Post festum i një promovimi te suksesshëm në Amerikë

Opinione

Post festum i një promovimi te suksesshëm në Amerikë

Nga: Ilaz Kadriu-Chicago Më: 22 prill 2015 Në ora: 09:50

Me iniciativën e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois, para disa ditëve, në Chicago dhe ne New York, përfundoi turneu i promovimit të dy veprave të rëndësishme të ciftit SINADINOVSKI: " Shqiptaret Ortodokse ne Republikën e Maqedonisë" autor Branisllav Sinadinovski, dhe " Rilindasit Shqiptare" autorja Gordana Sinadinovska. Që të dy librat janë botuar dhe poashtu promovuar ne Shkup para disa muajsh të vitit 2015.

Ky studim interdiciplinar i profesorit Branisllav Sinadinovski fillon me një thënie të babait të tij, Joakim Sinadinovskit, profesor i rregullt ne Universitetin e Shkupit gjer në pensionim, i cili që në vitet e pas Luftës se Dytë Botërore në ditarin e tij, pati guximin te shkruaj edhe këtë:" Të jesh Shqiptar në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet tjera Ballkanike jashtë Republikës se Shqipërisë, do të thotë që njeriu vazhdimisht, me këmbëngulësi dhe në mënyrë të shkathtë të luftojë për respektimin e teë drejtave dhe lirive te tij themelore". Nga kjo thënie e një intelektuali të madh shqiptar ortodoks nga oaza e Rrekës se Epërme ndoshta edhe u inspirua edhe djali i tij, autori i librit "Shqiptarët Ortodokse në RM"

Për shqiptaret Ortodokse në Republikën e Maqedonisë, dhe për ata të Rekës së Eperme në veçanti, është ditur fare pak ose aspak. Por, në mënyrë të heshtur qarqe intelektuale shqiptare, gjatë kohës se Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kanë ditur më shumë, por, duke pasur para sysh rrethanat e ashpra komuniste, secili në mënyrë te vet e ka gëlltitur këtë të vërtetë duke e mbajtur në shpirt pa pasur mundësi që atë ta plasojë haptas në publik. Këtë e bëri pushteti me qëllim te asimilimit të tyre duke përdorur metoda të ndryshme: izolimin e tërë fshatrave të Rrekës së Epërme, gjer në krijimin e kushteve të padurueshme ekonomike ne atë pjesë shqiptare të përkatësisë fetare ortodokse, gjersa, popullata filloi doemos te shpërngulet nëpër qendrat e qyteteve të mëdha në Maqedoni. Kjo shpërngulje e ngadalshme krijoi kushte dhe rrethana të reja, ku të rinjtë filluan të shkollohen në gjuhën maqedonase, kurse mosha e vjetër - prindërit- flitnin vetëm shqip. Filluan martesat e përziera me maqedonas, bullgare dhe serbe, dhe në këtë mënyrë u krijua një formë psikologjike e frikës dhe e turpit të gjenerata e re për tu deklaruar shqiptar. Prindërit në moshë, të pafuqishëm të ndryshojnë situatën në favor të shqiptarisë- gati u dorëzuan përpara kësaj stuhie e cila i kishte kapluar. Ne vija te shkurtra, kjo është tragjedia e këtij populli, i cili gjatë fazave të ndryshme të historisë, i qëndroi besnik përkatësisë fetare dhe kombëtare, kurse në kohë të fundit në mënyrë të heshtur rrëshqiti nga kombësia shqiptare ne kombësi të tjera, edhe pse aty këtu, shpesh herë kemi pasur deklarime individuale në momente të caktuara , ku një ortodoks shqiptar ne Shkup, Gostivar, Ohër apo diku tjetër, është deklaruar shqiptar qoftë shqip apo maqedonisht. Dhe e tërë kjo ka mbetur brenda katër mureve.

Pas rënies së Murit te Berlinit dhe komunizmit, pas dezintegrimit të Jugosllavisë së Titos, ndryshuan edhe rrethanat politike pas pavarësimit të Maqedonisë. Këtë rast, i pari e shfrytëzoi kolosi i shqiptareve ortodokse te Rrekës se Epërme, zt. Branko Manojloski, i cili e theu akullin e heshtjes gati shekullore, duke ndalur publikisht me deklaratën e tij te njohur se "unë kam qenë, jam dhe do të vdes shqiptar". Fillimisht kjo deklarate te shqiptaret u interpretua si trimëri dhe guxim i deklaruesit, kurse nga pala maqedonase u interpretua si qesharake dhe rifituese. Me kalimin e kohës , kjo deklarate dhe përsëritja e shpeshtë e saj, formimi i shoqatës "Josif Bageri" si dhe marshuta e Vardarit gjër ne derdhje të tij ne Greqi, e popullarizoi heroin e kësaj lëvizjeje, duke nxitur edhe shpirtera të tjerë jo vetëm të deklarohen, por edhe të shkruajnë libra siç është prof. dr. Branislav Sinadinovski, autor i 39 librave duke llogaritur këtu edhe librin më tëe ri " Shqiptaret Ortodokse ne Republikën e Maqedonisë"
Me 8 prill, ne Qendren Kulturore Shqiptare, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, me seli ne Cikago, organizoi promovimin e veprave te ciftit Sinadinovski ku morren pjese 220 te pranishem. Pas ekzekutimit te himnit shqiptar, moderatori Pajazit Murtishi recitoi nje poeme dhe pastaj kryetari i komunitetit dr. Luan Elezi i pershendeti mysafiret dhe autoret e librave si dhe te gjithe te pranishmit, duke cekur se ne mesin tone kemi tre shqiptare ortodokse te medhenj me ide dhe me vepra te cilet ne mementin e duhur jane duke bere histori: njeri eshte zt. Manojlloski qe me deklaraten e tij te pare krijoi hapsire per deklarimin e te tjereve, dhe i dyti prof.dr. Sinadinovski, i cili tere ate deklarim dhe shume e me shume e shkruajti ne leter, duke dokumentuar tere historine e Shqiptareve Ortodokse jo veten ne Reken e Eperme, jo vetem ne Maqedoni por edhe ne tere teritoret shqiptare ne Ballkan, duke filluar qe nga rrenjet pellazgo-ilire gjer me sot.Per kete qellim, organizatori kishte pergatitur projektimin e dy emisioneve televizive lidhur me historine e hidhur dhe tragjedine kombetare te oazes se Rekes se Eperme, ku ne menyre eksplicite shifej se kjo bashkesi kombetarisht eshte terrorizuar nga pushtetet ne fuqi, keshtu qe si pasoje e asaj, ata ne sekuencat filmike flasin shqip kurse deklarohen maqedonas?!

Lidhur me vepren e prof. dr. Sinadinovskit, foli profesori Ilias Kadriu, i cili ne ekspozene e tij te gjate ne mes tjerash ceku se kjo veper eshte si rezultat i hulumtimeve te medha shkencore dhe shfrytezimit te literatures adekuate per perpilimin e nje vepre e cila jo vetem qe haptas dhe pa dykuptimshmeri len te kuptohet se shqiptaret ortodokse te Rekes se Eperme, ata te Maqedonise dhe te gjithe ortodokset shqiptare jane pjese e trungut te lashte pellazgo-ilir, te cilet gjate historise kane qene, jane dhe do te jene shqiptare ortodokse te trungut te pergjithshem shqiptar dhe do te kene fatin e njejte si te gjithe shqiptaret ne Ballkan. Lidhur me kete ai deklaron: "se askush me ne Republiken e Maqedonise nuk duhet te harroje se ne kuader te saj, prane Shqiptareve muslimane dhe katolike, jetojne edhe Shqiptare ortodokse, se te gjithe ata paraqesin nje teresi te popullit shqiptar, te cilet , ashtu se edhe te tjeret- kane te drejte ne realizimin e te drejtave dhe lirive te tyre themelore njerezore, permes te cilave shpie rruga drejt heqjes se kufijve, drejt bashkimit ne Ballkan...dhe se Shqiptaret ortodokse ne Republiken e Maqedonise jane pjese e teresise se popullit te madh shqiptar" (fq.8-9) .

Ne kapitullin mbi Etnogjenezen Shqiptare, autori flet per prejardhjen e lashte pellazgo - illire te shqiptareve, te cilet duke u gjetur ne udhekryqin ne mes te Lindjes dhe Perendimit ne lidhje te ngushte me tre kontinentet, i volitshem per rruget dhe vijat kaluese dhe per kembim te ideve dhe te mirave materiale , Ballkani ka luajtur nje rol te rendesishem , te dobishem dhe pozitiv per mbare qyteterimin kulturor. Per shenime te sakta te lashtesise pellazge te shqiptareve, autori me te madhe rreth gjenezes ka konsultuar vepren e njohur dhe te publikuar koheve te fundit Robert d'Angeley, linguist, etnolog dhe historiograf francez, libri i te cilit u botua ne Tirane me 2010 ne gjuhen frenge me titull: ENIGME... resolue (enigma e zgjidhur), si dhe 184 referenca tjera te autoreve te ndryshem boterore dhe ballkanike. Shkenctari francez jep te dhena te rralla te mbishkrimeve shume te vjetra te kohes antike ku pellazgishtja ishte gjuhe e gjalle, dhe kete ai e dokumenton edhe me shembuj konkret se si vazhdimesi e pellazgo-ilirishtes eshte shqipja arkaike dhe bashke me te edhe kjo e sodit." D'Angeley pohon se gjuha pellazge eshte gjuhe burimore pellazgo-iliro-shqipe e vjeter, paraardhese e gjuhes se vjeter greke, etrure dhe latine ne Itali, ashtu qe ajo gjuhe jeton edhe sot ne gjuhen shqipe"dhe se " Shqiptaret jo vetem se jane pasardhes te Ilireve te vjeter, por edhe te gjithe popujve me te vjeter pellazge te antikes: te Thrakasve, Grekeve, Brigeve, Etrureve, Latineve, Maqedonsve antike,, me nje fjale te te gjithe etniteteve te cilet popujt e vjeter i perfshinin me nje emer gjenetik: PELLAZGE" (fq.19).

Ne kapitullin e Perhapjes se Krishterimit ne Ballkan, autori fillimisht cek se kjo dokrtine fetare fillon me Shen Palin dhe nxensit e tij te cilet predikuan se pari ne teritoret e Ilirise, gjedjesisht Shqiperise se sotme qe nga shekulli i dyte i eres sone. Kisha e pare ilire, sipas autorit duhet te kete qene ne qytetin Ptuj. Kjo eshte kohe rrezikshme per predikuesit te cilet gjer ne kohen e Dioklecianit ishin viktime te persekutimeve te ashpra, pasi qe sic eshte e ditur se feja zyrtarizohet rreth fillimit te shekullit te 4 me dekretin e Millanos.
Kur ne gjysmen e dyte te shekullit te VI te , ne Ballkan erdhen sllavet te cilet me 548 munden Ilirine dhe arriten gjer ne Epidamnus(Duresi i sotem), kurse me vone fiset sllave do te depertojne ne Thesali , ne Epir dhe ne tere pjesen me te madhe te Ilirikut dhe Greqise. Ne kete kohe popujt e gadishullit Ballkanik ishin nen ndikime te ndryshme, por, mesohet se ndikimi bizant menjehere pas shekullit te VIII-te ishte i madh me dy qendra te medhe : Selanikun dhe Konstantinopojen-Stabollin e sotem.Kur sllavet u instaluan ne keto pjese te Ballkanit , ata doemos edhe qene te detyruar te pranojne fene krishtere e cila ne kete kohe ishte krejt e stabilizuar bile edhe procesi i ndarjes se Lindjes dhe Perendimit, qe do te thote se krishtianizmi romak dhe ai bizantin kishin formuar qendrat e tyre Romen dhe Konstantinopojen si dhe vijat e demarkacionit nderfetar qe fillonte nga Lezha permes Shqiperise veriore, Maqedonine Veriore deri ne Naissus.Pra viset qe binin ne perendim te ketyre pjeseve teritorialisht i takonin sundimit romak, kurse pjeset lindore i takonin bizantit.

Aristokratet mesjetare -shqiptare ortodokse eshte kapitulli i cili ne menyre te hollesishme vertikale dhe horizontale i pershkruan marredheniet e dinastive shqiptare dhe ato serbe neper periudha te ndryshme te kohes se bizantinise. Autori ven ne pah marredheniet e feudaleve shqiptare me ato serbe si dhe kurdisjet martesore te ndersjellta ne kohera dhe ne periudha te ndryshme te sundimeve reciproke gjer ne fundin e shekullit te XIV te , kur ne fillim te shekullit XV-te do te paraqitet nje fuqi e madhe otomane e cila do te pushtoje teritore te medha te pjeseve te Ballkanit duke krijuar keshtu Perandorine Osmane e cila sundoi gjyse shekulli me rradhe dhe ndikoi ne zhvillimet dhe transformimet e mevonshme pasojat e te cilit jane te fresketa edhe sot e kesaj dite.Osmanlite per here te pare me 1354 e shkelin trollin europian, kurse me fitoren e 1371 te lumi Marice, dhe 1389 ne Fushe Kosove, dyert e pushtimeve te reja osmane ishin te hapura.
Sipas autorit, heroi shqiptar Gjer Kastrioti u lind nga prinderit Gjoni dhe Vojisava me prejardhje nga rajoni i Pollogut-sot Republika e Maqedonise. Gjergji u rekrutua ne ushtrine e Perandorise Osmane nga ushtaraket osmane te Sulltan Muratit te II-te, ku pranoi fene islame dhe emertimin-titullin Skenderbe duke u bere nje nga udheheqesit me te shquar te ushtrise osmane. Ne vitin 1443, ai do te dezertoje nga ushtria osmane dhe do te cliroje Krujen,Modricen dhe Shen Gjinin duke u shpallur keshtu guvernator i ketyre viseve. Gjate tere jetes se tij osmanlinjte tentuan disa here per 25 vite me rradhe ta mposhtin heroin legjendar, por pa sukses. Pas vdekjes se tij, nuk vonoi shume osmanlinjet pushtuan edhe teritoret e fundit te Shqiperise. Sic dihet ushtria osmane sundoi ne Ballkan nje gjysen shekulli me rradhe duke lene gjurme te thella ne kulture, ne civilizim dhe ne religjion.

Reken e Eperme autori e quan zemra e shqiptareve ortodokse ne Republiken e Maqedonise, prej nga dolen shume luftare qe ndihmuan edhe Skenderbeun, gje per te cilen shkruan edhe kronisti turk Kemal Pasha Zade, i cili shqiptaret i quan tigra dhe luane te luftes malore. Populli i kesaj krahine heroike asnjehere nuk iu perkul pushtimit osman. Ai heroikisht i beri balle islamizimit duke ruajtur doket, zakonet ,kulturen dhe traditat shqiptare dhe fene ortodokse. Pas krijimit te shtetit shqiptar me 1912-ten, shqiptaret e Rekes se Eperme paten fatin e njejte si shqiptaret tjere qe mbeten jash kufijve te Shqiperise dhe me kete edhe filloi keqtrajtimi i tere popullates shqiptare ortodokse, muslimane dhe katolike ne trojet e Mbreterise SKS.Kjo popullate ishte e detyruar te mesoje gjuhen serbe per te mbijetuar. Mbarimi i Luftes se Dyte Boterore dhe inkuadrimi i shume te rinjeve dhe luftareve ne LNC nga Reka e Eperme jepte shpresa se mbarimi i luftes do te krijoje kushte te barabarta per te gjitha popujt qe luftuan fashizmin se bashku. Ne kete lufte ishte i angazhuar edhe populli i Rekes se Eperme duke llogaritur ketu edhe te jatin e autorit te librit Joakim Sinadinovski. Duke u deklaruar haptas se eshte i nacionalitetit shqiptar dhe duke u krenuar me kete, ai menjihere pas luftes qe i percjellur nga UDB-ja e Jugosllavise dhe nga sigurimi sekret i shtetit te Maqedonise. Per kete ekziston edhe dosja komplete me numer 854 dhe me emer dhe mbiemer prej shume faqesh. Tezave quazi shkencore te disa pseudo hulumtueseve sic jane Limanovski,Trifunovski,Sokolovski Todorovski Mirceva Palikrusheva, Cvijic,Smiljkovic e te tjere (fq.97-98) dr. prof. Sinadinovski u kundervihet shkenctarisht duke pohuar se : " shqiptaret ortodokse te Rekes se Eperme nuk jane sllave qe flasin shqip, por jane shqiptare autoktone rrenjet e te cileve jane thelle ne pellazgo-ilirine eantike prej nga rrjedh edhe gjuha shqipe"

Perpjekja e shtetit dhe pushtetit maqedon qe shqiptaret ortodokse te Maqedonise me cdo kusht te deklarohen si maqedon mund te shkaktoje ringjalljen e propagandes serbomadhe, bullgaromadhe dhe grekomadhe si dhe pretendime tjera per ta pervetesuar kete popullate tone shqiptare.Gjithashtu si pasoje e kesaj mund te lindin edhe komplikime edhe me te medha me qe mund ti bashkangjitet edhe propaganda maqedone e cila ne vend qe te preokuphet me problemet e migrimit gjithnje e me te madh te banoreve te Maqedonise drejt Australise dhe Amerikes dhe drejt shteteve te Europes, ajo u nenshtrohet propagandave tjera kontraproduktive, pa marre para sysh karakteristikat specifike te etnosit te shqiptareve ortodokse (fq.100-101) .
Per te deshmuar edhe nje here perkatesine kombetare shqiptare dhe religjioze, autori sjell faktet e organizimit te jetes patriarkale ne kete oaze te banuar kryesisht me shqiptare ortodokse. Ai ven ne par organizimin dhe rregullimin e marredhenieve shoqerore ne familjen shqiptare ortodokse, ku i zoti i shtepise luan rrolin dominues dhe urdherues ne familje kurse te tjeret jane ne gjendje te gatshme te zbatojne rregullat e shtepise dhe urdherat e kryeplakut. Te rejat dhe nuset e posaardhura respektojne kodin e rregullave te familjes, duke nderuar cdo anetare te familjes ne kryerjen e obligimeve te veta. Familjet shqiptare , thote autori kane pasur gjer me 50 anetare, te cilet kane respektuar urdherat e te parit te shtepise ne familje. Kjo eshte tradite e lashte e organizimit familiar ne shoqerine shqiptare.

Lidhur me ardhmerine e Republikes se Maqedonise, profesori Sinadinovski thekson publikisht se ky shtet do te ekzistoje vetem me " respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te te gjithe qytetareve te kesaj republike, pa marre para sysh perkatesine kombetare dhe religjioze,me integrimin dhe perfaqesimin e barabarte te shqiptareve ortodokse si pjese e popullit shqiptare dhe te gjithe kombesive tjera ne Republiken e Maqedonise edhe ate pa perjashtim. Cdo qasje me ndryshe do te jete VERBERI politike me pasoja katastrofale" (fq.171)

Ne fund te librit jepet nje seri tablosh dhe fotografish me motive shqiptare ortodokse nga Reka e Eperme te cilat pasqyrojne traditat, doket dhe zakonet e mocme shqiptare, folklorin dhe veshjen shqiptare neper ceremoni famiiare te martesave dhe manifestimeve tjera me karakter kombetar. Autori nuk mundet pa i permend disa figura te rendesishme per te cilet shkruan nga nje biografi te shkurter: Branko Manojlloskin, Urosh Xhukovskin,Risto Qiriazin,Zaharini Qiriazin, dhe Petar Qiriazin.
Ne fund jepet edhe nje liste e gjere e veprave te konsultuara me referenca per shfrytezim literature.
Pjesa e dyte e promovimit kishte te bente me publikimin e vepres se Gordana Sinadinovska " Rilindasit Shqiptare". Ajo qe verehej nga fillimi ishte se si nje autore e cili nuk ishte e perkatesise shqiptare te kishte shkruar nje liber per rilindasit shqiptare ? Ne kete pyetje ajo u pergjigj me gjakftohtesi, pasi qe ishte krenare qe burri saj ishte shqiptar dhe se dyti ajo permendi te vjehrrin e saj , praktikisht te jatin e prof. Sinadinovskit, zt. Joakim Sinadinovski, per te cilin tha se me duhet ti dal borxhit njeriut te madh te familjes se burrit i cili ishte shqiptar i zoti dhe kombetar i madh dhe i drejte. Ajo lexoi disa fragmente nga libri i saj ku dominojne Naim Frasher, Josipf Bageri , Cajupi, Migjeni etj.

Promovimi i ketyre veprave ne Cikago zgjati me shume se tri ore. Te pranishmit degjuan shume nga autoret dhe me ne fund u propozua qe ne Shkup, shqiptaret muslimane te ndertojne nje kishe per shqiptaret ortodokse, ne financimin e te ciles do te inkuadrohet edhe diaspora shqiptare. Duartrokitja ishte frenetike.

(iniciator i idese se promovimit te veprave te ciftit Sinadinovski ne Amerike)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat