Institucione,mos futni thikma në mes vëllezërve të një Kombi

Opinione

Institucione,mos futni thikma në mes vëllezërve të një Kombi

Nga: Nikollë Kërhanaj Më: 30 mars 2015 Në ora: 13:05

Sakrificat e vazhdueshme shekullore brez pas brezi kanë qenë udhërrëfyese, ndërkaq, lufta e fundit ia ka vënë kulmin shtetit të lirë të Kosovës. Pas të gjitha këtyre sakrificave, mos të shfrytëzohet emir I UÇK-së për përfitime materiale . Ata që nuk janë inkuadruar drejtëpësëdrejti në frontin e luftës, të shpallen luftëtarë, të vetshpallen komandantë e ta gradojnë vetvetën – nuk është e nderëshme. Mënyrë kjo, për ta zdeshur e rjepur shtetin e posaformuar të Kosovës? Kur bëhen kësi ndarjesh, moskuptimesh e ndërskamëzash, patjetër se dikush I huji duhet të ndërmjetësojë për të na e rregulluar e drejtuar padrejtësitë që ekzistojnë në mes nesh, në vend se ta ndëshkojnë agresorin e pushtuesin tone të përbashkët – Serbinë.

Ne deklarohemi se jem besnik, ndërsa realisht, nuk kem besë ndërmjet veti, ndërkaq, n’anën tjetër të mbajmë besë ndaj pales së agresorit- si mund të shpjegohet kjo besë si karakteristikë kombëtare? Në këtë atmosphere kur atakohet FARK-u, si mund ta bindi unë nipin apo mbesën time se jam atdhetar, kur paskam qenë përkrahës dhe ndihmëtar i FARK-ut, por edhe i UÇK-së, kur disa eprorë FARK-un e kategorizojnë si “ tradhtar” të kombit. Unë po mbetem: “ Fetah, as me ne, as me ata”. Është kjo një lojë nervash me popullin? FARK-u ka qenë në rangun e Qeverisë së shtetit të Kosovës, ndërsa UçK-ja, pjesë përbërëse e saj – këtu, kurrgjë të keqe nuk ka, nga se, të gjithë një qëllim e kanë pasur-çlirimin e Kosovës. Në këto kundërthënie, dikush shpprehet: “Ju që jeni jashtë listave, shkoni e kërkoni ndihmë nga FARK-u inekzistent ???-shprehje e cila duhet t’ia vretë gjithëkujt shpirtin. Të shtojmë edhe faktin se Këshilli Organizativ i manifestimmit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” nga Zymi , më 18.10. 1995 dhe më 06.10.1996, shkuam te kryetari I Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në bisedë për informim, vetëm për çështje kulturore. Duke na falenderuar, na tha: Mos harroni, demokraci – po, lëvizje paçësore- po, por; stupcin pas dere…duke komentuar mëtutje,se; stupci shërben për ata që e thejnë besën, ndërsa, kur shpenzohen forcat e lëvizjes së rezistencës paçësore me pushtetin serb – stupci do të shndërrohet në armë e top për rezistencë active kundër agresorit serb për ta mbrojtur pragun e derës së shtëpisë! Në periodën kohore të luftës 78-ditëshe, dresa unë isha I mbylluri (I ngujuari) shtëpiak, pjesëtari i UÇK-së, I njeri Zenun Rrustem Çoçaj nga Gjonaj, derisa kishte lëvizur nëpër Has e Zym, kishte porositur Pal Hilë Lumezin për të ma përcjellur porosinë se kishte shprehur interesimin për të më marrur edhe mua (N.K.) për t’u inkuadruar në UÇK.Por, kishte droje nga dy çështje: Një se, nuk mund t’I garantojë siguri nga Shtabi në Kukës, me paramendim se, ata e konsiderojnë përkrahës të FARK-ut, dhe së dyti, se po ta merrja mësuesin Nikollë, policia dhe paramilitarët serb, do ta ndëshkojnë si familjen e tij ashtu edhe fshati do t’ia shihte sherrin. Këtë porosi, Pali ma përseriti edhe kur morëm pjesë me rastin e varrimit të tij më 04 qershor 1999, kur edhe e vranë. Edhe një çështje duhet shtuar se në muajin maj 1999, në shtëpinë time erdhën vëzhguesit dhe më pyetën: “ A e njeh UÇK-në ?-Po, u thash. A I ke pare këtupari?-Jo, u thash.

A e njeh Adem Demaçin ?- Po, u thash, a e përkrah?-Po, u thash. A e njeh FARK-un? – Po, u thash. Çka don të bësh tash e tutje ?- Pres Lirinë, nga se jam i mbyllur shtëpiak si gjithë populli i Kosovës. Në këtë mënyrë, edhe unë e kam dhënë kontributin duke e kryer detyrë time me shenime administrative për atdheun tim. Ja, pra: Burra – këdone një këngë të mirë të cilë e dijmë të gjithë !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat