Politika dhe politikëbërja

Opinione

Politika dhe politikëbërja

Nga: Ragip GURAZIU Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:30

Politika dhe politikëbërja janë sa të ndërlidhura aq edhe të kushtëzuara e para është konfiguracioni në kuadër të së cilës dhe në përputhje me të duhet të ndërtohet e dyta.

Politika dhe politikëbërja janë dy koncepte, që në aparancë, duken si i njëjti koncepte, të cilat shumëçka kanë të pëbashkët, por kanë edhe dallime. Konsiderojë se të kuptuarit më mirë të ndërlidhjes dhe kushtëzimeve të tyre të ndësjellë është kusht për të reflektuar politikisht në mënyrë të bazuar dhe sa më reale, në përputhje me rrethanat kushtet dhe mundësitë që i ka një shoqëri në një periudhë të caktuar kohore, dhe se rikujtimi i kësaj, që mëtoj ta bëj në vija të trasha, mbase do të ndikojë në qartësinë perceptuese dhe si rrjedhojë, edhe në qasjet e qëndrimit e aktorë politik, politologëve, analistëve dhe opinionistëve.

Politika
Krejt historia e civilizimit tonë lidhet me politikën; me organizimin shtetëror, rendin politik, drejtësinë, ekonominë, sigurinë e shumë të tjera. Lindja e politikës lidhet drejtpërdrejtë me krijimin e qytet/shteteve të para në formë mbretërish, këtu e mbi pesëmijë vjet më parë. Numri i madh i njerëzve në një bashkësi të qëndrueshme dhe statike, në kuptimin e përqendrimit në një hapësirë të caktuar gjeografike dhe me objkete banimin, e bëri të domosdoshëm organizimin politik, si mënyrë që të mund të ruhet shoqëria, të sigurohet jeta e prona, si dhe të mund të funksionojë shoqëria në mënyrë sa më të rregullt e nomale. Dhe që atëherë, thelbi i politikës nuk ka ndryshuar; ka lindur nga nevoja e shoqërisë, është mënyrë e jetesës së saj dhe është në shërbim të funksionalitetit të saj(ekzistenca para se gjithash).Politika, në vija të trasha,ka evoluar krahas zhvillimit të shoqërisë njerëzore, duke arritur në karakterin liberaldemokatik që i karakterizon vendet euoantlantike, ku ndër të tjera,, respektohen në nivel më të lartë në botë të drejta dhe liritë e njeriut në aspektin indivindual dhe kolektiv. Kështu,me zhdukje e skllavopronarëve dhe bujkrobërve, të gjithë qytetarët, pavarësisht racës, përkatësisë fetare dhe kulturës, kanë statusin e njeriut të lirë dhe të barabartë para ligjit. Megjithatë, politika në thelb ka mbetur po ajo; organizimi shtetëror (mbi baza kombëtare ose bashkësi kombesh). Institucionet për të siguruar realizimin de të drejtave dhe lirive për çdo qytetar(jetën, pronën, punën ose veprimtarinë biznesore), ushtria merret me mbrojtën prej rreziqeve nga jashtë, policia kujdeset për sigurinë dhe stabilitetin(ndjek individët dhe banda të ndryshme kriminele, ata ndëshkohen prej drejtësisë varësisht prej shkeljeve që kanë bërë, mbahen në burg si mas për të evituar rrezikimin e qytetarëve të tjerë)etj. Kjo gjithsesi nënkupton se bashkësia e qytetarëve në një shtet, një sërë të drejtash ia ka bartur institucioneve të vendit, si politikëbëse me të cilat sigurohet, me anë të ligjit dhe mekanizmave përkatëse, jeta dhe ekzistenca e të gjithë qytetarëve.
Se politika është ende kusht i domosdoshëm për ekzistencën pak a shumë normale të shoqërisë, mund të kuptohet në raste trazirash, ku tërësisht ose pjesërisht, institucionet shtetërorë të vendit nuk funksionojnë dhe kur si kërmijtë pas shiut, shfaqen grupet kiminelësh, banditë, plaçkitës e hajna, dhe askush më nuk ndihej i sigurt jo vetëm në rrugë, por as në shtëpitë e tyre në raste të tilla ndjehen hapur nevoja për funksionimin e politikës.

Politikëbërja
Politikëbërja është derivat i politikës që të mund të ekzistojë shtet dhe institucionet e domosdoshme të tij, duhet pasur drejtues dhe kjo domethënie se ata duhet të bëjnë politika të caktuara. Civilizimi ynë politik ka bërë që e drejta për politikëbërje t'u bartet institucioneve të domosdoshme, në nivel qendror, regjional e lokal, në kuadër të shtetit.

Prej te gjitha rendeve politike, vetëm demokracia mundëson që politikëbërsit të mund të ndërrohen pa gjakderdhje, respektivisht në mënyrë paqësore, përmes sistemit zgjedhor që organizohet në intervale të ndryshme kohore. Praktika e ndryshimeve tregojnë se politikëbërsit, në rendin demokratik, nisen prej interesave të qytetarëve dhe nevojave të tyre, të cilat i se ndertojnë në programe zgjedhore, si ofert për mandatin e ardhshëm të Politikëbërjes, dhe qytetarët, me votat e tyre, i japin mandatin njerëz prej ofertave, që ta bëjnë politikën në drejtimet që i ka shpalosur gjatë fushatës elektorale. Nëse qytetarët shohin se një alternativë tjetër nga ajo që ishte deri më sot është më edekuate edhe më e volitshme për ta, ata e votojnë atë dhe kështu i ndryshojnë politikëbërsit.

Duke qenë se zhvillimi shoqëror, në të gjitha dimensionet e veta, nuk është uniform, dhe paraqet gjendje të ndryshme të shoqërive të ndryshme, kjo domethënie se politikëbërja e secilës shoqëri në thelb, derivohet nga gjendja e shoqërisë dhe nevojat e domosdoshme të saj. Kështu, fjala vjen, ne vendet e BE, ku shtetet nacionale po integohen në një bashkësi shtetesh, nevojat e qytetarëve janë për lëvizje të lirë, komunikim kulturor, për zhvillim biznesi në mënyrë të volitshme, për rutjen dhe ngritjen e standardit të mirëqenjes,t ë sigurisë, të privatësisë, të ndihmës së shteteve anëtare me probleme të ndryshme, të ruatjes së paqes në kontinent e të ngjashme, dhe politikëbërja e BE/së ngrihet mbi këto baza. Ndërkaq, nevojat e shoqërisë kosovare, për shkak të historisë sonë, janë të tjera shoqëria jonë ka nevoja të shumta, prej atyre elementare e deri te ato shtetërore, por primare janë përmisimi i sundimit të ligjit, prespektiva e zhvillimit ekonomik, objektivi i anëtarësimit në OKB dhe orjentimi kah integrim në NATO dhe BE, dhe politikëbërja jonë do të duhej të ngritet mbi këto nevoja jetike të shoqërisë kosovare.

Për fund
Sado që duket sikur organizimi i shoqërisë në BE është me standarde ma se më të larta të lirisë dhe respektimit të të drejtave njerëzore, në thelb edhe ky organizim mbetet politik, e nga këndej rrjedhë edhe konstatimi se ne gjendje aktuale në të cilën ndodhet shoqëria e kontineneti tonë(e edhe e gjithë botën) ende politika është kusht i ekzistencës dhe nuk mundet pa te, sado që trendët janë drejt një politike më të moderuar dhe më humane e për të qenë e mirëfilltë, politikëbërja duhet të derivohet nga nevojat më jetike të shoqërisë, të jetë pasqyrim i tyre dhe në funksion të përmbushjes së tyre. Dhe kështu, në përmbyllje, mund të arrihet në përfundim se politika dhe politikëbërja janë sa të ndërlidhura aq edhe të kushtëzuara; e para është konfiguracioni në kuadër të së cilës dhe në përputhje me të duhet të ndërtohet e dyte.

Autori është gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat