Fitorja kuq e zi, një histori njerëzish që kontribuan në arritjen e këtyre sukseseve

Opinione

Fitorja kuq e zi, një histori njerëzish që kontribuan në arritjen e këtyre sukseseve

Nga: Exhevit Rexhepi Më: 30 mars 2015 Në ora: 10:50

Fitorja e djeshme e kombtëares, sikur na kthen mbrapa për të kujtuar se përtej këtyre fanellave që sot sportistët mbajmë në shpinë, është e gjallë një histori shumë e madhe, një histori njerëzish që kontribuan në arritjen e këtyre sukseseve, e në kuadër të kësaj ne kujtojm njeriun që mbajti në këmbë për vite me radhë sportin dhe jo vetëm atë. Me rastin e fitorës së kombëtarës ndaj Armenisë, pa dyshim që mendja na thotë që ta kujtojm njërin nga njerzit më meritor që në vazhdimësi kontriboi për arritjet e të rinjëve në sport e ai është një emër i madh nga Gjilani, Selami Osmani ’’Bezi’’. Emër ky i madh jo vetëm sa i përket sportit por edhe figurës dhe personalitetit që gjenerata të tëra krenohen me emrin e tij. Selamiu sot kujtohet për virtytet që ai manifestoi në jetë, ndershmërinë, karakterin, besnikërinë, fisnikërinë, guximin dhe kurajon.

Ky personalitet shkroi historinë e bukur të futbollit të Kosovës e në veqanti Gjilanit. Nëse ka pasur ndonjë lojtar që të kishte vezullimin dhe shkëlqimin, ai ka qenë pikërisht i ngritur nga përkrahja që gëzonin të rinjët nga Selamiu. Selamiu i dha shumë frymëzim, shumë guxim e shumë krenari qytetarëve në një periudhë të vështirë, në një periudhë kur shpresat dhe liritë ishin të pakta dhe ai ishte një figurë bashkimi për njerëzit në një kohë të rëndë kur edhe vet ekzistenca ishte në pyetje. Ne është mire që sot ta përjetësojmë emrin e Selami Osmanit jo vetëm dhe thjeshtë, sepse kështu i bëjmë respektin, jo vetëm dhe thjeshtë sepse qyteti i Gjilanit i është mirënjohës atij, por sepse me veprën dhe personalitetin e tij do të edukojmë të rinjtë e ardhshëm, pra Selamiu të jetë sinonim i njeriut të vullnetit, njeriut që ngriti dhe krijoi histori suksesi në të gjitha fushat duke financuar për vite të tëra dhe në ditët më të vështira ç’do element të jetës në Kosovë, pra ishte njeriu i cili mbështeti ç’do nismë të mire të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Selamiu në opinion i njohur si Bezi, ishte njeriu i cili në të gjitha proceset para, gjatë dhe pas luftës, kontriboi me shpirtin e tij human për mbarvajtjen e sportit, u doli në ndihmë familjeve të varfëra, për çdo iniciativë që ndërlidhej kundër pushtuesit serb në Gjilan, për rritjen e punësimit në biznesin e tij, për ndihmën dhënë për çlirimin e Kosovës dhe pas luftës për kontributin e dhënë në zhvillimin e jetës në Kosovën e re.

Kontributi i Selami Osmanit – Bezit ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse arriti të dallohej në mesin e afaristëve, humanistëve dhe sportdashësve duke e kthyer klubin futbollit “Drita”, në një ekip që do ta nderojë Gjilanin duke e bërë disa herë kampion të Kosovës dhe fituese të Kupës së Kosovës.

Fitorja e sontme e kombtarës shqiptare, na shtyen të kujtojm njeriun e arritjeve, Selamiun e sukseseve dhe mikun e madh të Presidentit Rugova, cili deri në frymarrjen e tij të fundit kontriboi për prosperimin e ç’do elementi të jetës në Kosovë e në veqanti të sportit e që fitorja e sontme e kombtarës është moment më i mire për të kujtuar kët vigan të sukseseve.

Me Bezin dhe historinë e tij ne dëshirojmë t’i japim peshë zhvillimeve të gjithmbarshme në sportin shqiptarë. Ne dëshirojmë të tregojmë se përtej këtyre fanellave që sot sportistët mbajmë në shpinë, është e gjallë një histori shumë e madhe, një histori njerëzish që kontribuan në arritjen e këtyre sukseseve.

Vlen te theksohet se Selami Osmani-Bezi, ishte President i Klubit te futbollit “DRITA” ai si afarist i sukseseshem, per kohe te gjate ishte donatori kryesor i klubit por edhe i aktiviteteve te tjera e qe ne vazhdimesi punoi ne ngritjen e institucioneve tona paralele gjate kohes se okupimit, pas luftes ne menyre aktive u angazhua ne zhvillimin e Kosoves, dhe sot mbetet shembull per gjeneratat e reja ngase ai shkriu tere pasurine e tij ne perkrahje te çdo aktiviteti qe mision kishte qellimin e mire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat