitin 2001 dhanë efektin pozitiv, ku pas një lufte të përgjakur, marrëveshja e Ohrit u tregua si qetësuesi I vetëm I asaj gjendje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat