Akuza e Klosit, idiotizëm i farës së keqe e mbjellur në kuzhinat sllave

Opinione

Akuza e Klosit, idiotizëm i farës së keqe e mbjellur në kuzhinat sllave

Nga: Shkruan: major Nazif Ramabaja Më: 26 prill 2015 Në ora: 15:30

Rugovën dhe Ahmet Krasniqin s´mund ta njollos një spiun i dyfishtë, i cili pretendon se situatën e ka pasur nën kontroll dhe ka qenë personi kyç dhe kryesor për të ndihmuar luftën e Kosovës sipas tij, por që e kaluara na tregon dhe është dëshmitarja më e mirë se ky fatos dhe shumë fatosa të tjerë ishin dhe mbeten problemi kryesor i mosmarrëveshjeve dhe pengesë për afrimin dhe bashkimin e UÇK-së në njërën anë dhe FARK-ut për të bërë një luftë të përbashkët në histori, do të njihet si tendencë për marrjen e meritave kryesore të një qëndrese të një populli në krye me shpëtimtarin dhe vizionarin, Dr. Ibrahim Rugova shmangu disa herë tentimet për fillimin e luftës në Kosovë në fillim të viteve të 90´-ta dhe bëri internacionalizimin e çështjes së Kosovës duke mos e mënjanuar asnjëherë luftën e armatosur, Ministrinë e Mbrojtjes dhe FARK-un të cilat ishin kategori kushtetuese sipas Kushtetutës së Kaçanikut.

Tentimi i Klosit dhe "zemërgjerësia" e tij që të bisedojë me të gjithë akterët dhe palët e përfshira në luftë edhe me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës kol. Ahmet Krasniqin në njërën anë, por që në anën tjetër se ka njoftuar për pozicionin të cilin kishte as Krasniqi e as Qeveria tregon qartë dyfytyrësinë dhe demagogjinë e tij të një shefi, i cili me pozicionin dhe qëndrimin e tij bëri që të shkaktohej luftë vëlla-vrasëse, e kjo u evitua nga eksperti i çështjeve ushtarake, profesionalizmi i tij dhe institucionalisti kol. Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, i cili na kishte mësuar, këshilluar dhe urdhëruar se luftë vëllavrasëse s´guxon të ketë, dhe se ne s’kemë plumba për shqiptar dhe civil kundërshtar, por për ushtar të armikut.

Afirmimi i politikës RUGOVIANE dhe përgatitjen paralele të kuadrit profesional ushtarak me luftën çlirimtare janë rezultat i LIRISË, PAVARËSISË dhe DEMOKRACISË për të cilën kolosi dhe argatët e tij mundohen ta përvetësojnë dhe degradojnë deri në atë, masë sa që vetëm ai dhe disa "shokë" të tij bartin meritat për të "bëmat" e tyre dhe mundohen të minimizojnë rolin kyç të politikës largpamëse dhe shtetformuese Rugoviane të cilën meritë edhe shumë burrështetas të botës demokratike e admirojnë dhe kanë respekt të posaçëm për të.

Të pretendosh se gjithçka ke pasur nën kontroll dhe të mos kesh njohuri për vrasjen e Ahmetit në mes të Tiranës dhe se t´ja hedhësh fajin grupeve të tjera, me pretekst se si ka interesuar qeverisë shqiptare një zhdukje e tillë, e aq më pak SHIK-ut, por që ka "penguar luftën duke u shëtitur nëpër lokale me armatim dhe uniformë" duke mos dashur të hyjnë në luftë, kontrollimin e banesës së tij 3 ditë pa u kryer atentati, dhe se nuk ndihej përgjegjës për aktin e kryer, vrasjen e kolonelit, është ma shumë se idiotizëm i farës së keqe e mbjellur në kuzhinat sllave.

Të përkujtoj se kol. Ahmet Krasniqi formoi njësitet operative Brigadat e para 131, 133 dhe 134 të cilat dhanë betimin në Papaj të Tropojës më 21.06.1998 dhe sipas planit dhe marshutës ushtarake bëmë marshimin dhe u futëm në Kosovë duke u lokacionuar sipas planit paraprak në Prapaqan, Baran dhe Bardhaniq, por që ceremonia e dhënies së betimit të ushtarëve dhe oficerëve në kuadër të këtyre brigadave kurrë nuk u bë publike dhe u mbajt, fshehur nga ju dhe argatët e juaj duke mos lejuar transmetimin e formimit të brigadave të FARK-ut në mediumin publik të cilin e keni pas nën kontroll ju TVSH-në, por që ky transmetim u bë vetëm pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, sepse kishit frikë nga formimi i një ushtrie të rregullt dhe profesionale në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, pra FARK-ut

S’është për tu çuditur reagimi i tyre, sepse këto institucione dhe Ministrinë e Mbrojtjes se keni njohur asnjëherë, as ju e as të tjerët, të cilët pretendoni se janë formues të UÇK-së, pra LPK-ja dhe për këtë arsye dhe arsye tjera të cilat ju i dini është bërë një puqë mbi këto institucione dhe është huazuar, përvetësuar, vjedhur komplet puna dhe organizimi i këtyre institucioneve dhe akterëve të tyre me një qëllim të ditur, marrja e pushtetit me metoda linçuese, jodemokratike, por nëpërmjet revolucioneve të vonuara qosiste, derisa ne ishim të përkushtuar në mbështetjen e institucioneve të formuara me mund dhe djersë të popullatës, shumicës dërmuese dhe të koncentruar në bërjen e shtetit e jo marrjen e pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat