Qasje kritike kush po manipulon dhe po e keqpërdorë nënshtetësinë e Kosovës..?!

Opinione

Qasje kritike kush po manipulon dhe po e keqpërdorë nënshtetësinë e Kosovës..?!

Nga: Rexhep ELEZAJ Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:20

Që në fillim duhet shtruar pyetjen; kush po e minon dhe demolon qenien etnike dhe fizike të kombit shqiptar në Kosovë, kush po i godet kaq rënd rrënjët, trungun dhe lozën e shumëzimit tonë biologjik, ose, cilët janë ata mistrecë dhe injorant të cilët kanë hartuar ligje dhe akte juridike më të cilat iu mundësohet braktisja e nënshtetësisë (shekullore dardane) bijve dhe bijave të Kosovës, të cilët nuk ka ligj në këtë botë që ata mund t’i fshijë nga nënshtetësia e Kosovës..?!

Cilët janë ata hajvanë dhe analfabetë më diploma fakultetesh dhe doktoraturash të cilët i kanë thënë po ç’nënshtetëzimit të shqiptarëve nga atdheu dhe trualli i tyre ku kanë lind dhe ku do vdesin, kush janë ata kvaziligjhartues, kvaziligjbërës dhe kvazi ligjmiratues të cilët në Kuvendin e Republikës së Kosovës e kanë aprovuar ligjin (antikombëtar) për nënshtetësinë, përkatësisht klauzolën për lirimin e shqiptarëve nga nënshtetësia e tyre autoktone, duke dekretuar dispozita më të cilat u lejohet shqiptarëve që ta braktisin nënshtetësinë për rregullimin e dyshtetësisë në botën e jashtme ku jetojnë, e që nuk ka ligj as akt juridik më të cilin mund t’iu merret e drejta e shtetësisë së Kosovës, të cilën Zoti ua ka garantuar më ligjet dhe trashëgiminë e tyre natyrore si shqiptar mbi këto troje qëkur është kurdisur kjo botë, pa marrë parasysh “arsyeshmërinë” e kërkesave që janë parashtruar deri më tani dhe që mund të shtrohen edhe në të ardhmen para organeve shtetërore për t’u liruar nga nënshtetësia e Kosovës..!?
Sepse, nuk ka shtet dhe as popull në botë i cili nxjerr dhe miraton ligje dhe dekrete më të cilat iu mundëson dhe i lejon qytetarët e vetë që ta braktisin nënshtetësinë, lexo; kombësinë e tyre duke u tjetërsuar në shtete, etni dhe kombe tjera, kur dihet mirëfilli se shtetin dhe kombin e përcakton dhe e përkufizon pikërisht numri i banorëve, territori, gjuha dhe kufijtë. Prandaj, një shtet apo qeveri (qeveria Thaçi1-2) e cila nxjerr akte normative më të cilat banorëve të vetë ua bën të mundshme që ta braktisin nënshtetësinë e tyre për çfarëdo qëllimi qoftë, dëshmon bindshëm se ajo nuk ishte e denjë të udhëheq më shtetin dhe popullin, ngase del shumë e qartë se nuk e ka kuptuar fare se ç’është interesi shtetëror dhe ai kombëtar. Ngase, kur bëhet fjalë për ruajtjen dhe rritjen e numrit të banorëve, atëherë kjo çështje fund e krye ka të bëjë më patriotizmin dhe atdhedashurinë si vlerë nacionale për shumëzim biologjik si kusht themelor që mundëson rritjen si komb, por edhe në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes së qenies etnike të kombit nga zvogëlimi dhe zhbërja e tij fizike..!

Në këtë kontekst ruajtja dhe rritja e numrit të banorëve të një shteti dhe populli është thjesht një çështje primare e cila nuk guxon të cenohet në asnjë rrethanë dhe për kurrfarë interesash tjera, duke e dëmtuar çështjen kombëtare përmes zvogëlimit të numrit të banorëve, siç ka ndodhur dhe vazhdon të veprohet në qeveritë komunale në Kosovë, ku sektor të posaçëm ka disa vite që po u lëshojnë certifikata për braktisjen e nënshtetësisë së Kosovës një numri të madh të mërgimtarëve tanë që jetojnë dhe punojnë përkohësisht në botën e jashtme, duke shkelur në mënyrë flagrante normat themelore të Kushtetutës si dhe të drejtat ligjore të shtetit për ta mbrojtur numrin e banorëve, në këtë rast të numrit të shqiptarëve në Kosovë, si subjekt kryesorë i shtetekzistimit dhe i shtet formimit të atdheut të tyre, si njësi dhe subjekt juridik i njohur ndërkombëtarisht si sovran dhe i pavarur.

Kështu që, dhënia e certifikatave-vendimeve qindra mërgimtarëve tanë për heqjen dorë, siç shkruan në formularë, gjoja vullnetarisht për rregullimin e çështjes së nënshtetësisë si dhe të drejtave tjera juridiko-pronësore dhe administrative, siç është rasti më një numër të madh mërgimtarësh tanë në Gjermani, fletë bindshëm për tradhtinë shtetërore dhe kombëtare të qeverisë së Kosovës ndaj kauzës që ka mbrojtja dhe mos zvogëlimi i numrit të popullit shqiptar në Kosovë!

Humbja dhe zvogëlimi i numrit të banorëve të Kosovës, lexo; të shqiptarëve përmes dhënies së vendimeve për heqjen dorë gjoja vullnetarisht nga nënshtetësia e një numri të konsiderueshëm të tyre, pa dyshim, se shkon drejt në favor të Serbisë dhe serbëve në Kosovë dhe kurrsesi jo në interes të kombit shqiptar. Prandaj, ata të cilët kanë lejuar një veprim të tillë, pra dhënien e vendimeve për heqjen (lexo: marrjen) e nënshtetësisë të shumë mërgimtarëve, do duhej patjetër të përgjigjen juridikisht dhe penalisht para organeve gjyqësore, ngase më ose pa vetëdije, krejt njësoi, i kanë kontribuar zvogëlimit dhe tkurrjes së qenies fizike dhe etnike të kombit shqiptar në Kosovë, por edhe asimilimit të tyre aty ku jetojnë në diasporë, akt i cili nuk mund të mos ndëshkohet, qoftë ligjdhënësit, qoftë zbatuesit e tij pa përjashtime..!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat