Me pseudopolitikan dhe pseudointelektual nuk mundësi që kriza të kapërcehet

Opinione

Me pseudopolitikan dhe pseudointelektual nuk mundësi që kriza të kapërcehet

Nga: Nga Skënder MULLIQI Më: 18 prill 2015 Në ora: 09:33

Shoqëria jonë e pas luftës në Kosovë, jo vetëm që shpërfaqi një varg dukurish negative, por shpërfaqi edhe shumë ndarje shoqërore. Sa po kalon koha po shpërfaqën edhe ndarjet në baza partiake, në baza krahinore, ndarjët në baza fetare, ndarjet në pro Perëndimor e ka edhe bukur shumë që me bindje ende janë komunist , e komunistat janë të kthyer me fytyrë më shumë ka Lindja.Të gjitha këto po reflektohen negativisht në shoqërinë tonë të pas luftës. Sikur po i matet pulsi edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe popullit nga disa struktura udhëheqëse që vendi të orjentohet nga Lindja, gjë që do të ishte katastrofale për shqiptarët. Forcat neokomuniste po kamuflohen nën petkun demokrat. Këtë gjë janë duke e vërejtur mirë edhe miqët tanë perëndimor, edhe pse ende nuk na kanë thënë këtë punë haptazi. Kosova dhe shqiptaret përgjithësisht historikisht u ndihmuan nga miqët tanë perëndimor e veqmas nga Amerika mike.Kosova pa ndihmën e Amerikës shumë vështirë e ka pasur që ta këtë pavarësinë. Na u dha rasti historik për shtetndërtim të mirëfilltë , por si duket disa forca retrograde , nuk janë shumë të interesuara që Kosova të jetë e prosperuar dhe demokratike.Shoqëritë demokratike sigurisht së nuk ndërtohen më logjikë të shekullit të kaluar.Shoqëria demokratike ndërtohet me njerëz të cilët kanë pikëpamje demokratike dhe të cilët moti do te kishin hartuar programe zhvillimore të shtetit.Këta të cilët e shijuan pushtetin pas luftës punuan më shumë për realizimin e interesave përsonale .Dhe, natyrisht se u pasuruan më shumë në bazë të kriminalitetit dhe korrupcionit të nivelit të lartë. Edhe pse gadi çdo ditë po marrin kritika , kjo klasë politike hiq nuk po marrin vesh për atë punë.Nuk ndikojnë kritikat e gadi të përditshme nga mediat elektronike dhe të shkruara. Nuk ndikojnë kritikat as të shoqërive civile, nuk ndikojnë kritikat as të përsonaliteteve të strukturave ndërkombëtare më ndikim.Kësaj kaste politike iu kan ërrësuar sytë dhe mendja dhe kjo po ndikon që të vazhdojnë më kryeneqësinë e tyre, duke e pru vendin buzë greminës sociale , por edhe buzë greminës politike. Shumë lehtë është të jesh pushtetar në Angli, Gjermani apo në ndonjë vend tjetër, ku shoqëria është e shëndosh, ku njeriu me shekuj është vetëdijesuar së si dhe qka duhet bërë për shtet dhe komb.Por, sigurisht së shumë vështire është tek ne, që ti bashkojmë pjesët e ndara të shoqërisë . Një ndarje shumë e theksuar është ajo ndërmjet elitës politike dhe popullit.Populli gjithmone ka menduar dhe mendon pozitivisht për shtetin dhe kombin, kurse elitat politike shpesh direkt apo tërthorazi e kan injoruar popullin dhe realizimin e ligjshem të kërkesave të tij. Në Kosovë po e vështërson punën fakti së ende një pjesë jo e vogël e popullit po shkon pas pushtetit qorrazi, kurse elitat politike po e shfrytëzojnë mirë këtë punë për të mbetur sa më gjatë në pushtet.Kjo është ana më e ërret e shoqërisë së Kosovës më duket mua.Animi nga partitë politike apo nga pushteti duke i mshelur dy sytë është tragjike . Mos vetëdijesimi për ti kërkuar të drejtat legjitime e futë shtetin dhe popullin në qorrsokak. Suksesi i elitës politike ndodhë vëtem kur elitat janë të lidhura ngushtë me popullin.Ai që dëshiron të mbetet ne histori për të mirë, gjithmonë është i mishëruar më popullin. Por, duket së shqiptarët historikisht këtë pikë të puqjës e kan pasur hendikep të madh. Mu për ate edhe të gjithë armiqët e kan pasur më lehtë ti realizojnë interesat e tyre ekspansioniste.Pa një klasë elitare dhe individ elitarë , me qasje pragmatike karshi sfidave të kohës moderne, nuk ka kapercim të barrierave më të cilat po ndeshemi.Natyrisht së pa politikë te menqur kadrovike nuk ka mundësi të avansimit të proceseve të stagnuara ekonomike . Gadi krejtësisht janë lënë anash elita e intelektualëve të cilët edhe i kan të gjitha mundësit dhe kapacitetet që prosecet ti qojnë përpara.Në Kosovë është krijuar hendek i madh midis kësaj klase politike dhe intelegjencës. Aparatit shtetëror po i mungojnë kuadrot e tilla , dhe kjo po i kushton shtetit dhe mirëqenjës së përgjithshme.Me pseudopoltikanë dhe pseudointelektualë nuk ka asnjë mundësi që kriza të kapërcehet.Ne vend të intelektualëve dhe kuadrove të mirëfillta ,kemi autsajder politik. Sikur dikush është parapaguar që gjithmonë të mbetet në krye të partive politike dhe në krye të shtetit.Eshtë turpi më i madh që në ulëset e deputetit të gjinden gjysëm analfabetet ose edhe njerëz të cilët i kan mbaruar shkollimet shkel e shko .Në shoqërinë tonë është koha e fundit të bëhën ndryshime të mëdha kadrovike, duke u inkuadruar në strukturat udhëheqëse pjesa më e shkolluar dhe më e ndërshme e shoqërisë.Vëtem ata të cilët i njohin të gjitha problemet e një shoqërie edhe mund të punojnë mirë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat