Shteti i dhunës po rrezikohet nga dhuna

Opinione

Shteti i dhunës po rrezikohet nga dhuna

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:14

Qysh kur nisi lufta UÇK-së, ishte luftë e hilesë, sepse nuk u formua si armatë për ta luftuar shkavin, por për ta marrë shtetin me dhunë. Prandaj për ta mbërri këtë qëllim djallëzor, vranë oficerët e karrierës, vranë patriotët e dëshmuar. Ropën popullin, biznesmenët në përgjithësi dhe diasporën shqiptare në veçanti, përmes fondeve kamuflazhe.

Horrat, dhunuesit e arritjen qëllimin dhe vendosën shtetin e dhunës që tash po rrezikohet nga vetë dhuna.

Demonstruesit, si e thërrasin veten OLV, rrezikuan ta uzurpojnë universitetin. Qeveria bënte sehirë. Rrezikuan të fabrikojnë luftëtarë e heronj dhe ministria e dobët heshti.

Tash, me demonstrata të dhunshme po e rrezikojnë qeverinë, kurse ajo po tkurret brenda “lëkurës” së vet.

Në internatin për femra kujdestaronin ditë e net edukatorët (ret). Në edukator që po e jap vetëm me iniciale: H.J. e kishte rregulluar punën me një edukatore dhe priste natën që t`i shkojë në dhomë, qysh ishin marrë vesh. Por, ky erifi, nga ekzaltimi, nuk e kishte pikasë derën mirë. Kur erdh koha e gjumit për të gjithë, ky sevdalia t`i merr turr si mëzat, një dere të vajzave.

Trokiste në derë, e shtynë dhe bërtittë: çile kurvo. Unë jam ai frajeri yt. Vetë më ke thirr.

Një vajzë, vetëm pak e hapë derën dhe i thotë:-Shokë edukator, ajo banon dy dyer më andej.

Edhe në rastin tonë( të demonstratave të dhunshme, ai që i ka thirr është Brenda në qeveri, por rri si indiferent, duke shpresuar se plani do të realizohet dhe prapë do t`i hyp “pelës” së qeverisë.

Kjo qeveri e faqes së zezë u formua me intriga, gënjeshtra, besëprerje dhe mu ashtu do të largohej, me turp, sepse edhe me turp u formua.

Qysh para tre muajsh ka dhënë publikisht mendimin; Se kjo qeveri është e paqëndrueshme, duke i pasur parasysh disa fakte të pakundërshtueshme.

Kjo do të thotë, kreu i demonstrantëve është Brenda në qeveri, po Isa nuk ka guxim e forcë që ta denoncojë.

Mund të ketë shtyrje kohe, hezitim e regres, por te e fundit kjo qeveri duhet të tërhiqet.

Sepse edhe kështu nuk ka die, aftësi, guxim që të qeverisë, prandaj puna e parë që duhet të bëjë:-Është të jep dorëheqje.

Këtë rrugë e ka të sigurt dhe të pashmangshme. Sikur puna e atllarëve:-I ruajnë Sadovina, kurse u hypin Sllatina. Të merremi vesh si Hali e Rrahmani: Nuk jam kundër Isa Mustafës, por jam, me bindje të plotë, kundër parashutistit që u lëshua në krye të LDK-së. Nuk jam kundër Isa Mustafës, ruana Zo`, por jam, me arsye, kundër, kryeministrit kukull, servil e të paaftë. Qeni i keq ta bie ujkun në torisht, thotë populli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat