Kësaj i thonë me të zënë gjaku -bisha e çartur Fatos Klosi !

Opinione

Kësaj i thonë me të zënë gjaku -bisha e çartur Fatos Klosi !

Nga: Aferdita Morina-Biffar Më: 25 prill 2015 Në ora: 21:49

Paniku i ka kapluar vrasësit andej e këndej kufirit! Paniku i ka hallakatur aq shumë sa kanë filluar t’i ç’jerrin vet maskat pa patur nevojë që askush tjetër t’ua grisë ato. Gjaku I derdhur pa-fajshëm ua ka daravitur qetësinë dhe kanë filluar të shpërfaqin haptas urrejtjen patologjike që e ushqyen me gjak të njerëzve dhe figurave më të lavdishme të Kosovës. Kryespiunët, për më keq, ende po mundohen të na tregojnë se Ibrahim Rugova dhe njerëzit që ndoqën vijën e tij institucionale janë e keqja e vendit!!!
Matrapazët e banditët e para-luftës, gjatë dhe pas saj, erdhën si duket ne fund të skenarit të dramës tragjike të Kosovës që e shkruajtën dhe e sollën vet në skenë, dhe sikur në ato tregimet e frikëshme me kafshët që para se të japin shpirt bëhen të rrezikshme edhe këta po sulmojnë duke provuar të godasin me shkelmat e fundit, por që forca po ju humbet dhe rrezik më nuk përbëjnë sepse veq disa gërvalljeve të mjera që lëshojnë, gjë tjetër nuk po mund të bëjnë…
Dallkaukë, kopukë,kryespiunë dhe djalli vetë Fatos Klosi, fundi të ka ardhur ty dhe gjithë vartësve te tu që për vite të tëra keni pirë gjak të pastër të figurave më atdhe-dashëse shqiptare.
Pranda, çirruni e vjellni vrerë nga thellësia e barkut se së shpejti edhe fytyrat tuaja me thonjë keni me fillu me i gërvisht sa gjak t’ju rrjedhi.. sepse gjaku I pastër i bijve të këtij vendi nuk humbet dhe e vërteta e vrasjeve të pështira nuk mbulohet me belbëzimet tua në nje show-televiziv.
Pse të është tharë goja e të janë skuqur sytë aq shumë, si të bishës së çartur ?! Pse ? A ka filluar bota t’ju shembet nën këmbë ? A keni menduar ndonjëherë se ka Zot ? Jo, nuk e keni menduar, se po ta mendonit vështirë që do të kishit guximin e bishës së cartur të hani koka njerëzish ! Gjaku po ju zë dhe ankthi e tmerri ju ka hallakatur e bërë si kufoma te gjalla. Kështu do të frymoni deri sa përfundimisht të niseni për në rrugën e gjatë të ferrit mbi tokë dhe nën këtë dhe larë me gjak të të vrarëve të pafajshëm e me lotë të të gjallëve !!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat