Opozita duhet t’ia nisë nga e para pas 21 qershorit, sepse e braktisën të gjithë, e braktisi e djathta reale, falë mediokritetit, fodullekut dhe palidhshmërisë së liderit të ri me demokratët, falë spiunëve që tashmë janë shumicë, falë njerëzve që punuan me diktaturën apo persekutorve real të shqiptarve.
Pragu elektoral i zgjedhjeve vendore të 21 qershorit 2015, po nxierre në pah fytyrën e politikës opozitare dhe mënyrën e saj të sjelljes me të djathtën në tërsi, qoftë nga mënyra se si është pozicionuar opozita, qoftë dhe nga mënyra se si i ka trajtuar e përdorur partitë e djathta, brenda aleancës së saj për gjysëm shekulli në postë-diktaturë.
Debati më i madhë në politikën shqiptare ka qenë nëse ka egzistuar një politik e së djathtës reale dhe nëse po, pse partisë më të madhe opozitare vazhdonë t’i mëshojnë ndarjes së të djathtës, madje presioni, nihilizmi dhe xhelozia e çojë deri në atë pikë sa në këto zgjedhje t’i largohen disa parti një herasi dhe t’i bashkohen “Aleancës për Shqipërinë Europiane”?
Dyfytyrësia e opozitës së sotme me të djathtën ka qenë me e pa precedentja në historinë politike, ku në planë të parë kishte demagogjinë duke u klithur për të djathtën dhe nga ana tjetër qëveriste me njerëzit e diktaturës dhe në shumicën e rasteve me spiunët e sigurimit të shtetit sa sot janë shumica e kësaj partie, madje klithej për të përndjekurit dhe qeveriste me persekutorët e tyre.
Prej vitesh, politika e copëzimit të së djathtës ka qenë filozofia e PD-së për 25 vite radhasi dhe që në fillimet e demokracisë energjinë me të madhe e konsumoi me të përndjekurit politik dhe deri më sot nuk ka paqe, deri sa i ndau në disa shoqata dhe disa parti fantazma, sa dhe sot i kanë mbetur ca mbetje të diktaturës që i përdorë si mostra të të përndjekurve!
Kordinatorët për të përndjekurit kanë marrë përgjegjësi për të përfaqësuar të përndjekurit në fushatën elektorale të 21 qershorit, por në fak, njëri nga kryesuesit është spiunë i sigurimit të shtetit me pseodonimin “A1” e që për 12 vite radhazi vodhi, shiti bursat e të përndjekurve, u pasurua me miliona, vetëm se të bindëte grupet e interesit që te binin dakor që dëmshperblimi të përkthehej në lekë për ditë burgu nga 50$ në 17.5$ dhe të vazhdonte të përcante të përndjekurit.
Dhe kjo ishte njëra anë e medalies sepse për tetë vite ndau vetëm një kest për të përndjekurit dhe la mijëra dosje pa u shqyrtyar sa dhe sot janë 3000 mijë të tilla, që presin të shqyrtohen dhe e gjitha kjo u finalizua me grevën e fanshme të tetorit 2012, ku u dogjën disa persona dhe humbi jetën Lirak Bejko!
Kjo ishte tabloja që ndërtoj qeveria e djeshme dhe opozita e sotme dhe e mbylli integrimin me tragjizëm fatal, që në të vërtetë ishte dhe rrisku që mori disa muaj më vonë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
Një binom tjetër hajdutësh, që kanë përfituar pasuri të paluajtshme, shtëpi podrume, pallate, toka, zyra e fonde të vecanta është dhe më qesharaku që i ka mbetur opozitës në fushatë dhe për postë hajdutllëkut kanë dhe dy gjera të thera që u rëndojnë mbi supe, e para sepse nuk janë të përndjekur, por shërbëtor të rëndomtë të diktaturës dhe e dyta dhe më e rëndësishme se të dy janë spiunë të sigurimit me nga dy pseudonime, “Cizmja” dhe “Ushkuri” për njerin dhe “Vogëlushi” dhe “Rugaci i pusetave” për tjetri.
Preh e sulmit të së djathtës, ishin legalistët që arritën në tri parti dhe me gjithë përpjekjet e Leka Zogut për bashkim, sërisht ata mbeten pa mbështetje dhe të ndarë madje në çdo palë zgjedhje, PD urdhëron vjedhjet dhe për 25 vite, në vend që legalistët të kishi 20 deputet në parlament nuk kanë asnjë të vetëm.
Në këtë kur kanë rënë edhe ballistët sa janë ndarë në tri parti dhe dy madje janë në të njëjtin koalicion për që të dy palët masakrohen me vjedhjen e votave brenda kualicionit. Po ashtu edhe një parti e Përndjekur që ka mbetur brenda koalicionit për moral më shumë, çdo vitë i vidhën votat, ndonse është me aktivi në politikën e të përndjekurve Brenda PD-së.
Në këtë kurth, nuk ranë çamët që u divorcuan me të, demokrastianët, Partia e të Drejtave të Mohuara e të përndjekurve politik, vetë Bamir Topi, ish-nënkryetari i PD-së dhe Presidenti i Republikës , Aleanca Maqedonse, Aleance Europiane, duke e braktisur opozitën për faktin se lideri i ri është vetë shpërfytyrimi i Partisë Demokratike.
Opozita tashmë kërkonë një lidër, sot ka nëvojë dhe me humbjen e zgjedhjeve të 21 qershorit PD do të jetë në kërkim të një lideri të ri apo të luten që të rikthehet Berisha, pra duhet të ja nisë nga e para!?
E djathta kërkonë të përfaqësohet në politikë dhe kualicioni me “Aleancën për Shqipërinë Europianë” është jo vetëm mundësi përfaqësimi, por dhe një vlerë e madhe e politikës në demokraci, pasi po respektohet parimi i diversitetit të të kundërtave si vlerë e munguar deri më sot, përtej hakmarrjes dhe të konsideruarit kundërshtarin politik si armik dhe kjo shënionë kthesë në politikën shqiptare.