Universi nuk është në shkatërrim

Opinione

Universi nuk është në shkatërrim

Nga: Abdyl Berisha astrophysiker Bonn Më: 31 mars 2015 Në ora: 00:00

“Universi nuk është pjesë e Tokë, por Toka pj e Universit”

Toka është planet i Sistemit Diellor. Dielli është një prej 200 miliardë yjëve në galaktikën tonë. Ekzistojnë sëpaku po aq galaktika në Universum. Fati i yjëve është poashtu sikur i njerëzve, ato lindin dhe vdesin. Vdekja e Dielleit do të thotë edhe përfundim i jetës në Tokë, por jo shkatërrim i universit.
Ky është fakt shkencor që e kundërshton plotësisht ketë artikull që fillon me fjalinë „Universi është drejt fundit.” Kozmologjia si shkencë mordene mbi zhvillimin e Universi tregon se ai nuk është drejtë fundit, por në një zgjerim të përhershëm.

Madje në artikull shkruhet:” Një studim i ri thotë se përshpejtimi i përhapjes së universit dhe rritja e pranisë së asaj që njihet si “materia e zezë” (forcë misterioze që tregon se si përhapet e zgjerohet universi, që askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë është në të vërtetë) tregojnë që brenda dhjetra miliardë vitesh, galaksitë do fillojnë të përplasen me njëra-tjetrën.”
Këtu mundohet të jepen shpjegime përmes të ashtuquajturit “materie e zezë” dhe në kllapa jepet një shpjegim mbi energinë e errët dhe atë jo si energji, pos si një “forcë misterioze”. Për çka fizikanët dhe astronomet janë të njohura katër forca fundamentale dhe nuk ka kurrfarë arsye të spekulohet mbi forca misterioze.
Nuk ekziston “materie e zezë”, por materie e errët, mund të flitet edhe per materie të padukshme dhe përbën rreth 23% të universit. Kjo formë e materies nuk është “forcë”, por masë.

Më shumë nuk ja vlenë të komentohet ky artikull, sepse nuk kishte kurrfarë baze shkencore. Edhe kombi shqiptar ka njerëz që kanë njohuri të plota shkencore mbi Universin dhe se nuk ka nevojë për perkthime nga gazetat e huja dhe të botohen artikuj të tillë pa autor.

Shënim: Der Autor mirret mbi 20 vite me fizikë të grimcave elementare dhe astrofizikë, përkatësishtë kozmologji. Në vitë merr pjesë sëpaku në 30 seminare dhe ligjerta shkencore pranë Volkssternwarte Bonn, Argelander-Insitut der Universität Bonn, Max-Planch Institut für Raioastronomi, Radioobservatorium Effelsberg dhe Deutsches Zentrum für Luft- und Raumfahrt (DLR) Köln.

Përbërja e sotme e universit në përqindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat