Gjithnjë viktima

Opinione

Gjithnjë viktima

Nga: Ragip GURAZIU Më: 22 prill 2015 Në ora: 09:32

Po kush tjetër, pos tyre!? Ata që ishin këtu që kur nisi t'i lëshojë rrezet e para dielli e të rrezojë hëna tash bëhen fajtorë për çdo gjë. Ata që qenë banorët e parë të këtij vendi me kulturën dhe me gjuhën e lashtë të pellazgëve, me gjuhën ilireetruske shqipe që vinin nga Azia e Vogël e deri në Oqeanin Antlantik, që nga Afrika e Veriut e deri në detin Baltik. Dihet se uji i këtij deti ka edhe baltë prandaj edhe u quajt Baltik.

Askush nuk lotoi nga lotesjellësi më shumë se shqiptarët. Askush nuk u përgjak nga shufrat e gomës më shumë se shqiptarët. Askush nuk u vra nga automatiku më shumë se shqiptarët. Askush nuk u grushtua e shqelmua më shumë se shqiptarët. Të gjitha këto ndodhën me shekuj e me vite ndaj shqiptarëve nga të gjitha luftërat, që Serbia, edhe në emër të ish/Jugosllavisë, me kriminelët dhe çetnikët e saj, edhe pas shkatërrimit të ish/Jugosllavisë, që deri në vitet e 1998/99,shqiptarët ishin aty pa dëshirën e tyre, çetnikët dhe kiminelët serbë sulmuan dhen fyen edhe në baza kombëtare pareshtur shqiptarët, dhe e gjithë kjo ndodhi para syve të gjithë botës, vetëm e vetëm pse shqiptarët kërkonin Diell për Kosovën. Disa përjetuan edhe më shumë që harruan familjet e tyre, fëmijët e tyre, djepat, rrezet e bardha të diellit nëpër qelitë e burgut të serbëve për këmbënguljen e tyre për lirinë e Kosovës, dhe amanetin e dëshmorëve të kombit të të gjitha luftërave e sidomos kësaj të fundit, amanetin e Ylfetës, të Jusuf e Bardhosh Gërvallës, e të Kadri Zekës, të Afrim ZHitisë, të Fahri Fazliut, të Enver Hadrit, më përtej të Adem Jasharit, Jasharëve të tjerë dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar të Luftës së UCK/së.

Shqiptarët nuk u kursyen nga vrasjet edhe torturat edhe në shërbimin e detyrueshëm të APJ/së
Derisa shumica e shqiptarëve, të rinj 18/vjeqarë, ishin duke kryer shërbimin e tyre, pak ditë para se të përfundonin dhe t'i ktheheshin gjirit familjar, u kthyen në arkivole. U vranë nga oficerët serbë që ishin dominues në të gjitha kazermat e ish/Jugosllavisë dhe kjo ndodhi para syve e gjithë botës dhe që nuk do koment se sa vuatje patën shqiptarët dhe përbuzje derisa dikur vonë, falë, Amerikës, NATO/s dhe UCK/së, Serbinë e përzumë nga Kosova, por jo edhe nga Veriu i Mitrovicës, që ky rast specifik më shumë po cilësohet si rast politik, e që dukush ka gisht në këtë ngjarje qe edhe disa vjet pas lufte nuk zgjidhet.

Tigri iu vërsul Kosovës
Vijmë të viti 1989, kur tigi iu vërsuel Kosovës, atëherë u rënduan së tepërmi ditët e zeza të robërisë. Por të gjithë ishim të bindur se Kosova kurrë nuk do të mësohet të jetoj në robëri. U rriten burgjet, u shtuan burgosjet, torturat u bënë të përditshme, vinin njerëz nga viset e largëta e vendoseshin në Kosovë që ata të dukeshin më shumë kuse ne më pak. Kosovësiun morr Kushtetuta. I mbeti vetëm emri dhe qielli, shiu, bora, stinët e moti, dielli...
Por Prangat e robërisë nuk i do as gjarpri i ftur në rrasa. Nuk i do as ujku i puseve të thive, e lëre më Kosova, të cilën gjaku s'e le të flejë në robëri. Duke e parë që liria nuk dhurohet, as nuk mund të blihet në treg dhe as që mbillet në kopsht, Adem Jashari me shokët e tij rrokën armet dhe Kosovës ia sollën lirinë.

Tani Kosova ka tokën e vet. Ka qiellin e vet.. Ka retë e veta. Ka shiun e vetë. I ka stinët e veta. Tani pasi përfundoi mbikëqyrja e Kosovës dhe u miratuan edhe disa ligje e nene ,e ndryshoi edhe Kushtetuta, që këto të gjitha ndodhën në Kuvendin e Kosovës, dhe të gjithë u pajtuan me përfundimin e kësaj mbikëqyrje, vetëm deputetet e Vetëvendosjes, nuk po i besojnë kësaj mrekullie se Kosovën tani do ta udhëheqim ne vetë,, me duart tona. Evropa shtrigë, disa shtete po hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovë, aleatë të Serbisë dhe të Rusisë, e që një pjesë e këtyre shteteve po do ta ndajnë Veiun e Mitrovicës e që është opsion i kahershëm i mitit serb, me vite, se 21/23 për qind të territorit të Veriut të Kosovës po pretendojnë se do t'u takojë atyre, Serbisë pra, dhe ky është problemi që ne tani e tutje duhet të jemi të kujdesshëm.

Rruga drejt dritës ishte e gjatë dhe e mundimshme
E gjatë e mundimshme po, por krenare dhe e lavdishme, kur kemi parasysh se çfarë erërave iu kemi bërë ballë, të cilat në ato kohëra frynin nga të gjitha anët. Tokëlindja tani është e të gjithëve. Nuk bënë ta përbuzim atë, sepse është përplot me vargje ku bijtë e bijat e kësaj Tokëlindjeje, që quhet tani Pavarësia e Kosovë, janë bardë të poezisë dhe të këngëve të tyre. ''Ideali është dramë që shkruhet me gjak'', thotë Hasan Prishtina. Kush do t'i këndojë lirisë po të mos derdhnin gjak dëshmorët? Kush do ta thërriste lirinë përveç bijve e bijave të këtij populli të Kosovës? A ka më të shtrenjtë dhe më të shenjtë se Liria?
Rruga deri te kjo ishte e mundimshme dhe me shumë sakrifica. Kur njeriu jeton në liri ai është liri vetë. Tani edhe pas disa viteve pas lufte u krijua një liri, por më 17 shkurt të vitit 2008,Kosova shpalli pavarësinë e vet dhe pas pak muajsh edhe Kushtetutën, por sovraniteti ende nuk është shtrirë në veri të Mitrovicës, por tani Kosova nuk është shtet me mbikëqyrje, por defintivisht Kosovën e kanë në duart e veta vetë Qeveria, Presidenca, me strukturat tjera udhëheqëse me qytetarët e Kosovës dhe të kemi kujdes dhe të jemi të matur se si do të veprojmë tani e tutje, përveç se kemi punë gogja shumë brendapërbrenda siç që janë; luftimi i korrupsionit, papunësia, keqmenaxhimet dhe keqperdorimet, e shumë gjëra të tjera pasi jemi ende para syve të botës se sa jemi ne të aftë për të menaxhuar një shtet të sapodalur nga lufta dhe për të menaxhuar një popull siç ishin shqiptarët e Kosovës më të përvuajturit dhe më të përbuzurit në tërë rruzullin tokësor, tani është koha dhe momenti, se në liri dimë të udhëheqim shtetin tonë, kuklturën tonë dhe kemi një identitet të shkëlqyeshëm kombëtar.

Autori është gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat