Vetëvendosja vendore në Kosovë

Opinione

Vetëvendosja vendore në Kosovë

Nga: Mr.Ali Hertica Më: 17 prill 2015 Në ora: 09:39

Sipas Tukvilit amerikanët kanë mundur të shmangen si kërcënim ndaj qeverisjes popullore ,ashtu edhe rreziqet që paraqet ajo.Ata kanë qenë me fat që e kanë shmangur absolutizmin,dhe njëkohësisht kanë vendosur një qeverisje popullore,që përgjithësisht mbahet brenda kufijve të aresyes dhe drejtësisë.

Të dyja janë arritur në saje të të njëjtit mjet institucional vetëqeverisje vendore.Jo të gjitha vendet me qeverisje popullore kanë vetëqeverisje vendore por, populli mund të këtë të drejta politike,si e drejtë eskluzive për të votuar në zgjedhjet e përgjithëshme dhe të drejta për të marrë pjesë në veprimet politike ,po mos të jetë edhe Kosova.Një përfaqësi e përgjithëshme në organet vendore që lejonë që çdo pjesë të teritorit të ketë jetë të veqantë politike.Përkundrazi, asambleja kombëtare drejton jetën poletike në të gjitha nivelet e shtetit dhe territorit.
Tukëvili mendon në përgjithësi, se të gjitha sistemet politike qofshin ato demokratike apo despotike,mund ta ndajnë pushtetin politik midis niveleve qendrore dhe vendore në dy mënyra.

E para duke kufizuar kompetencat e organave qendrore deri në çështje që eskluzivisht duhet të trejtohen prej tyre,kjo vlen për legjislacionin e përgjithëshëm dhe marrëdhenjet me vendet e tjera,njëkohësisht u lihet organeve vendore të gjitha çështjet që kanë rendësi vetëm për rajonin gjeografik të caktuar.Organet qendrore përcaktojnë parimet e përgjithëshme të qeverisjes së vendit, por nuk lenë jashtë përmbushjen e tyre deri në hollësi.Këtë sistem Tukëveli e quan ,,qeverisje e centralizuar siq e ka Kosova.

Nga ana tjetër është e mundur të kufizohet pushteti i organeve qendrore në menyrë që të përfshijë edhe çështjen lokale.Fusha e tyre mund të zgjerohet duke nisur nga legjislacioni i përgjithëshëm dhe suazat e planifikimit deri te kontrolli i drejtpërderjtë i zbatimimeve të vendeve në shkallë kombëtare.Në këtë rast flitet për një sistem që karakterizohet nga ,,administrimi i centralizuaz,,ku i gjithë pushteti grumbullohet në nivel kombëtar.
Këto dy lloj centralizmesh mbeshtesin dhe tërheqin njeri-tjetrin,por unë nuk mendoj se nuk janë të pandashme.Nuk mund të përftyrosh një formë më të centralizuar e qeverisjes sesa ajo që kishet Franca nën Luigjin XIV i njejti njeri bëri ligje dhe kishte pushtet ti interpretonte ato….. Megjithatë kjo administratë nën luigjin e XIV nuk ka qenë e centralizuar siq është sot në Kosovë.

Dy format e centralizimit nuk janë të pandashme në një system politik të mbështetur në qeverisje popullore .SHBA-të kanë pushtet qeverisës të centralizuar,por jo administratë të centralizuar.Kushtetuta amerikane është çështje lokale i ka lënë për zgjedhje në dorë të përfaqësuesve lokal.Qeveria qendrore tregon vijat e përgjithëshëme të zhvillimit të shoqërsë,ndërsa hollësitë e qeverisjes u lenë kuvendeve komunale,a në Kosovë si……
Kjo zgjidhje institucionale është shkaku që SHBA-të e kanë shmang alternativen e papranushme të absolutizmit dhe rreziqet që iu sjell qeverisja popullore.
Në instutucionet vendore janë si shkolla për shkencën.Ato e bëjnë lirinë të kapshme për njerëzit,

kështu që është e vështirë tu imponosh një qeverisje autokritike njerëzve të mësuar përditë me të drejtat e politikës kështu që individualizmi nuk del nga një ,,instititucion i verbër,, por i ka rrenjëtë në raport shoqëror.Individualizmi është një produkt i zhvillimit të barazisë materiale dhe individuale...

ku krijohen mundësitë më të mëdha,në mënyrë që njerëzit të punojnë me çështjet politike,duke marrë pjesë në politikën vendore.Ata duhen tërhequr në proceset vendimmarrëse të nivelit të vendit,aty kanë qytetarët një pafundësi rastesh për të vepruar së bashku dhe që të ndjejnë se janë të varur nga njëri-tjetri,ndersa kuvendet kombtare i sheh rrallë të gjithë së bashku,anëtaret e organeve vendore janë në kontakt të vazhdueshem me njeri –tjetrin.Kështu, mësohen masat e popullit ta shfrytzojnë lirinë në menyrë të arsyeshme për gjërat e mëdha.....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat