Turpi, legjitimojnë veteran të rrejshëm, kurrë pa kapur armë me dorë

Opinione

Turpi, legjitimojnë veteran të rrejshëm, kurrë pa kapur armë me dorë

Më: 26 prill 2015 Në ora: 15:41

Të nderuar anëtarë të komisionit,
Ne përfaqësuesit e fshatit Kodrali dhe anëtarë të ish Shtabit Lokale reagojmë ashpër dhe jemi shumë të indinjuar dhe të zhgënjyer me punën tuaj, e konkretisht me punën dhe metodologjinë që cilitdo ti jepet mundësia të aplikoj për veteran që është një titull dhe vlerë sublime që don shumë mund dhe sakrificë për këtë titull në nderim të veprimtarisë së tyre gjatë luftës çlirimtare, kjo erdhi si pasojë sepse ata komisionarë të komunës së Deçanit janë joshur me mjete materiale, lidhje miqësore, familjare, duke legjitimuar të keqen dhe duke lënduar rëndë dinjitetin e luftëtarit besnik, të të rënëve, invalidëve të vërtetë, motrave dhe nënave të dhunuara që po ti kishim, në realitet të gjithë këta ushtarë dhe veteran nuk do të ndodheshin ato që na ndodhen dhe sot pa fije turpi dhe ndërgjegje legjitimojnë, "Veteran të rrejshëm", fallco, njerëz që kurrë nuk kanë pasur armë në dorë, njerëz që ishin dezertorë, ata që pas çdo ofensive serbo-sllave vidhnin dhe plaçkitnin bashkëfshatarët e tyre, kjo nuk iu bën nderë as ju e as atyre sepse dihet shumë mirë kontributi dhe vlera e tyre njerëzore dhe sa të pa turp që janë që për një interes të ngushtë janë në gjendje të shkelin edhe mbi gjakun e shenjtë të vëllezërve të tyre. Ne iu bëjmë thirrje që ky proces të verifikohet edhe një herë për secilin veç e veç, sepse këto dy palë mashtruesish si aplikantët dhe komisionarët e komunave, lënduan dinjitetin, ndjenjat liridashëse për interesa materiale dhe nepotike të ndëshkohen, nëse kemi shtet ligjor dhe një ditë që këta mashtrues rrenacak një ditë, të turpëruar dhe të ndëshkuar t’ju kërkojnë falje. Ne do të japim me emra nga lista e publikuar për ata, të cilët nuk e meritojnë dhe ju mund të formoni një Komision të veçantë që do ti shqyrtoj drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e fshatit Kodrali të komunës së Deçanit, në të kundërtën do të ngrehim padi gjyqësore dhe ne marrim përgjegjësinë për këtë që deklarojmë.
Nga lista e Veteranëve, pjesëmarrësve dhe pjesëtarit të UÇK-së duhet të hiqen këta persona:
1. Alban Q. Sylaj me apl.063393, nuk ka qenë as në front, e as në pika të rojës, ka shkuar në Shqipëri me disa djem nga fshati, ku në fshatin nga jashtë iu keni dërguar 31.600 DM për armatime dhe ata i kanë shpenzuar 1.250DM dhe kanë ikur jashtë pa futur asnjë armatim në Kosovë.
2. Afrim S. Hasaj nr.apl.044698 - nuk jeton, por e vërteta është se ai duke ikur në bjeshkë është arrestuar dhe mbajtur në burg, gjatë luftës ka deklaruar që unë nuk e marrë armën, dhe për këtë gjë ne jemi dëshmitarë.
3. Ali A. Ferizaj nr.apl.030759, - ky është i moshuar dhe as që ka qenë në ndonjë pikë dhe as që ka pasur armë.
4. Albehart A. Ferizaj nr.apl.030460 - ka qenë i ri 14-vjeç dhe as që ka pasur armë.
5. Amrush M. Ferizaj, nr.apli 030376 - Edhe ky person në asnjë pikë fronti nuk ka qenë.
6. Avdi B. Sylaj, nr. apli 030773, - fare nuk ka qenë pjesëmarrës dhe as që ka patur armë në dorë.
7. Betim M. Ferizaj, nr.apli 030934 - ka qenë fare i ri, rreth 14-vite, nuk ka qenë në asnjë pikë si roje.
8. Milaim I. Ferizaj, nr.apli 030933 - as ky zotëri nuk ka qenë në asnjë pikë roje apo fronti.
9. Alban Sh. Hasaj, nr.apli. 010043 - ky zotëri nuk ka qenë fare në Kosovë.
10. Albert Sh.Hasaj, nr.apli. 059203 - edhe ky zotëri ka qenë në Gjermani.
11. Enver M. Hasaj, nr.apli. 056837 – po ashtu ka qenë në Gjermani.
12. Idriz U. Hasaj, nr.apli. 063284 edhe ky ka qenë i ri rreth 14-vite dhe nuk ka qenë pjesëmarrës askund.
13. Jeton E. Ferizaj, edhe ky ka qenë në Gjermani.
14. Sokol I. Aliaj, nr.apli. 052656 - as ky zotëri fare nuk ka qenë as në roje e as në front.
15. Kapllan Sh.Ferizaj, nr.apli 052988 - as ky nuk ka qenë fare në asnjë pikë as si roje e as në front.
16. Vullkan M. Ferizi, nr. apli 036087 - ky është si personi në nr. 1, ka qenë në Shqipëri i kanë shpenzuar lekët dhe u larguan në Zvicër.
17. Arton Gj. Ferizaj, nr.apli 010237 - edhe ky si personat nën 1 dhe 16, djali i Kom. të Shtabit Lokal që ikën dhe nuk u kthyen më.
18. Adnan H. Ferizaj nr.apli 052820 - edhe ky si kolegët 1, 16 dhe 17, bile ky i ka borxh fshatit edhe 3.000 DM që është dalë në Zvicër me mjetet e fshatit.
19. Arton S. Hasaj, nr.apli. 048456 - edhe ky si ata më lart si 1, 16, 17 dhe 18, i larguar në perëndim.
20. Leonard K. Ferizaj, nr.apli. 063472 - ky pa qenë shumë i ri dhe as që ka qenë pjesëmarrës.
21. Muhamet Z. Ferizaj, nr.apli. 044521 - nuk ka qenë në asnjë pikë fronti, bile këta kanë shkuar për ta arrestuar Daut Haradinaj dhe Ali Haskaj për mosrespektim të pikave të kontrollit që shkonte te Trafo në Llukë të Epërme.
22. Sadik M. Ferizaj, nr. Apli. 005818 - edhe ky i mitur, gjatë luftës ishte 14-vjeçar.
23.Ukë B. Sylaj me nr. Apl., 030859, - nuk ka qenë fare pjesëmarrës dhe as në pika të kontrollit.
24. Ukë I. Hasaj, nr.apli. 052840 - jo që nuk ka qenë pjesëmarrës, por në fashat njihet si dezertorë edhe pse ndoshta AAK-ja ia ka mundësuar këtë titull pa asnjë meritë.
25. Hysen Z. Ferizaj, nr.apli. 064931 - ky person nuk ka qenë fare në luftë dhe është person me probleme fizike shëndetësore.
26. Rexhep H. Vishaj, nr.apli. 043224 - ka qenë i zgjedhur si zëvendës komandant i Shtabit lokal, por nuk ka qenë në asnjë pikë kontrolli.
27.Riza D. Idrizaj, nr.apl. 044908 - nuk jeton, ishte i moshuar dhe as që ka qenë në asnjë aktivitet ushtarak.
28. Visar Q. Ferizi, nr.apli.056807 - nuk ka qenë pjesëmarrës.
29. Ramë T. Pepaj, nr.apli.030435 - nuk ka qenë pjesëmarrës.
30. Jeton E. Ferizaj, nr.apli (mungon) ka qenë në botën e jashtme.
31. Xhavit H. Idrizaj, nr.apli. 041368, nuk ka qenë fare në asnjë pikë fronti.
32.Veton H.Vishaj, nr.apli. 010088, ka qenë i ri dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë pikë fronti.
33.Imer H. Aliaj, nr.apli. 052655 - fare nuk ka qenë në asnjë pikë fronti.
34. Mehmet I. Hasaj, nr.apli. 039484 - as që ka pranuar të marrë pjesë në pika të kontrollit.
35. Halil J. Ferizaj, nr.apli. 052928 - nuk ka qenë në asnjë pikë të frontit.
36. Arlind A. Pepaj, nr.apli.030433 - nuk ka qenë pjesë e luftës.
37. Driton Q. Sylaj, nr.apli. 0445976 - absolutisht nuk ka qenë pjesë e luftës dhe me lidhje miqësore të një komisionari nga Gllogjani i jepet titulli i veteranit.
Ne në të njëjtën kohë propozojmë për Veteran këta persona që kanë qenë në pozicionin më të vështirë në istikamin e quajtur "Gerdaja" ku edhe ka ra dëshmorë Naser Idrizaj. Të propozuarit nga ana jonë janë si më poshtë:
1. Qerim H.Ferizi, nr.apli. 056808,
2. Lan S. Pepaj, nr.apli. 030431,
3. Asllan X. Ferizi nr.apli 048402,
4. Bajram S. Pepaj, nr.apli. 030650,
5. Bardhyl H. Ferizi nr.apli.056849,
6. Bajram H. Aliaj, nr.apli. 041273,
7. Besim M. Hasaj, nr.apli. 041427,
8. Agim I. Ferizaj, nr.apli. 044878,
9. Xhevat I. Ferizi, nr.apli. 030436.

Me shumë respekt,
Kryesia e fshatit Kodrali
KK Deçan
Republika e Kosovës.

Kodrali, 25.04.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat