Kur do ndodh ç’pozicionomi i kriminelëve?!

Opinione

Kur do ndodh ç’pozicionomi i kriminelëve?!

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 30 mars 2015 Në ora: 09:40

Kjo pyetje shumë aktuale për momentin e tashëm të hidhur,kur një pjesë ngarkuar me barrën e fajit e kanë pritjen në ankth,kurse pjesa tjetër e dëmtuar,memezi po e pret,bile me ekzaltim këte eveniment. Kriminelët,banditët,hajnat,vrasësit,u kujdesën bashkarisht të ngjitën në institucione,për t`u mbrojtur nën imunitetin e hijes së pozitës. Mirëpo,nëse vie Gjykata Speciale,asnjërin nga të fajshmit nuk do ta pvet se kah i ka dajtë.

Një ilustrim:
JAM TYBELI

Në kohën e sundimit turk,një Alia i Rrahmanit,te na, e paska pas ba nji kabahat(faj),prandaj shkojnë zaptitë,e arrestojnë dhe e dërgojnë në burg. Në derë shkruante:-All-llah joktur. Ky pradere të hapsanës(burgut) nguli kambë dhe u tha zaptive:-Une këtu s`mund hy se jam tyxbeli. Nuk po të vet kush se këtu t`i prishim të gjitha dhe e furfulukën mbrenda. A do tëndodh kështu edhe me këta “azganat” tonë? Diçka s`ka qare pa ndryshue,se e kanë ngulfat jetën në të gjitha segmentet. Është mbush me deputet,ministra dhe stërmbushur me zëvendës ministra dhe me dy kryeqeveritar që nuk dihet kush është këshilltar e kush ekzekutor.Njeni e rrah e tjetri e mba tupanin. Të gjithë këta janë vetëm taksirati i buxhetit të Kosovës,se asgjë e mirë nuk punohet.Në Kuvend,hajde mashalla,vetëm grindën më keq se ortaket që kanë burrin plak e impotent.

Kontraditat në shtetin e brishtë dhe të varfër janë gjithnjë në rritje e sipër.U nisën me zgjedhjet nacionale,me hazardet politike,me mashtrime dhe intriga,me çka i çitën hije të zezë vetvetës dhe shtetit. U vazhdua me duelin absurd:FARK-UCK,nga banditët e OLVe-ve,për ta përjashtuar FARK-në nga meritat e luftës dhe për ta përjashtuar nga bebeficionet e mundshme,në cilësinë e luftëtarit. Sa njerëz kanë konkuruar për ta fituar statusin e luftëtarit(pa qenë kurrë në luftë);aq banorë nuk ka Kosova,vetëm nëse importojnë nga Kina. Situata gjithnjë e më tepër po bëhet me e nxehtë me debatet absurde e të pavlerë. Edhe këtu janë nda në ty taborre hasmërisht antipode.Disa për Gjykatën Speciale,ndërsa pala tjetër(të fajshmit) kundra. Por duhet ta dijnë se qysh e kanë batis punën;Organizata ndërkombëtare e drejtësisë,nuk ia “rrasë” as njërës as trjetrës pale.Ajo ka drejtësinë me vete.

Qeveria e sherrit,intrigante,total e paaftë që të nisë nga zgjidhja e problemeve të shumta;hapë kanale tjera për t`i ikë përgjegjësisë. Shpejt e harruan mizerjen e ekzodit masiv dhe tash hipokritet shtirren,sikur nuk ka ndodh asgjë,por nga kjo do të dalin filma horror,me arketipë-qeveritarët. Këta që janë në kupolën e shtetit,janë fizikisht,moralisht dhe kombëtarisht të harxhuar. Janë vjetruar para kohe,prandaj këta dhe kipsat e tyre duhet të shkojnë.Janë mykur e kalbur,duke u shërbye agjensioneve të huaja.

Prandaj le të shkojmë apo do t`i përzëm demonstrativisht

Askund në botë druri i shtrmbër dhe i kalbur nuk vehet tra shtëpije.Pra të punojmë edhe na si krejt bota e përparuar demokratike! Të shlirohemi trimërisht nga vartësia dhe serviliteti,ndaj eprorit kapadai. Kjo e metë e jonja po na dëmton së tepërmi,ndërsa agresivët po i trimërojnë që të vazhdojnë edhe më hovshëm me marrëzitë e tyre të lloj-llojshme. Me heshtjen tonë qyqare,dasht e padasht jemi bërë pjesë e së keqës.Të shëmtuarës. Një pjesë e jona shpejt rritët në mendje,harron idealin dhe qëllimin,prandaj kapet për hiçgjë.Kjo ndodhi me futballerët tanë nëpër Evropë,të cilët patën arrijt reputacion të lakmueshëm,por fatkeqësisht,u mbidominuan nga supersticionet,nga sektet,nga kotësirat. Nëse marrin erë nga feja muslimane,futbolli është i ndalurar,se supozohet se të pafetë kanë luat top me kokën e Muhamedit,a.s. Lutja e futballerit në fushë,në xhami është mungesë kulture kombëtare. Mbasi po anojnë nga përrallat e pista,nga hipokrizia fetare(afetare),le të shkojnë në Lindjen e Mesme,te bashkëmendimtarët e vet.

Për fund një ilustrim:

NDIHMO O ZOT!
Njeni që kishte rritur barkun pak si tepër,shkon me akraba në një të pame.Kur dalin të gjithë për t`u mbathur,ky barkaqoku s`mund gërmusej dhe ishte mbështet për kushak të derës e thoshte:

O ZOT,NDIHMO!
Njeni i tha mbathu vet po deshte,se Zoti ka punë ma të mençme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat