SBASHK-u paralajmëron Grevë

Opinione

SBASHK-u paralajmëron Grevë

Nga: Ma. Bashkim Hajrizi, sociolog Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:01

Kryeministri Mustafa gjatë fushatës zgjedhore derisa ka dhënë premtime marramendëse me duar në xhepa me rritje pagash nga të gjithë sektorët publik, veçmas të punëtorëve arsimor të nivelit parauniversitar me rritje rrogash 42 % tashmë këtë shifër as nuk don ta dëgjojë. Edhe pas 100 ditëshit të qeverisjes së tij, i cili sa ishe në opozitë kishte kritikuar partneret e tij të koalicionit qeveritar se nuk kanë bërë asgjë që të ngritët mirëqenia e një mësimdhënësi në njërën anë dhe në anën tjetër të rritet cilësia në arsim, tashmë ka ngjarë krejtësisht ndryshe, siç duket Mustafës as nuk i intereson standardi i një mësimdhënësi, as ngritja e cilësisë arsimore. Nga konteksti social, politik e ekonomik shihet qartë se etja për pushtet e Mustafës paska qenë ideale ku sipas tij kjo i bie: “Qëllimi arsyeton mjetin”, gënjeshtrat e kryeministrit Mustafa tashmë po i kupton çdo mësimdhënës i një institucioni arsimor, sepse qëllimi i tij paska qenë vetëm ta marrë pushtetin duke e përdor atë si mjet, gënjeshtrën dhe propagandën.
Mustafës do ti kushtoj shumë: Punëtorët arsimor kanë një përvojë të hidhur nga qeverisja e LDK-së, e cila asnjëherë nuk ka qenë për motivim të një mësimdhënësi, që të ofrohet një jetë më e dinjitetshme e të shtyhet përpara edhe më shumë për të krijuar një cilësi edhe më të madhe në sistemin arsimor. Kredibiliteti po i bie çdo ditë qeverisjes së Isa Mustafës për mosmbajtjen e premtimeve të tij elektorale, madje edhe mos seriozitet që të gjej hapësira të reja me SBASHK-un për mos implementimin e kontratës kolektive gjë që ishte e pranueshme nga punëtorët arsimor që sistemi arsimor mos të vihet në grevë e mos të ketë pasoja edhe më të mëdha. SBASHK-u ju beson gjithmonë institucioneve shtetërore, por vetë Kryeministri Mustafa po ja humb kredibilitein vetit me mos interesimin, zvarritjen, injorimin që po i bënë Sindikatës së Pavarur të Kosovës dhe punëtorëve të saj duke mos i dalë në fjalë në asnjë pikë të cilës ia premtoi edhe në takimet që i pati ditët kur sistemi arsimor ishte në grevë. Nëse Mustafa vazhdon me këtë tempo nuk mund të ketë jetëgjatësi në qeverisje sepse nuk është vetëm sektori arsimor të cilit i dha premtime marramendëse duke krijuar një vetëdije të rreme për t’i kryer interesat e veta familjare, grupore e klanore. Kryeministër tashmë nxirri duart nga xhepat derisa s’ke rënë poshtë aty ku ishe në opozitë, e puno me seriozitet sepse përveçse e ke dhënë premtimin, e ke edhe obligim për ti përmbushur kërkesat e sektorëve publik, kryeministër mos harro se arsimi është ai, i cili e mbrojti një gjeneratë të tërë nga analfabetizmi që nga çerdhja deri në universitet me të vërtetë, meriton pagë e ditë më të dinjitetshme, duke mos harruar dekadat e para luftës duke punuar në kushte e kohë të vështira të një terrori të paparë ndonjëherë në historinë Botërore të njerëzimit duke punuar me gjithë vullnetin e energjinë e tyre për të mbajtur në këtë sistem që ju sot e keni lënë pasdore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat