Enver Hadri-hero i kombit që nuk harrohet kurrë

Opinione

Enver Hadri-hero i kombit që nuk harrohet kurrë

Nga: Tomë PALOKA, Nju-Jork Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:12

Më 25 shkurt të vitit l99o dora kriminele e atentatorëve serbë,pikërisht para 25 vitësh ia shuan jetën intelektualit,,poetit,dilplomatit të parë të Kosovës,arkitektit dhe njeriut të patrembur, bujar e atdhetar që punoi në projektin e lirisë dhe të pavaresisë së Kosovës në Parlamentin e Europës në Bruksel të Belgjikës,Enver Hadrin.

Enver Hadri lindi më 2 prill të vitit l941 në Pejën pitoreske në një familje intelektuale,bukuri të cilat sikur i dhanë hijeshi edhe shtatit te tij.

Po ajo dorë kriminele e dikurshme e quajtur, OZNA jugosllave që ia shoi jetën babait të tij,Islam Hadrit në natën e vitit të Ri l945 si njerin ndër intelektualët e rrallë të Pejës.Nderkaq,Enver Hadri mbeti jetim qysh në moshën katërvjeçare,duke u burrëruar para kohe dhe mos ditur së po ajo dorë e zezë , tani e shëndërruar në UDB-në jugosllave do t’ia shuaj jetën edhe atij më 25 shkurt të vitit l99o në moshën 49 vjeçare,atëherë kur i duhej më së shumti Kosovës dhe familjes së tij.

Enver Hadri, pasi kryen shkollën fillore dhe të mesme në Pejë, studijoi arkitekturën në Lublanë të Sllovenisë,ku vepronte në ilegalitet për të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës.Nderkaq,demonstratat e vitit l968 në Prishtinë sikur i dhanë zemër edhe me shumë,Enver Hadrit për të vazhduar punën patriotike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Mirëpo,kur ranë në burg disa shokë të Enverit pas demonstratave të vitit l968,jeta e tij ishte vënë në peshorën e rrezikut ,kështuqë, Enver Hadri vendos të arratisët në Bruksel të Belgjikës,duke e krijuar Komitetin për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar të Kosovës,kur ata torturohëshin,vritëshin e masakrohëshin nga regjimi barbar sërb,permës të cilit komitet ai sensibilizoi në Parlamentin europian në Bruksel çështjen e shkeljes së të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë.

Në Parlamentin e Europës në Bruksel,ai me argumentët e tij dhe sjelljet më njerëzore I pervetsoi zemrat e parlamentarëve europianë,sikur të kishte ndonjë fuqi hyjnore.

Sëkendejmi,Enver Hadri për një kohë të shkurtër,duke debatuar në Parlamentin e Europës arriti që të aprovohen rezolutë pas rezolute për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë,duke botuar “Zerin e Kosoves”,duke I bashkuar shqiptarët nën një front të përbashkët kundër armikut sërbo-okupator.Keshtu,ai u bë I dashur kudo për shqiptarët,por,i rrezikshëm për interesat sërbomëdha të Beogradit,duke u berë diplomati dhe ambasadori I parë I shtetit në krijim të Kosovës si dhe shëmbulli më i mirë së si luftohet për atdhe.Prandaj,dora kriminele sërbe e likuidoi në vitin 199o në Bruksel të Belgjikës.

Në varrimin e këtij kolosi të diplomacisë dhe të atdhetarisë,perveç shqiptarëve të qytetëve të Europës Përendimore mori pjesë edhe një delegacion i shqiptarëve nga Amerika në krye me Joizef Dioguardin ,kryetarin e Ligës shqiptaro-amerikane,duke iu perkujtuar shqiptarëve të atjeshëm së SHBA-te janë me juve dhe në anën e të drejtës njerëzore dhe së Enver Hadri do të jetojë në zemrat e të gjithë shqiptarëve. Jozef Dioguardi foli me atë rast edhe në Parlamentin europian për këtë vepër makabre të sigurimit ish- jugosllav mbi shqiptarët e Kosovës.

Për meritat e jashtzakonshme të këtij kolosi të diplomacisë dhe të atdhetarisë së Enver Hadrit dhënë çështjes së Kosovës,Presidenti i parë i Republikës së Kosovës,Ibrahim Rugova, e dekoroi Post mortum,-

Hero i Popullit të Kosovës.

Prandaj,në këtë 25 përvjetor të vrasjes së tij mund të thojmë - Lavdi nënës së tij që e rriti me aq sakrifica për t’u flijuar në altarin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.Lavdi.

HEROIT TE KOMBIT-ENVER HADRIT

Në Parlamentin e Europës në Bruksel,
Një feniks me emrin Enver,
E nxorri nga zemra Kosovën,
Kushedi për të satën herë.
Me pamjen e tij madhështore ,
Dhe,sjelljet plot mirësi,
I mbrojti të drejtat e Kosovës
Sikur të ishte Perëndi.

Para Zonjes Europë,
Foli kundër barbarize,
Që bënte Sërbia kundër shqiptarëve në Kosovë,
Ky Homer i madh i drejtësisë.

Ai diskutonte në Parlamentin e Europës,
Së Kosova është djepi im që nuk falët,
Dhe,mbi shqiptarët e Kosovës
Terrori sërb menjëherë të ndalët.
E vranë gjakpirësit sërbë,
Që pinin gjak fëmijshë ,
Në zemër të Europës,në Bruksel,
Enver Hadrin-Zotin e diplomacisë.

Në emër të gjithë Dardanisë,
Jeta e jote Enver nuk do të falët,
Do ta nxjerrë hakun populli I yt,
Më i vjetër në botë-shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat