Katolicizmi është zemra e kulturës shqiptare!

Opinione

Katolicizmi është zemra e kulturës shqiptare!

Nga: Samson Pjetraj Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:20

Kontributi i katolikëve është i pakrahasueshëm duke filluar me libra, poezi, art, në gjuhësinë shqipe. Vetëm kush nuk do që t'a pranoj këtë kontribut, nuk i pranon, por këto i njeh edhe bota. Janë kontribute të rëndësishme që jo vetëm e kanë shpëtuar kombin, por janë një meritë e madhe edhe për fqinjët dhe botën mbarë. Kam parasyshë ata që vinin nga shkollat françeskane.

Gjuha shqipe është palësuar nga forumla e pagzimit. Gjuha shqipe fillon me katolicizmin, do të thotë kultura shqipe e shkruar, duke filluar me mesharin e priftit Gjon Buzuku. Shkollimi që nga fillimi, është kontribut i katolikëve qoftë në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Sigurishtë nuk do të kishim një orientim kaq europian sikur të mos e kishim këtë alfabet që kemi, nëse nuk do të kishim kongresin e Manastirit. SIkur mos të ishin katolikët nuk do kishim fillesat e njësuara si tregues të një kombi, të një shteti, një atdheu që fillojnë pikrishtë nga Shkodra katolike, prandaj në çdo etapë të rëndësishme të historisë së kulutrës shqipe është kontributi kyç i katolikëve. Katolikët janë themelues të kulurës kombëtare, kur them themelues, nuk e kam parasyshë vetëm formulën e pagëzimit të Pal Egjëlluit, por edhe akoma më parë kontrubutin e pashoq të Marin Barletit. Këtë figurë e njohin shumë mirë njerëzit.

Është i shquar dhe iniciues i shumë çështjeve kryesore kulturore të vendit tonë. Barleti, Buzuku dhe Bogdani, janë triniteti shqiptarë. Përshebull, Bogdani është shkrimtar i shkrimtarëve në kulturën shqiptare. Është i kopjuar me dorë dhe i lexuar me pasion nga të gjithë shkrimtarët e mëdhenjë që vijnë pas tij. Bardhi e Budi kanë themeluar testografin, kur tek ne nuk dinim çfarë është, këta janë themeluesit. Prandaj katolicizmi është, pa as një dyshim, qeliza e kulturës shqiptare. Pjetër Budi, s'bashku me priftërinjët e tjerë, në një kuvend në Lezhë, shkruajnë që nuk pranojnë klerikë që nuk luten shqip, nuk flasin shqip, nuk lexojnë shqip. Në një kohë kur brenda Kishës Katolike universale të thuash marrësh një vendim të tillë, ishte marramendëse, duke pas parasyshë që brenda Kishës, gjuhë zyrtare ishte vetem latinishtja, e kjo deri ne vitin 1965. Pjeter Budi thoshte, Zoti nuk i dëgjon lutjet në një gjuhë tjetër.

Shqiptarët ishin në mesin e dy flakëve: nga njëra anë nga osmanët, nga tjetra anë nga sllavët, dhe çoftë njëra, ashtu edhe tjetra, i shikonin katolikët si më të rrezikëshmit për të futur në dorë tërsishtë shqiptarët. Prandaj, gjëja e parë që bënë osmanët ishte ndryshimi i fesë, me ndryshim të fesë e kishin shumë më të lehtë coptimin e vendit, aty ku ishin katolikët nuk arrinin dot të fusnin hundët as sllavët e as osmanët. Qoftë për nga forca ushtararake kemi shembuj konkret zonën e Dukagjinit, Mirditës ku këmba turkut nuk është futur kurrë.

Duke vrarë klerikët katolik, osmanët dhe sllavët, treguan një qytetrim të fikur të tyrin, por njëkohësishtë edhe ne na dëmtuan shumë. Por kombit tonë gjithësesi i lanë një pasuri të çmuar.

Pse vetëm vepra e Fishtës, Lahuta e Malcisë, ishte e ndaluar rreptësishtë të publikohej gjatë regjimit komunist?

Katolikët gjithmonë ishin një helem i vertërtetë i së keqes, prandaj gjithmonë kanë qenë të përndjekur ashpërsisht.

Nga ana tjetër kemi At Shtjefën Gjeçovin që njihet si mësimdhënës i të gjitha shtresave duke filluar nga të mëdhenjët, rini e fëmijët. At Gjon Nikollë Kazazi për atdhetari dhe mendjen e spikatur ndaj çështjes së atdheut.

Shkollën e parë Shqipe në Stubëll gjithashtu don Mikeli e themeloj.

Lista është e gjatë, vërtetë e gjatë e kontribuesëve katolikë, pavarsisht që ne jemi mësuar të lexojmë vetëm disa.

Katolikët kanë qenë intelektual të shkëlqyer, të shkolluar në universitet më të mira botrore. Në atë kohë, kishin më shumë se një diplomë (filozofi, teologji), duke pas parasysh si ishte niveli i shoqëris në atë kohë. Këta intelekutalët tanë, sikur ti njihinin mirë, do ja kishin zili këtyre intelekutalëve. Këta krijuan publikun, teatrin, biblotekën, revistën, gazetën. Shtypshkronjën e parë shqiptare e krijuan françeskanët. Bibloteka françeskane ka qenë më e madhe se bibloteka shqiptare e Shqipërisë. Shkurt, kleri katolik ka qenë bërthama e kulutrës. Ishin puntorë të pazëvendësueshëm në gjuhë.

I gjithë kleri u presekutua në komunizëm. Në vitin 1944, Kisha Katolike në Shqipëri kishte 220 meshtar, nga këta 180 janë vrarë, të tjerët janë burgosur.

Priftërinjët katolik e kanë në gjenezë kulutrën.T'ju bëj një shembull, kur vritej një prift në vitin 1945, don Mark Quni, para se te vdiste tha: lajmëroni nënën time që i kam borxh në Shkodër 15 napolona. Ishte një borxh për libra, jo për nevoja personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat